25 Apr
Besarta me Julindën janë në kuzhinë, duke pritur të piqet revania. Besa i thotë Julindës se në këtë pikë ajo mendon se stresi i nominimit të parë sidomos, por në përgjithësi, të bën të bësh gjëra, por pa e ditur se do të gjykohesh për to. Besa është e çuditur që Romina dhe Najada s‘e kanë ndryshuar mendimin për të. Ajo thotë se ata i akuzojnë që janë të mbyllura, por nga ana tjetër ajo nuk e sheh Julin gjithë ditën. Ajo thotë se gjithë ditën ajo ka ndenjur me Olsin e me Rominën, dhe prapë ata i thonë se ajo është më e lidhur me Julindën. Besa i thotë se kjo është e vërtetë, por jo që ajo nuk u ka dhënë mundësinë të tjerëve ta njohin. Julinda i thotë se nuk ka asgjë të keqe që ato janë më të lidhura me njëra-tjetrën, pasi të njëjtën gjë bëjnë edhe Olsi, Najada dhe Romina. Julinda i thotë se ka një parandjenjë të keqe për veten. Ajo ka frikë se do të dalë dhe ka frikë gjithashtu se në fund të fazës së eliminimit do të jetë ajo me Besën.
Besa mundohet t‘ia heqë këto dyshime, duke i thënë se ato kanë mbetur katër goca, ndaj kësaj radhe duhet të dalë një djalë.
http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html
Ato bëjnë parashikimin se nëse del Julinda, Besa me Arbrin do të dalin në nominim. Besarta kujton edhe një herë atë ditë kur Romina, Najada dhe Olsi iu sulën, duke e akuzuar për shtirje.
Ajo u rikthehet edhe pyetjeve mbi reagimin e saj në lidhje me sherrin e Olës dhe Ildës, dhe çuditet se përse vihet në diskutim reagimi i saj, kur ajo u hutua jashtëzakonisht dhe nuk dinte ç‘të bënte dhe nuk e kishte edhe aq shoqe sa të ndërhynte. Besa i thotë Julindës se ajo i ka bërë gati adresat dhe numrat e telefonit, por Julinda i thotë pastaj se ato do të takohen të shtunave, derisa të mbarojë “Big Brother”, diçka që Besa dhe Julinda e kishin harruar fare. Atyre u duket kjo javë si hera e fundit që po rrinë bashkë. Julinda i thotë se duhet të gjejë diçka që t‘ia japë si kujtim, se nuk i dihet.
Katër më të mirët
Najada flet haptas për mendimin e saj se kush duhet të rrijë në katërshen e fundit. Ajo thotë se asaj s‘do t‘i vinte keq sikur ajo të dilte dhe të rrinin në shtëpi Arbri, ose njerëz të tjerë që ajo i ka xhan, por sipas saj, të rrijë në fund Julinda me Besartën, do ishte e patolerueshme.
Olsi me Najadën mendojnë se Besa nuk ka asnjë meritë tjetër veçse që është nga Kosova, por sikur ta mbajë vetëm ky fakt brenda shtëpisë, do ishte absurde. Olsi thotë me ironi se tani duhet të kenë frikë se mos u del Kosova kundra.
Romina është e mendimit se në katërshen e fundit duhet të rrinë më të mirët: po cilët janë më të mirët sipas saj?
Olsi bën një llogari të thjeshtë: Ai thotë se Çimi është personi që i mat njerëzit sipas interesit të vet. Olsi thotë se ndërsa ata sillen pa e fshehur karakterin e tyre, Shkëlqimi i bën kalkulimet: nëse nxjerr kundërshtarët e tij më të fortë dhe mban ata më të dobëtit, nuk do ta ketë problem që në fund t‘ua fusë edhe atyre edhe të dalë vetë më i miri.
Romina kujton Ervisin, që sipas saj u bë rrodhja e Shkëlqimit dhe në fund doli “ashtu si doli” nga “Big Brother”. Romina mendon që Visi ka dalë i diskretituar nga “Big Brother”, edhe pse nuk e beson se ai u bë “djali” i Çimit me vetëdije.
Shkëlqimi hyn në dhomë nga fundi i bisedës, kur të tjerët janë duke folur hapur se Besa dhe Julinda duhet të dalin sa më shpejt.
Olsi dhe Shkëlqimi, përballje
Pas bisedës me Rominën dhe Najadën, Shkëlqimi vjen në dhomë për të fjetur dhe kap fundin e bisedës së tyre. Më saktë, të tjerët duan që ai ta dëgjojë fundin e kësaj bisede.
Shkëlqimi duket pak i acaruar dhe duke ndenjur ngritur i hedh një fjalë Olsit, të tipit “ka ndonjë gjë që nuk shkon”.
Olsi me shumë përtesë i përgjigjet se kjo pyetje ishte shumë serioze. Pastaj i thotë se ai ndoshta duhet të pyesë veten nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon.
Shkëlqimi ia përsërit pyetjen, por Olsi i thotë edhe njëherë nëse “ti vetë a je në rregull me vetveten”.
Shkëlqimi i përgjigjet se ai është “xham fare”. Olsi i thotë se edhe ai këtë do që Shkëlqimi të mendojë për veten.
Pastaj Olsi i flet me një ton tepër të zhgënjyer, gati të mundur, duke i thënë se kishte mendim tjetër për të dhe doli shumë ndryshe. Çimi i përgjigjet se nuk ka asgjë të keqe. Olsi përsëri i zhgënjyer se “ashtu vërtet, nuk ka asgjë të keqe”.
Biseda e tyre mbyllet me të tillë ton dhe Olsi fik dritën e dhomës.
Ngacmime të rënda
Shkëlqimi dhe Olsi, si gjithë të tjerët, rrinë në kopsht, por nuk kanë bisedë të mirë. Shkëlqimi e ngacmon, duke i thënë se po i duket sikur nominimi po i peshon Olsit.
Olsi i thotë se vetëm atij duket sikur i është bërë shumë qejfi që Olsi është i nominuar, por Shkëlqimi kësaj nuk i përgjigjet.
Olsi thotë se do ia ngjisë emrin “Çim Dallaverja”.
Hidhet Romina, duke i thënë Çimit se nëse vazhdon të hajë ashtu, do të rrjepë fytin. Çimi i thotë Rominës se ajo ka mësuar nga mësuesi. Romi i thotë se nxënësi i mirë e kalon mësuesin.
Këtu nis një fjalë-shkëmbim i ashpër mes Romit dhe Çimit, ndërsa Olsi vetëm hedh ndonjë batutë. Çimi e pyet Titit, nëse ai ka ndonjë gjë për të thënë. Astriti i thotë se ai i tha të gjitha vetë dhe nuk i la gjë atij për të thënë. Pastaj Astriti i thotë se nëse ka nevojë për dado, nuk është ai personi i duhur.
Romina qesh me të madhe dhe i thotë Titit që është shumë i fortë.
Shkëlqimi stresohet. Poli është prezent dhe tenton të thyejë debatin me Rominën, por nuk ia del dot. Këtu nis një shkëmbim zjarri ndërmjet Çimit dhe Rominës, me batuta që nuk i shkojnë asnjërit e as tjetrit. Inati i Rominës është në fakt një hakmarrje për gjithë lojën që më parë Shkëlqimi ka hedhur mbi të. Asaj nuk i harrohen batutat e Çimit dhe tani ajo shprehet se është e sigurt te vetja dhe e sigurt se armiku i saj më i madh është Shkëlqimi. Sado që Çimi akuzon njëlloj, gjendet më shumë në pozicion mbrojtës. Në këtë lojë, Olsi do të duket i paanshëm duke pritur batutat e saj, që ta nxjerrë Shkëlqimin në shteg, për disa gjëra që Shkëlqimi i ka thënë Rominës për Olsin.
Prova e javës: Perëndimi i largët
Si gjithmonë, përpara provës banorët mblidhen në dhomën e ndenjes për të dëgjuar komunikimin mbi provën. Shkëlqimi lexon provën e javës. “Big Brother” i fton banorët të përballojnë disa sfida në javën e cowboys. Të veshur si cowboy, nën tingujt e muzikës western, ata do të fitojnë një sasi pikësh nëpërmjet qitjes me pushkë me ajër. Secili banor i shtëpisë duhet të plotësojë 100 pikë. Për këtë ai do të realizojë 20 qitje me pushkën me ajër nga një distancë prej katër metrash. Të veshur si cowboy, ata do të kërcejnë muzikë country, e cila do t‘u jepet nga “Big Brother” me rënien e gongut.
Pasi vishen si cowboys, banorët dalin në kopsht, ku do të zhvillohet edhe prova e javës. Shkëlqimi i shpjegon teorinë e qitjes, ndërsa Julinda shënon pikët. I pari që godet është Arbri. Ai qëllon me pushkë dhe me pistoletë. Pas tij qëllon Besarta, e cila e ka marrë me të qeshur, por kur e sheh që nuk del mirë mundohet ta rregullojë. Pas Besartës vjen Astriti. Mes tij dhe Shkëlqimit nuk kanë munguar ngacmimet. Por Astriti del shumë mirë në gjuajtje. Deri tani ai ka arritur pikët më të larta.
Najadës i ka ardhur radha për të treguar zotësinë në qitje. Çdo gjë shkon mirë. Pas saj qëllon Julinda, Poli, Romina dhe Olsi.
Gazeta Shqip
Foto e Video http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html
6 Komente per "Shpërthejnë klanet, nis “lufta” mes Olsit e Çimit"
tung besarta osht ma e mira duhet mi fitu ajo din ta perfaqsoj kosoven te duam besa mos ta nin se olsi do dal neser
ejjjjjjjj njerzt ma te mir ku jeni bre na lat pa pun ej juve jemi ka ju perciellim veq pe pershendes Besen ma se shumtiiiiiiiiiii se o si loqk je me e mira Besa te pershendes prej prizrenit te bukur
arber ka me fitu
olsi.romi.noqe jashtt se na lodht
arber and besa ma te miretttttttttttttttttttttttttt
BESA JE MA E MIRA EDHE ADINI PER QKA JA KA INATIN ROMINA BESES SE AJO ESHTE SHKINN E NESE NUK DEL KETE JAV ROMINA KREJT DADHAVERE PO BAHET BESA KA ME FITU QE KENI ME PA
Pergjigju ose ler nje koment