Your are here: Home // Vipat Shqiptare // Rosela Gjylbegu akoma s’ka një djalë në jetën time

Rosela Gjylbegu akoma s’ka një djalë në jetën time

rosela.jpgE lançuar në botën e muzikës si një etheiste, duket se Rosela Gjylbegu i hedh të matura dhe me kujdes hapat e saj. Nuk është një nga ato këngëtare, që e shohim në çdo ekran apo e dëgjojmë në çdo radio, por e gjejmë si pjesëmarrëse dinjitoze në evente të ndryshme, që zhvillohen në vend. Pas bashkëpunimit të suksesshëm me kantautorin Pirro Çako një vit më parë, Rosela është sërish pjesëmarrëse në festivalin e fundvitit në RTSH, ku pse jo mund të pretendojë edhe çmimin. Njëkohësisht studente në vitin e fundit për psikologji duket se ka vendosur të gjejë të mesmen e artë, midis muzikës dhe profesionit.

Prej katër vjetësh je pjesëmarrëse në festivalin e këngës në RTSH dhe duket se ky është një ndër të paktat aktivitete që Roselën e shohim të shfaqet. Përse kjo zgjedhje?

Thjesht është një kënaqësi mundësia që na jepet për të marrë pjesë në këtë event. Emocioni i festivalit të RTSH-së është i veçantë në raport me çdo spektakël tjetër.

Kush janë bashkëpunëtorët e tu këtë vit?

Muzika është e Sokol Marsit, teksti Sokol Marsi dhe Jorgo Papingji, ndërsa orkestracioni është i Shpëtim Saraçit.

Vjet ke zënë vendin e dytë. Këtë vit ke tendencë për çmim?

Nuk jam natyrë që fluturoj. Nëse kënga do të dalë bukur dhe do të vlerësohet, pse jo do të pretendoj edhe për një çmim. Megjithatë këto janë eksperienca dhe unë kam nevojë të rritem artistikisht. Këtë vit ka shumë konkurrencë,që e rrit nivelin e festivalit dhe për mua është´kënaqësi.

Ku qëndron momentalisht marrëdhënia jote me muzikën në raport me studimet?

Studimet janë në plan të parë sepse është viti i fundit megjithatë me sa kam mundësi synoj të jem edhe në aktivitete të rëndësishme muzikore.

Pas diplomimit synon të ushtrosh profesionin?

Po më pëlqen shumë ta ushtroj.

T’i lehtëson ekrani gjërat në shkollë?

Ka pedagogë që ndikohen nga ky fakt, ndërsa ka edhe të tjerë, që nuk ndikohen. Megjithatë unë nuk pretendoj të mbështetem. Mua më
pëlqen kjo degë, e studioj me shumë pasion dhe marr aq sa jap.

Daljet e tua kufizohen vetëm në festivale. Ke vetëm një këngë me videoklip dhe.. kaq pse?

Sigurisht unë nuk do t’i quaja të gjithë këngëtarë, sepse kështu i bie të fyejmë veten tonë. Jo të gjithë janë artistë të vërtetë në sensin profesional. Tashmë me një kompjuter të gjithë mund të bëhen këngëtarë. Njerëzit nuk vlerësojnë vlerat, por kjo nuk
do të thotë që unë nuk jam e angazhuar ose e interesuar.

Ke kënduar ndonjëherë në lokalet e natës?

Përpara dy vjetësh te “Cavalliero”, dhe e cilësoj si një eksperiencë të këndshme, por që nuk mund të zgjasë më tej për shkak të impenjimeve të shkollës.

Bën përzgjedhje në lokalet ku hyn?

Pa dyshim dhe ndoshta kjo është arsyeja,që unë nuk shihem kudo.

Ndërkohë shumë e papërfolur është Rosela për jetën private…

Më pëlqen të jem e tillë.

Dhe si arrin?

Jam më e matur se sa duhet.

Kjo do të thotë se në jetën tënde ka një mashkull që ta ka pushtuar zemrën?

Për momentin jo. Këto nuk janë gjëra që vijnë me buton, por janë natyrale.

Çfarë duhet të ketë një mashkull, që të arrijë ta bëjë për vete Roselën?

Duhet të jetë një njeri me këmbë në tokë dhe të dijë të fitojë respektin tim.

Marrë nga PanoramaPlus

Random Posts

filed under: Vipat Shqiptare

3 responses to "Rosela Gjylbegu akoma s’ka një djalë në jetën time"

  1. marSEDA says:

    E sinqert! E thjesht! E kendshme! …Te kam zili Rosela !!

    Pershendetje nga FANS-ja yte nga VLORA :) )))

  2. tina87 says:

    akoma nuk ka nje djale ne jeten tende??…epo te gjesh nje me mend ne koke veshtire eshte me te vertet…

  3. tani says:

    ROSELA…JE MA E MIRA !!! NGA SHKODRA JOTE URIMET MA TE MIRA !!

Leave a reply