Your are here: Home // Big Brother // Romina & Besarta eleminohen nga “Big Brother Albania”

Romina & Besarta eleminohen nga “Big Brother Albania”

Bashkë me ta, del edhe qeni Big.

Pas tetë nominimeve, Romina ka lënë dje aventurën brenda shtëpisë së “Big Brother”. Ajo zgjodhi Olsin për ta shoqëruar ndërsa dilte nga shtëpia. “Është një emocion shumë i madh. I vetmi moment që nuk do të doja kurrë, ishte të isha dyshe me Olsin në fund të të nominuarve, pasi ka qenë një nga personat me të cilin isha lidhur me shumë brenda shtëpisë”, u shpreh Romina. E përlotur ajo ka ndjekur një video me momentet e saj brenda shtëpisë. Duhet thënë që Romina ka qenë një personazh që ka spikatur shumë brenda shtëpisë së “Big Brother”.


Romina është aktualisht studente e vitit të tretë në Fakultetin e Shkencave Sociale. Njëkohësisht ajo punon part time në një institut italian në Shqipëri, që merret me kërkime dhe sondazhe. Romina është një vajze e re, e cila jeton ende me prindërit. Ajo ka qenë dikur aktiviste e lëvizjes “Mjaft!” dhe i pëlqen që në të ardhme të merret me politikë. Ka një pasion të madh për filmat horror. Pas aventurës së saj në shtëpinë e “Big Brother”, ajo do ta shikonte veten e saj më shumë në politikë, se sa në botën e spektaklit.

Banori i dytë që ka lënë shtëpinë e “Big Brother” ka qenë qeni Big.

Banorja e tretë që është larguar nga shtëpia ka qenë Besarta. “Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme aty brenda. Personi që do më mungojë më shumë është Arbri”, u shpreh ajo pas daljes nga shtëpia.

Besarta Abdullau është 20 vjeçe, nga Gjilani i Kosovës. Ajo është studente në Fakultetin Ekonomik në Gjilan. Besarta është fëmija i pestë i një familjeje të thjeshtë kosovare. Një prej hobeve të saj është dizenjoja tekstile. Dhoma e saj është e mbushur me manikinë, ku ajo shpreh këtë pasion të sajin, i cili një ditë doli në pah edhe në shtëpinë e “Big Brother”, ku ajo nxorri prej valixhes së saj një paruke dhe tentoi të habiste banorët e tjerë. Në kohën e lirë ajo ndihmon në biznesin e familjes.

TOP-CHANNEL

Foto e Video nga Big Brother Albania  http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html

Random Posts

filed under: Big Brother

52 responses to "Romina & Besarta eleminohen nga “Big Brother Albania”"

  1. orgge says:

    ku je mori qik qfar elegance natyrore je e mir weq krejt budallic quro

  2. orgge says:

    loppppppoooooooo
    qurooooooooooooooooooo
    pelooooooooooooooooooo

Leave a reply