2 May
Ka rritur suksesin duke u bërë e njohur edhe në muzikën botërore. Këngëtarja kosovare Rita Ora Sahatçiu ka arritur të këndojë përkrah yllit të muzikës britanike Craig David në albumin e tij më të fundit, “Trust me”.

Bëhet fjalë për këngën “Awkward”, e cila ka arritur majat e klasifikimeve në Britaninë e Madhe por edhe më tej. Vetë Craig David është shprehur se ka ngelur i mahnitur nga taleti i vajzës së re kosovare dhe është mahnitur nga talenti e saj. David ka theksuar se është duke punuar edhe për nxjerrjen në treg të albumit të saj. Rita Ora, 17 vjeçare, erdhi në Londër me familjen e vet kur ishte më pak se një vjeç.
“Trust Me” është albumi i katërt i këngëtarit anglez Craig David, i cili ka dalë në shitje në vitin 2007.
16-year old Rita Ora was born in Pristine, Kosovo. She moved to London as a baby with her parents and older sister. Raised in Ladbroke Grove, Rita developed a unique musical talent into one of the most exciting new voices to come out the UK in recent years. Influenced by Miles Davis, Billy Holiday, and others in her fathers record collection she came in contact with producer Martin Terefe. Together they have developed a sound that is both gritty, bluesy and contemporary. On the song-writing front, Rita and Martin have collaborated with Ron Sexsmith, Tommy Sims, Craig David, James Morrison and Sacha Skarbek on a debut album that will be released in 2008.
Rita has a duet with Craig David on his upcoming album “Trust Me” that will be released in November. She’s been performing the duet with Craig at his recent residency at London’s Ronnie Scott’s. Her In The CIty showcase in Manchester on Monday October 22nd will be the first performance with her own band and the beginning of an exciting career as a performer.
BBC
Foto nga Rita Ora http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-14.html
2 Komente per "Rita Ora Sahatçiu, këngëtare nga Kosova këndon me Craig David-in"
Prefekt veq suksese Rita Ora Sahatçiu…:D!
Ne nje interviste per BBC, kengetarja e re, e cila ka qene me pak se nje vjece kur eshte vendosur me familjen e saj ne Londer, rrefen per kontaktin e saj me kengetarin Davids dhe per koncertet ku ka qene perkrah tij ne skene. Ndersa prioriteti i saj i momentit eshte puna intensive per albumin e saj te pare, i cili pritet te dale ne fillim te vitit 2009. E pervec te qenit nje kengetare me te ardhme te sigurt, ajo kur ka qene 14 vjece, interpretoi edhe ne nje film britanik, i cili ne qender ka nje vajze nga Kosova, qe i duhet te perballet me kaosin e nje vendi te madh, sic eshte Londra.
Si ndodhi qe munde te kesh nje duet me Craig David?
Ishim te dy ne studion e producentit tone te perbashket. Me ka degjuar te kendoj. Fill me ka thene, te zbres pak me te poshte dhe me zgjati nje leter. Me tha: dua vetem te te degjoj se si e kendon kete tekst. Kendova dhe tha vetem: perfekt! E qe ne ate moment, ndali te kerkonte nje kengetare per duetin, ate kenge qe tanime eshte e jona, “Awkward”.
Tani te shohim ne skene, jo vetem si kengetare, por edhe si aktore, na trego pak per fillimet e tua?
Kam qene fare e vogel, vetem 5 vjece, kur isha e magjepsur pas televizorit dhe vetem kendoja e kerceja. Ka qene mami, ajo qe me ka shtyre te ndjek shkollen per muzike me pas. S’ka qene fare e lehte, pasi me eshte dashur te shkoj ne shume shkolla dhe me ne fund munda te hyj ne njeren prej tyre ne Londer. Dhe per vite te tera kam ndjekur shkollen e muzikes.
Dime se ne moshe te vogel keni interpretuar edhe ne nje film…
Po para gati 3 vjetesh, kam interpretuar ne nje film britanik, qe titullohet “Spears”. Ben fjale per nje vajze nga Kosova, qe gjendet ne Londer me vellane e saj te vogel. Isha vetem 14 vjece ne ate kohe dhe une gati nuk arrija te kuptoja ate qe po me ndodhte, megjithate nje gje mund t’jua them, se ne film kam folur vetem shqip. E per kete me eshte dashur qe te mesoj shqip, pasi vertet nuk jam fare mire me shqipen dhe pervecse ka qene nje pervoje e bukur, me ndihmoi edhe te lexoja e te mesoja pak me mire shqip.
E pas kesaj pervoje, tani keni nje duet edhe me kengetarin Craig David. Pas saj ka album?
Po, aktualisht jam duke iu perkushtuar jo pak albumit tim, i cili dua te dale sa me shpejt ne treg. E nga ana tjeter, nuk dua as te ngutem, sepse dua qe albumi im te jete perfekt.
Por kam qene edhe teper e impenjuar me koncerte, pasi dueti im me Craig David ka bere qe te jemi ne shume vende te botes, e gjithandej me koncerte live. Ka qene pervoje e mrekullueshme dhe ai eshte kengetar teper i mire, nga i cili meson shume.
Tani e sheh veten me shume si kengetare apo aktore?
Se pari, dua te nxjerr albumin tim dhe eshte primar ne kete moment, por nuk mohoj dot se dua ta shoh veten edhe ne film edhe ne skene. S’dua dhe nuk mund te heq dore nga te dyja. Por, ajo qe dua te shoh per momentin eshte reagimin e publikut per muziken time, ndaj edhe dua qe albumi te dale sa me pare, qe te shoh veten se ku jam dhe muziken time. Po punoj me nje kompozitor shume profesionist, i cili me pare ka bere edhe albumin e Craig Davids dhe te tjereve kengetare nga e gjithe bota. Eshte Martin Terefi, i cili me ka “gjetur” ne park. Interesante, pasi une isha duke kenduar me shoqet e mia ne park, kur me ka degjuar, e prej aty nisi gjithcka dhe me ofroi te punonim bashke. Se pari, do te dale ne single, e me pas do te kemi albumin. Pasi keshtu veprohet, eshte gati nje testim qe i behet degjuesve para se albumi te dale ne treg, vetem se ende nuk di se cfare do te jete kenga e pare.
Cila prej kengetareve te reja tani ne Londer te pelqen?
Emi Winehouse eshte ajo qe me pelqen vertet shume dhe muzika e saj me magjeps. Nuk me pelqen si femer, por teper per ate cka i jep muzikes. Eshte edhe nje tjeter kengetar, Keino, i cili aktualisht jo vetem eshte i suksesshem, por eshte artist shume i madh.
E ke trasheguar nga ndokush talentin ne art?
S’di c’te them ne kete pike, babi im s’ka fare lidhje me muziken, vetem me sportin. Ndersa mami, ndonese nuk e ka ushtruar zerin, di te kendoje mire dhe ka timber shume te vecante. E me siguri prej saj e kam. Por gjyshi im, Besim Sahatciu, ka qene aktor, e keshtu me siguri e kam marre edhe prej tij dellin e artistit.
Pergjigju ose ler nje koment