Your are here: Home // Big Brother // Shkelqimi : Olsi eshte aventurier, Najada antipatike

Shkelqimi : Olsi eshte aventurier, Najada antipatike

Shkelqimi pas daljes nga shtepia e “Big Brother”: Nuk kam manipuluar askënd

Astriti, i drejtë, por i djallëzuar. Poli, vetvetja. Najada, fytyra më antipatike dhe të paktën pas daljes sime duhet ta hiqte emrin që i vura unë. Romina, e paqëndrueshme. Arbri, i parritur, flet për gjëra të mëdha pa i ditur. Besarta, nuk e njoh në jetën reale, por u afeksionova sepse ishte si fëmijë.

Shkëlqim, me gjithë këtë angazhim që ke në komunitetin rom, ndihesh më shumë rom apo shqiptar?

Ndihem shqiptar, por edhe rom. Kontibuti im tek ky komunitet i mrekullueshëm njerëzish, por që kanë mangësi në sistemin arsimor dhe shëndetësor me gjithë tiparet që vijnë nga kjo, më bën të them se ndihem rom, pasi ata janë njerëz shumë të mirë.

Kë ke rom, babain apo nënën?

S’kam asnjë. S’kam gjak rom, por them që ndihem i tillë nga kontributi, sepse shqiptarët dhe romët janë njerëz, vetëm se këta të fundit janë të diskriminuar dhe kanë nevojë për ndihmesë.

Si kanë qenë ditët e para pasi ke dalë?

Unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë, se gjëja më e shtrenjtë më pret jashtë. Familjëes timë i kam kërkuar falje që i lashë për një kohë aq të gjatë dhe u kam premtuar se nuk do ti lë më.

Ndihesh në faj karshi familjes që je futur në Big Brother?

Unë në një mënyrë pashë egon time, edhe pse dëshira ime është që fëmijët e mi të ndihen krenarë për mua dhe mesazhet e mia kanë qenë nga pozita e një prindi fillimisht, pastaj nga pozitat e një lojtari.

Çdo të thuash?

Dua të them që edhe nga pikëpamja e lojës, unë jam treguar pasionant dhe serioz. Mund të them që kam qenë më shumë i vërtetë sesa kam bërë lojë.

Ti e ke përmendur shumë shpesh lojën, si justifikim për veprimet e tua brenda B.B, pse thua tani që je treguar serioz. P.sh marrim marrëdhënien tënde me Rominën.

Unë Rominën e lashë brenda dhe s’kam gjëra për të thënë mbi të personalisht. Romina është e mrekullueshme si fëmijë. Unë s’kam sulmuar Rominën, por mendjen e Rominës.

Kjo pra, kjo është loja?

Ishte Romina që vinte tek unë dhe me Rominën unë kam marrë shumë role, atë të prindit, të mikut, të shokut.

Kanë qenë ato që prisje, reagimet e publikut ndaj teje kur dole jashtë?

Të jesh i izoluar brenda katër mureve dhe në momente të caktuara ndihesh i detyruar të bësh disa gjëra. Që në fillim e kam menduar B.B si familje dhe i kam thënë vetes se ti Çimi duket të përshtatesh me këta 14 tipe të ndryshme. Të tjerat nuk i kam në dorë unë.

Pse mendon se në fillim u sulmove aq shumë dhe pastaj për disa javë ne vazhdim nuk u nominove më?

Pati një moment që Çimi i tha vetes se ti Çimi duhet të dëgjosh më shumë dhe ky moment ka ndodhur pas javës së parë. Çimi nuk ishtë mësuar më atë fjalor dhe ishte diçka që stononte, por gjithsekush aty tregoi veten e vet. Unë thashë, Cim, ti duhet të ndryshosh në këtë pozicion, po kurrë mos ta lësh në mes atë që ke nisur.

Javën e parë u nominove dhe më pas u duk sikur mendimi për ty brenda shtëpisë ndryshoi. Pas disa javësh u vurë sërish përpallë një sulmi të rëndë. Pse mendon se përsëri loja jotë u vlerësua nga banorët e tjerë si e pisët?

Nëse Çimi ka pas deri në atë javë me të gjithë banorët dhe relatat kanë qenë të mira, por Çimi kuptoi se pas ardhjes së lojës, Çimi kuptoi se ka edhe lojë të tillë.

Ola ishte një person që ty donte të të ballafaqonte, pse?

Unë se kuptova asnjëherë mesazhin e Olës dhe mendoj se ajo kishte informacione mbi mua. Me të ka qenë një lojë nervash që në momentin e parë dhe mund të them se më kanë rënë në qafë dhe nuk e prisja që ngjarjet të rridhnin ashtu.

Ti po thua që ndryshove kur erdhi Ola?

Ndryshoi pak drejtimi i kursit. Kuptova që mund të bëhej edhe kështu.

Si kështu?

Që loja mund të bëhej edhe me thashetheme. Duke sulmuar personalisht. Unë se kisha menduar kështu dhe e pashë se ndodhka në të tillë formë.

Ç’ngjarje tjetër ka qenë e spikatur për ty, që të ka ndryshuar brenda në shtëpi?

Është pikërisht momenti kur pashë se serioziteti im te Romina, në rrolin e shokut e të mikut nuk u vlerësua?

Por Romina e ka bërë të qartë se nuk e donte këtë rol prej teje, pse mendove ti se ajo po kërkonte dicka të tillë prej teje?

Sepse kishte raste që biseda delegohej në formë të tillë. Ajo vinte më pyeste, si mendoja unë dhe kjo do të thotë se ajo e kërkonte këtë rol nga unë. Kur dikush te vjen me lot dhe të pyet, të thotë më fal, si mund të mendoja unë. Unë s’kam pas asgjë më Rominën, unë e kam njohur mirë dhe nominimi i saj aktual tregon se ajo s’ka ndryshuar.

Si e mat karakterin te dikush, me moshë, eksperiencë apo tituj?

Nuk është asnjëherë titulli ajo që të bën njeri, unë e mas me eksperiencën te prekurit të gjërave me dorë, është ndryshe nga dituria e moshës.

Olsi është vlerësuar nga ju si njeri më eksperiencë jete, si e vlerëson ti Olsin tani?

Olsi ka jetuar, por s’ka teori. Eksperienca e tij është e pamohueshme, por Olsi si person është aventurier. Nuk është e vështirë ta njohësh Olsin, që kush thotë se ‘ëndrra ime është të mos plakem kurrë”.

Ma konkretizo mendimin tënd për Olsin.

Kur bëhet fjalë për eksperiencë ai i ka, por mendimi im është që Olsi është aventurier.

Kam një kurizitet, pse banorët edhe ti (Visi, Ina, edhe ti) shpreheni për veten tuaj, në vetë të tretë? Ju e shikoni veten si personazh apo si person që e ka jetuar?

Në këtë moment që po flas unë jam Çimi dhe nuk e shoh veten si personazh. Por në përballje me këtë eksperiencë flet personazhi, pasi unë jam pjesëtar i kësaj loje.

Po ti ku je? Se personazhi dhe personi ndryshojnë.

Në gjërat që them jam vetvetja, por në lidhje të të tjerët jam personazh.

Atëherë, çfarë do të bënte personazhi në ndryshim nga Çimi që t’i shkonte deri në fund lojës?

Tani do të flas si personazh, po si unë?

Si të duash.

Po flas me unë, por unë jam personazhi! Eksperienca ime në B.B ishte e mrekullueshme, mësova që unë jam edhe 20 vjet më i ri, mësova që unë di të përshtatem dhe të toleroj. Mësova që shumë gjëra në marrëdhënie nuk i dija. Por unë nuk jam i sigurtë, sesa serioz kanë qenë të tjerët në marrëdhënie me mua.

Po thua që mendon se të tjerët nuk kanë qenë aq të vërtetë sa ty?

Këtë nuk e di, por pashë se duhet të ndryshoja në një drejtim, që të isha më tolerant.

Je dakord me shprehjen: qëllimi justifikon mjetin?

Qëllimi im ishte dicka tjetër, jo për të fituar. Edhe pse e kam thënë se unë doja të fitoja, por qëllimi ishte të bëja eksperiencën, të njihja njerëz të rinj dhe qëllimin tim e arrita.

Çfarë është më e rëndësishme për ty në lojë: integriteti, t’i shkosh deri në fund lojës, të fitosh?

Për mua ishte që unë të shkoja deri në fund të lojë, fitoja apo s’fitoja nuk ishte në dorën time.

Pse mendon se kohën e fundit banorët ndryshuan mendim radikalisht për ty, duke të akuzuar se loja jote bazohej te thashethemet edhe intrigat?

Personalisht se kisha menduar se Çimi e bazonte lojën në thashetheme. Se di sesi e kanë menduar të tjerët, sepse pjesa që akuzon kurrë s’ka folur për veten e vet.

Këta banorë janë Olsi, Romina, Najada, Arbri, për ta po flet?

Ata nuk kanë arritur të më gjykojnë mua në shumë gjëra që kam thënë, gabim ose drejt.

Pse mendove që u votove nga publiku për të dalë, në krahasim me Olsin dhe Rominën?

Nuk e di.

Kur thua që banoret nuk kanë arritur të të gjykojnë, mendon që as publiku s’ka mundur të shohi atë që doje të tregoje?

Nuk e di. Është mendimi dhe vota e tyre.

Më përshkruaj me nga një fjalë, banorët që kanë ngelur brenda.

Astriti, i drejtë, por i djallëzuar. Poli, vetvetja. Najada, fytyra më antipatike dhe të paktën pas daljes sime duhet ta hiqte emrin që i vura unë. Romina, e paqëndrueshme. Dorinën dhe Jonin që s’pata mundësi t’i njihja mirë, por me to kam debatuar për gjëra që aty nuk i gjeta më parë, si librat. U ndjeva shumë mirë që natën e spektaklit, ato nuk kishin mendimin që unë duhet të dilja. Arbri, i parritur, flet për gjëra të mëdha pa i ditur. Besarta, nuk e njoh në jetën reale, por u afeksionova sepse ishte si fëmijë.

Nga fëmijët kush ishte më e sukseshme: Besarta apo Romina?

Besarta. Unë e pata afër brenda shtëpisë dhe ajo në çdo gjest e tregoi veten.

Tjetër?

Olsin e thashë, aventurier.

Çfarë dobie kishin ‘rrengjet’ që ju bëtë për lojën dhe për jetën brenda B.B? P.sh për rastin e Rominës, çfarë shërbeu vënia e saj në lojë?

Romina e dinte shumë mirë se ajo ishte lojë dhe nuk e ra brenda. Ajo ishte pjese e lojës dhe nuk u lëndua prej saj.

Po lidhur me Olën dhe Ildën? Keni patur një moment paraditen e asaj dite, që ti, Olsi, Najada bëtë një plan për t’i bërë ato të ziheshin dhe ashtu ndodhi.

Unë desha ta mbroja Ildën dhe i thashë Olës se ato fjalë ajo duhet t’ia thoshte në sy Ildës. Unë personalisht i thashë Olës se ajo duhet t’ia thotë Ildës diçka të tillë, ndryshe do ia thoja unë. Dhe kur unë ia thashë Ildës, nuk mendoja që ato do të ziheshin.

Ti po thua që ke bërë çdo gjë për ta shmangur atë konflikt?

Po.

Çfarë mendon se donte të të thoshte Arbri javën e fundit, kur u shpreh se loja e banorëve ishte e kompromentuar?

Ata kishin diskutuar, Arbri, Olsi, Najada dhe Romina dhe kishin vendosur të më kundërviheshin.

Unë po flas për ato që ka thënë vetëm Arbri?

Unë mund të kem thënë shumë gjëra, si ai thashethemi që nxorri Romina, por unë këtë se mbaj mend, edhe pse të tjerët më thonë se unë e kam thënë. Unë di se Arbri nuk kishte nga ti dinte gjërat që tha dhe unë se kuptoj se nga i erdhën.

Ti po thua që Arbri është nën influencën e Olsit, Najadës dhe Rominës?

Arbri nuk e ka aq hapësirë për të gjykuar lojën vetë, pasi deri tani ai ka ndenjur në hije dhe është gjykuar nga të tjerët për këtë lloj sjellje. Arbri është totalisht jashtë shtëpisë, edhe pse unë e kam ngacmuar duke debatuar për tema dhe debate që unë i nisja. Shpesh i kam ngacmuar duke folur kot dhe asnjëri nga ata nuk i ka kapur lapsuset e mia.

Ti ke ndikuar tek të tjerët aty brenda?

Unë kam komunikuar, por s’i kam thënë askujt se çfarë duhet të bëjë?

Pse ke ndryshuar mendim për Najadën, se derisa ke qenë brenda nuk i ke thënë asnjëherë një gjë të tillë?

Unë kam thënë se Najada është e vërtetë dhe nuk e kam gjykuar dhe s’kam ndryshuar mendim për të.

Ti po thua se Najada ishte e vërtetë, por ti e ngacmove sërish që ajo të tregonte të njëjtën të vërtetë? Nuk do të më thuash pse e ndryshove mendimin për të? 

Unë s’kam ndryshuar mendim për Najadën, ajo ka ndryshuar mendim për mua. Kur del jashtë edhe dëgjon se çfarë është thënë, s’mund të mbash të njëjtin qëndrim.

Çfarë mendon për një çift që krijohet brenda B.B dhe kryen marrëdhënie seksuale në dhomë?

Unë s’kam asgjë kundra çifteve, le të krijohen sa më shumë. Por në momentin që unë s’kam ku të rri tjetër, dhe dhoma përdoret sikur janë vetëm… kjo nuk tolerohet.

Ty të ka shqetësuar fakti që Olsi me Najadën, kryenin marrëdhenie seksuale aty brenda?

Jashtëzakonisht.

Çfarë ka të keqe të jesh aventurier për një komunitet?

Asgjë të keqe dhe asgjë të mirë. Por ka rregulla dhe nëse rregullat nuk respektohen atëherë pse ka rregulla.

Mendon se tani që je i famshëm do të jetë më e lehtë të arrish qëllimet që ke patur?

Unë nuk hyra në B.B për t’u bërë i famshëm, por thjesht për të pushuar. Ashtu i thashë edhe gruas sime, të rri dy javë rehat.

Nga jashtë dukeshe sikur harxhoje shumë energji aty brenda?

Asnjë ditë të vetme nuk jam lodhur ose jam ndjerë keq. Unë kam bërë sulmues, mesfushor..ç’të bëja tjetër..vetëm portjerin.

E çfarë të ka mbetur pa dhënë atëherë?

Shumë gjëra akoma. Unë mund të them se nuk jam kundërshtuar asnjëherë në atë lojën personale që unë krijova.

Ke folur përhere për nivelin e njërëzve në B.B? Ti po thua që do të doje të kishe patur një ballafaqim më të fortë?

Unë e kam kërkuar vazhdimisht një gjë të tillë.

Kush mendon se do ta fitojë?

Se di.

Kush mendon se duhet ta fitojë?

Poli.

 
Kë pëlqeje më shumë nga banorët e shtëpisë së Big Brother?

Visin. Sepse asnjë se njohi deri në fund. Tek ai gjeta një njeri që i ndante mendimet e mia, ashtu si i konceptoja edhe unë.

Po tua që ti dhe Visi jeni shpirtra binjakë?

Mendoj se në një mënyrë ajo mendja ime gërshetohej me atë të Visit.

Për Visin kanë thënë se ai u bë vegla jote dhe se ti e karikoje kundra Rominës. Është e vërtetë?

Absolutisht jo.

Cili ka qenë ai që e ke pëlqyer më pak?

Giti. Sepse ishte dy Gita. Ajo kishte petkun e murgeshës, por ajo nuk e njëjta natën.

Në një garë, ku çmimi për t’u fituar janë 50 mijë euro, sa i sinqertë të lejohet të jesh në lojën që bën?

Këtë se kam kuptuar asnjëherë.

S’ka qenë edhe kjo një nga gjërat që ke kuptuar brenda në Big Brother?

Unë kuptova se kur bëhej fjalë për para, doli shprehja ‘unë jam pa sedër’.

Cili është kuptimi i kësaj shprehjeje, që mund të bësh çdo gjë për para?

Që mund të bësh do gjë për të fituar.

TOP-CHANNEL

Random Posts

filed under: Big Brother

4 responses to "Shkelqimi : Olsi eshte aventurier, Najada antipatike"

  1. ola says:

    qimi ke qen vertet i mir po qeter se nuk te kan dasht mrena nuk ta kan dit randsin edhe romina me ato tema se ka dasht met qit per mes me dal ajo vet je yll i bb

  2. ola says:

    qimi ke qen vertet i mir po qeter se nuk te kan dasht mrena nuk ta kan dit randsin edhe romina me ato tema se ka dasht met qit per mes me dal ajo vet je yll i bb

  3. sheki says:

    qimi pa ty b.b nuk paska lezet je shum njeri i mir flm shum qe eke mbeshtet besen …..je yll

  4. erona says:

    tgjith jeni te mir por ildes i them te mos flliqet tung qim dhe juli

Leave a reply