18 Feb
E pasionuar pas veshjeve klasike. E çmendur pas romaneve të Tolstoit dhe gjithçkaje tjetër me kusht që të jetë romantike. Sepse Rezarta Shkurta e ka të vështirë të dalë nga natyra e saj që mund të jetë vetëm kështu: romantike

Ke ndryshuar shumë që nga koha kur u shfaqe për herë të parë në ekran?Nuk mund të them se kam ndryshuar shumë, por diçka po. Normalisht bëhesh më e vetëdijshme përsa i përket profesionit tënd. Si do të paraqitesh dhe çfarë kërkon prej vetes.
Çfarë lexon përgjithësisht?
Zakonisht me pëlqejnë romanacat. Mbase sepse jam shumë romantike.
Bukurinë e përjetshme në shkëmbim të shpirtit. A do ta bëje këtë zgjedhje?
Mund të bëhet kjo gjë? (qesh). Absolutisht jo. Duhet të shijojmë çdo gjë në këtë jetë, si rininë ashtu edhe plakjen.
Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes tënde.
Në fakt do të më pëlqente që gjithmonë të kisha një trup të mirëmbajtur, por kjo nuk ka ndonjë sekret të madh. Mjafton të hash gjërat e duhura dhe të merresh me palestër.
Ç’trajtim bën në sallonet e bukurisë apo tek parukieri.
Jo ndonjë gjë të veçantë. Besoj se të gjitha femrat bëjnë një trajtim fytyre një herë nëe muaj dhe një maskë për flokët herë pas here.
Ka një moshë për gjithçka. Për ty ka mbaruar periudha e ….
…adoleshencës dhe ajo kohë kur gjërat i gjen gati. Duhet të punosh për lumturinë tënde.
Cila do të ishte veshja e preferuar për mbrëmje?
Zakonisht jam e apasionuar pas veshjeve klasike. Por kjo nuk do të thotë që nuk thyhet ndonjëherë. Varet nga lloji i festës.
“Uniforma” e përditshme për në punë?
Puna e një këngëtari janë koncertet dhe normalisht publiku që ka ardhur duhet vlerësuar. Kështu që zakonisht janë veshje skenike.
Kur nuk punon, xhinse dhe atlete?
Po. Unë jam dhe studente kështu që gjithmonë me xhinse dhe atlete.
Të brendshmet e preferuara?
Nuk jam e fiksuar pas markës sesa pas formës. Mjafton të jetë një model që hyn në preferencën time.
A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo?
Nuk më pëlqen që të jem unë ajo që ta konsideroj veten të tillë. Do preferoja që të jenë të tjerët ata që ta vlerësonin këtë.
Çfarë mban zakonisht në çantë?
Çanta ime është si e “Mery popins” (qesh). Gjen gjithçka brenda.
Muzika që nuk mungon kurrë në iPod-in apo në makinën tënde?
Varet. Muzike e mirëfilltë shqiptare, italiane, ruse etj.
Nëse do të zgjidhje, në ç’qytet do të doje të jetoje?
Në Shqipëri? Më pëlqen shumë Pogradeci.
Zgjedhjet për stinën e dimrit?
Mjafton të mos kem ftohtë dhe jam e fiksuar të jem gjithmonë e kombinuar.
Parfumi i preferuar – Calvin klein iscape
Modeli i celularit që mban - Vertu
Libri i preferuar – 3 romancat e “Tolstoy”
Marka e çantës se preferuar – louis vuitton
Linja e produkteve të flokëve - panten
Disku i preferuar- “Maria Callas”
Revista Jeta
3 Komente per "Romantic Rezarta Shkurta"
oj rezarta falemenderoju allahut qe te ka ne dor se tet kisha une mjer tej e mjeraaaa shom picke mejr ije
caoooo makedoniaaaaaa
SHUM E MIR JEHHH VEQ VAZHDO QISHTU KISSS
shum shum e mir jehhhhhhh veq vazhdo qishtu loqk kisss dihetttt edhe mankikene jehh …………….!!!
Pergjigju ose ler nje koment