5 May
Ina takon Polin dhe e puth në buzë
Shkëlqim Broshulli ka lënë dje aventurën dymujore në shtëpinë e “Big Brother”. Pas një jave të mbushur me akuza për thashetheme kundër tij, ai nuk ka mundur t‘i shpëtojë nominimit dhe pse ishte një ndër lojtarët e fortë brenda shtëpisë. Çimi është 37 vjeç dhe është i martuar me dy fëmijë. Ai ishte një ndër banorët më të mëdhenj të shtëpisë. Çimi ka shërbyer për shumë kohë në Policinë e Shtetit, me funksione të ndryshme. Ai ka bërë edhe disa specializime për profesionin e tij, si në Marsejë të Francës dhe në Londër.
Është larguar nga forcat e rendit, pasi u dënua me 4 muaj burg për shpërdorim detyre, dënim i cili rezultoi i pavlefshëm, pas marrjes së pafajësisë. Më pas, ai zgjodhi rrugën e shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave të njeriut, duke u bërë sekretar i përgjithshëm i një shoqate për mbrojtjen e të drejtave të romëve në Shqipëri. Shkëlqimi është i martuar dhe ka dy fëmijë. Kur hyri në shtëpi, ai u shpreh se një prej arsyeve të hyrjes së tij në shtëpi ishte lançimi i mesazheve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Përveç konflikteve, javët e fundit me Rominën, ditët e Shkëlqimit brenda shtëpisë kanë qenë dhe plot me momente të bukura. “Këtu mësova shumë gjëra për të qenë një prind shumë i mirë nesër dhe gjëja më e bukur është ajo që më pret jashtë”, u shpreh Çimi, pak para se Arbana t‘i komunikonte që ishte ai banori që do të largohej nga shtëpia. Ai ka zgjedhur Astritin si shoqërues për të dalë nga shtëpia, i cili pas daljes së Çimit nuk i ka kursyer as lotët.
Çimi tha se nuk donte të dilte, megjithëse momentet që kishte kaluar brenda shtëpisë ishin vërtet të bukura. Ai u shpreh se tashmë do të kalonte pak kohë me familjen, se i ka munguar shumë, pastaj do t‘i rikthehej punës.
Një tjetër surprizë ka përjetuar edhe Poli, i cili në magazinë gjen Inën, e cila i jep bluzën që i ka munguar.
Gazeta Shqip
Foto e Video nga Big Brother Albania http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html
3 Komente per "Shkëlqimi lë aventurën brenda “Big Brother”"
Shkelqimi njeri nder banoret me te pelqyer nga shikuesit doliu nga shtepia duke i bere hile,sigurisht. Nuk ka munesi te jet Romina me e mire,por ajo eshte me e papelqyera.Largimi i banoreve behet nga vet BB,e jo nga votuesit.MOS BENI HILE.
E dashur Lusika je nje trape qe se ke shoqen u bere gaz i botes moj budallacke.Po ti kujton se Olsi eshte i martuar me ty moj?
Po ne fund te fundit ti vete ke pranuar qe ai te futet ne loje moj dhe mos bej sikur e ke burre se ne fund te fundit te dashur jeni njerzit kane qene nga 5 vjet te dashur dhe kur ka ardhur fundi nuk kane shkuar dhe jane ndare paqsisht.
Po te jem une si Olsi as nuk ta fershellej me se je nje tarrallake e gjore kujtove se ja dhive olsit.
Olsit i bere nder moj nje trape me pak asgje tjeter.
Fatkeqsia me madhe qe ty te eshte trashur truni dhe me vika keq qe je bere viktime e te tjereve.
Sa do te prekesh ne ndjenja por kur e don nje njeri nuk veprohet ashtu si veprove ti.
Jo se Nocja eshte me e mire por me mire te jesh kurve e me parime sesa rrote trape si puna jote qe mos sot neser te bejne gjemen.
Nje urra te forte Per Olsin dhe lus Zotin ishalla fiton se ka bere nje loje shume te paster dhe e din se car eshte emigrosh. E respektoj per vendimin qe ka marre dhe i urrej njerzit qe merren me jetet e njerzve panvarsisht se si mund ti vije jeta tjerit.
Respekte per ju qe keni hapur kete dritare.
vida pajthem me ty po qe se edhe asaj i erdh radha e verteta del ne shesh
Pergjigju ose ler nje koment