16 May
Flet Besarta, 20-vjeçarja kosovare nga Gjilani, e cila doli nga shtëpia të shtunën e kaluar
Besarta nuk ka shkuar ende në Gjilan prej nga erdhi, për të hyrë në shtëpinë e famshme të “Big Brother”-it. Ka mall për Kosovën dhe Gjilanin e saj të bukur, siç e cilëson. Ka mall dhe për shoqërinë e atjeshme e pjesën tjetër të familjes që ende nuk e ka takuar. Atje e presin po ashtu edhe ata që ishin fansa të saj në
lojën e “cirkut të nervave” në shtëpi. Që nga e shtuna, kur ajo nuk është më pjesë e lojës, kanë kaluar 6 ditë. Janë ditë lirie, pas një ngujimi dymujor dhe portreti i saj e tregon qartë shijen e shprangosjes në “dënimin” për të ndarë ekzistencën e saj me ca të panjohur brenda disa metrave katrorë. Është dhe po aq e paqme,
siç ka qenë brenda në shtëpi. Madje, sqaron më poshtë në intervistë, se ku e ka sekretin paqja e saj, e cila gati e la në hije në raport me banorët e tjerë, ngaqë ishte e “paaftë” për të bërë protagonisten me gërricje e me fjalosje parazitare.Më poshtë, 20-vjeçarja kosovare nga Gjilani rrëfen disa mistere të saja.
Si ndiheni 5 ditë pasi keni lënë shtëpinë?
Ndihem shumë mirë. Përveç ditëve të bukura që i kam kaluar në shtëpi, që ishin një mrekulli e vërtetë, këto ditë jashtë janë një vazhdimësi e të ndjerit mirë
Në kuptimin e lirisë: ajër, diell, familja, të afërmit, çfarë?
Të gjitha bashkë. Normalisht është liria, por që vjen pas familjes si gjëja më e shtrenjtë. U çmalla me familjen; kalova ditë të bukura me ish-banorët, të cilët kanë dalë javë më parë dhe me njerëz të cilët më kanë simpatizuar e më kanë përkrahur. Por jam mërzitur pak që nuk kam mundur të kthehem në Kosovë, ku më pret shoqëria dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Më ka marrë malli për Kosovën, e për Gjilanin tim të bukur.
A ndieni mall për shtëpinë që e keni lënë pas?
Do ishte mirë të kisha qëndruar edhe pak. Nuk është se kam mall, por do ta kujtoj me nostalgji. Është kujtimi më i bukur, që besoj se do mbetet për gjithë jetën.
Por për ndonjë person të veçantë ndjeni mall?
Për Arbrin dhe për Polin, për të cilët besoj që edhe pasi të dalin do të jenë po aq të mirë e nuk besoj se do të zhgënjehem prej tyre.
Meqë na doli fjala “zhgënjim” në shteg, kujt i takon kjo fjalë në adresë të banorëve të shtëpisë?
Duket e pabesueshme, por unë nuk ka marrë asnjë zhgënjim, sepse e di që çdo gjë ka qenë lojë dhe secili ka pasur mënyrën e vet të lojës, pavarësisht nga anët e mirë dhe të këqija, që unë si Besartë i kam vënë re dhe aq sa kam arritur t‘i njoh, aq dhe nuk kam arritur t‘i njoh, sepse ndryshe është brenda dhe ndryshe jashtë.
Çfarë konkretisht vini re nga jashtë?
Kur je brenda, je i kufizuar për t‘i shprehur disa gjëra. Ndërsa nga jashtë, liria të jep mundësinë e shprehjes.
Ky është diferencimi që sheh te vetja, po te të tjerët?
Për momentin nuk mund të jap përgjigje.Unë do pres përfundimin e lojës dhe atëherë mund të shprehem për secilin banor, se çfarë i ka karakterizuar në rrethanat brenda shtëpisë e se si janë dukur nga jashtë.
Si ju erdhi kur emri juaj u përmend si banore që duhet të linit shtëpinë?
Të them të drejtën nuk e prisja, por të gjithë ata që e kanë parë emisionin, e kanë vënë re që e kam marrë me shumë qetësi atë moment e me shumë buzëqeshje. E them këtë, sepse dhe jeta jashtë ka shumë përjetime të bukura dhe mjaft gjëra të mira më presin.
Me një fjalë, ishit mërzitur brenda?
Ka pasur çaste e momente ku nuk ka munguar mërzitja, por ka pasur gjëra me të cilat e kam larguar mërzinë. Pa marrë parasysh se sa bukur ishte brenda, pa dyshim që edhe isha pak e mërzitur për familjen dhe jetën jashtë.
Ju përgjithësisht keni qenë e paqtë, pa shumë grindje, zënka, përplasje.Kështu jeni edhe në jetën reale?
Po. Jam tip i qetë dhe unë thjesht nuk jam nisur për në “Big Brother” për t‘u zënë, por për një eksperiencë timen të veçantë.
Por nëse do më ngacmonte dikush, do reagoja padyshim, ndoshta edhe ashpër, por kjo për fat të mirë nuk ndodhi.
Nuk ndodhi, sepse i kam respektuar të gjithë dhe më shumë se ç‘duhet ndoshta.
Gazeta Shqip
Foto e Video nga Big Brother Albania http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html
35 Komente per "Rrëfehet Besarta: Kam shumë mall për Arbrin e Polin"
besa je e papar ke qen me e mira ne bb
BESA BESA BESA BESA BESA BESA,KE QEN YLL BRE,SHUM PO NA MUNGON.UN SDI QKA THOM TJETER,VEQ SE I KA HUP SHIJA BB.PSE BRE DOLE,PSE PSE PSE PSE,KE QENE E PAPARE.
ma e mira je kon besarta,po na mungon shume shume, ne bb.
besa ke qen e papar deri sa ke qenë ne shtepin e big brother.
besa je e papame shum e mir sdi pse dole tash pa ty shpija e big brother u bo si varreza heheheehehehhehehhe tugn te du shum nga maqedonia
A bre Besa,po na mungon shume,pse bre te largun,ke qene me e mira NE BB,na ki zdrit ftyren,brravo.sun po pres me te pa sonte ne televizion,te duam shume shume shume.
tung besa ma e mira ne bb je kon edhe pse te kan qit pi bb ti perne je e fitume bb ka marr fund per ne bb ju kry me daljen e beses tung klm besa suksese
shum te mdhaja ………………………..
besa KE QEn ma e mira edhe je ende tduu shumm
pol je ma e miri
HEJ VEQ DESHTA ME JU TREGU QE BESA KA QENE ME E MIRA NE BB,SUKSESE TE MEDHa BESA NE JETEN TENDE,TI UROJ TE GJTHA TE MIRAT SE I MERITON,TE DUAM SHUME,QAO.
valla bre besa,ski faj qe ke shume mall per arberin dhe polin,se jon shume te mire,edhe ti ke qene bashk me ta gjat gjithe kohes sa ke qene ne bb,por edhe ata besoj qe i ka marr malli shume per ty,se po e shohim sjan me sikur perpara,po i mungon shume,nashta edhe ti je te vrejt qe je duke i munguar atyre.klm,ju dua,qao.
shum keq me erdhi per Besen,sepse as momentet me te bukura nuk ja treguan, thua valle Besa nuk ka pasur momente te “bukura”?ka pasur shum por…nga inati nuk ia treguan. BESA ke qen e mrekullueshme
o veq pi inatit te kan qit se e ki meritu me u kan ne finale
Ej si nuk po komentohet ajo nderhyrja “Spektakolare” qe beri Ad Krasta duke thene se Olsi na qeka bere nje “legjende urbane” dhe se mora vesh se a ishte nje material (per Ols- Noce) kunder Polit ajo puna e” keshillles” per te patur kujdes nga Ina apo ishte nje mesazh nga familja e tij , “poli tha pas lidhjes, Adin e kam mik familje”.
Big Brother nuk po din car te boj mo, qe te coj nivelet e audiences si kur kan qen Shkelqo, Ina, visi, Besa
tung besa shum e mir ke qen ne b.b tung nga bjondina xxxx te pershendes
hej besa….shum e bukur je..me vjen keq qe je dal nga big brother…veq kush ta ka inatii…
unnn mendojj se te kan votuar nga te folurit….ashtu mendojj por mos ki merakkk…(K)
BBBBBBBBBEEEEEEEESSSSSSSSSSSAAAAAA ME A E MIRA KE QENE,BB KA PERFUNDU AT DIT KUR TE KANE LARGU.TE DUAM SHUME.
me vjen keq per besen qe ka humbur kohe bb sepse e kan zhgenjyer pse nuk e larguan dje njerin per gjysme ore si besen aty ka diq dhe ata me siguri e din kush ks me fitu turp ose ju kan tut votav shiptarev te kosoves
ke qen vertet e mrekullushme ne bb dhe te vlersoj shum per karakterin qe ke dhe tipin e qet, te uroj te gjitha te mirat…….te puc
POL IS THE BEST ILDA IS THE BEST AND BESA IS THE BEST.POLI POLI POLI
jajajaajajaj
besa je e papare
Besa me fal po je aq e pa dijshme eshte gjynaf nga ti t’shohesh ket vajz kaq te bukur me nje nivel te intelegjences - 0. Me fal Besa mirpo une t’kisha kthy nga klasa e pare nga filllimi sepse je shume mangu ne intelegjence.
oj bes hor na ke bo oj qik horaaaaaaaaaaaaaaaa
je e papare veq vazhdo
tung besa ke qen ma e mira ne bb iq mos ta nin qa folin njerzt per ty ok qaooooo
Besarta je shummmm e Bukur dhe e Lezetshme
Bravo te qoft ke qen ma e mir prej Vajzave ne BB tung te dua besa shummmmmmmmmmmmmmmmmm dhe te uroj sukses ne Jet
je e papar veq vazhdo qashtu te dua shum shum.
hej oj besa je e papar ni dit a pe vesh ni fustan te bukur e te mir e dil ne televizjon te shohim se me ka marr malli me te pa qao nga bijondja.
ej ta dini se kajher me duket e bukur dhe e lezetshme por kajher eeee jo sepse me at fytyr te vogel kkukukukukukuku mos ta paramenoj aaaaa
mirmbrama besa ke qen nej vajz e merkullueshme e pa pare nuk ka gje Qthojn te tjteret ti besoj en vetvete je me e mira vazhdo keshtu je e papare besa te dua shum nga uen egzona nga sweden qao tung tung
besa uen jam egzona nga sweden nuk me njeh por ndoshat do te kisha deshir et njohmei te kam par ne tv te bigbrpother je em e famshmja vetem vazhdo keshtu je e papar besa te pershendes shum kemi mall per ty edhe pse nuk te njohh tugn tung natene e mir klm a nga uen xona ne vendbamin sweden tung
qkemi besa ti je ma e mira prej big brother dhe shum her kam dasht qe te perqafoj me gjith zemer ty dhe arbrin edhe arbri eshte i mir ama ma i mir se ti nuk esht
edhe pun te mbar besa me arbrin gjith te mirat .
besa+arbri arbri+besa xemel
besaaaa besa besa besa besa te dua shume se ti je ma e mira pi krejeteve shume e mire je tung besaaaaaaaaaaaaa
Pergjigju ose ler nje koment