alida.jpgNdonëse vitet kanë shkuar, zëri nuk mund te reshtte se ushtuari. Shpirti i Alida Hiskut ka mbetur i pathinjur, ndonëse rrudhat percjellin atë çka këngëtarja ka kaluar ne jetë. Shkel sërish një skene shqiptare, te ngjashme me atë qe dikur e debuan, e s’mund të mos perlotet. Ka mall, shumë mall ne fjalën dhe mimiken e saj. Vertetesia aq sa ne skene, mund ta gjesh tepër edhe pas saj. Teksa prej monitorit te vogël ndiqte levizjet e Sherif Merdanit ne skenen e “Kengeve te Shekullit” Alida peshperiti mes psheretimash, “shoku i denimit…”! Po çka ndryshuar nga ajo 13-vjecarja e vitit 1970, kur fitoi çmimin e dytë ne Festivalin e madh te Kenges. Mendueshem, Hisku rrëfen: “Nga shpirti asgjë! Nuk kam asnjë thinje dhe me duket se shpirti im nuk thinjet kurrë, ndërsa floket edhe rrudhat tregojnë ato çka kam kaluar ne jetën time”. Ndjen mall, shumë mall për ato vite te shkuara, por s’mundi te rikthehej ne skene fill pas viteve ‘90-te, kur edhe te ne ja bëhu një “botë e lirë”. Ka një motiv! Alida rrëfen se, “s’mund te kendosh nëse shpirti yt është tepër i vrarë. Nuk ishte e lehtë te gjeja atë Alide qe e kisha groposur vite me pare. M’u desh te sheroja plaget e mia njëherë, e pastaj te shfaqesha para publikut, pasi duhej te vija me një shpirt te pandryshuar, ashtu siç publiku me mbante mend para viteve ‘80-te”.

Teksa degjonit Sherif Merdanin psheretine, “shoku i denimit”…

Teksa shihja ne monitor nga pas skenes Sherif Merdanin u kujtuan ato vitet e denimit tonë. Një gjë më ka emocionuar se tepermi, kur ka dalë Sherifi nga burgu, po atë ditë, pa shkuar ne Korce, ne familjen e tij ka ardhur e më ka takuar mua, aty ne internim ku isha. Me tha: unë dje kam dalë nga burgu dhe sot erdha te te takoj ty.

Nisim me një moment qe ju sjell kujtime te hidhura te një karriere te lënë ne mes, po tani jeni ne skene ama?

Janë momente te veçanta, sidomos ne këtë moshe qe unë jam tani, te dalësh sërish ne skene me te njëjtën ndjenjë, me atë dëshirë si para 25 vjetësh, e kjo fakton edhe se jemi artiste qe s’e kanë pare asnjëherë artin e tyre si biznes.

Ç’ka ndryshuar nga 13-vjecarja e vitit 1970 qe fiton çmimin e dytë ne festival?

Nga shpirti asgjë! Nuk kam asnjë thinje dhe me duket se shpirti im nuk thinjet kurrë, ndërsa floket edhe rrudhat tregojnë ato çka kam kaluar ne jetën time, po jo atë shpirt.

Është besimi shumë i madh qe kam pasur unë ne vetvete, qe kanë mbajtur shpirtin tim pa asnjë thinje, qe kanë ruajtur traditen e kenges shqiptare tek unë. Edhe CD-ja ime “Kthimi”, ne te 12 këngët e saj ka tabanin e muzikes se viteve ‘80-te, taban shqiptar, te pa imituara dhe te paperpunuara. Rreqethja e mishit është vlerësimi kryesor i një këngë, vlerësimi me i drejtë i saj.

Ne 12 këngët e albumit “Kthimi”, preferuat tabanin e muzikes se viteve ‘80-te. E qellimshme?

Absolutisht po! Me mungon një ure lidhje mes viteve ‘80-te dhe këtyre qe jetoj tani, dhe këtë lidhje, ja vura detyrë vetes ta krijoj me këtë album. E ndoshta tjetri do të jetë me modern, si është koha sot edhe ne muziken ndërkombëtare, por pasi te këtë sukses ky i pari, dhe te shoh qe kjo ure, ky album e arriti suksesin e vet, ura vendos dhe pastaj do të vijoj me tej.

Mbremje speciale kjo, po një ditë e zakonshme e juaja larg skenes si është?

Sapo le Shqipërinë, provoj një efekt te çuditshëm, ndodh një efekt qe mua me transformon. Sapo hyj ne tokën gjermane, jam një grua gjermane, një nene shqiptare, por qe Aliden dhe shpirtin e saj te muzikes e le këtu, ne Shqipëri. Pasi detyrat dhe angazhimet qe me jep jeta e përditshme atje bën qe te shkeputesh nga muzika. Ndoshta ky është edhe celesi qe unë e kam ruajtur Aliden shumë te pastër, pasi 17 vjet atje kam bërë vetëm jetën e një nene me dy fëmijë, qe kam punuar, kam pastruar e kam fshirë rrugët atje ne Gjermani.

Mos Alida Hisku është vetëm e skenes shqiptare?

Po, pasi atje nuk me është dhënë mundësia dhe këtë e vuaj. Rrethanat me kanë bërë qe unë te nderroj edhe mënyrën e jetesës sime. Por unë tani jam këtu, ne skene sërish, aty ku me debuan. Megjithatë, unë fatin jam munduar ta marr ashtu siç më ka ardhur, dhe ta perballoj mbi të gjitha. E rëndësishme ka qenë qe kurrë koken të mos e kthej pas, sepse me zvarrit dhe me thith, sepse ka qenë si një magnet ne humnere. E këto janë fjale qe unë vetëm ne ditar i kam shkruar.

Nuk hezitoni kurrë për te qenë ne një skene tonen, nuk ju ndal asgjë para kësaj dëshirë?

Eh, është si ai fëmijë qe sa me shumë e ndalon, aq me shumë ka dëshirë te rendi, te shkoje përpara, dhe kur e lëshon është ne vrap e sipër. Me vonë edhe mund ta ndaloje, por unë jam ende ne hapat e pare të atij leshimi.

Ishte ndalese deri ne vitet ‘90-te, por ju nuk u shfaqet edhe për 15 vjet me pas. Pse?

Kjo ka motivet e veta. Ambientimi ne Gjermani me kushtoi kohe. Por edhe s’mund te kendosh nëse shpirti yt është tepër i vrarë. Nuk ishte e lehtë te gjeja atë Alide qe e kisha groposur vite me pare. M’u desh te sheroja plaget e mia njëherë, e pastaj te shfaqesha para publikut, pasi duhej te vija me një shpirt te pandryshuar, ashtu siç publiku me mbante mend para viteve ‘80-te.

Rendisni jo pak cmime te para e te dyta ne festivalet e dikurshme. Keni menduar t’i riktheheni ndonjë festivali sot?

Deshire kam! Dua edhe të konkurroj përballë këtyre kengetareve te rinj sot, por jo çdo gjë varet prej meje. Por me pikon ne zemër kur shoh se e gjithë bota vlerëson kengetaret e viteve te hershme, pasi aty është edhe baza e muzikes se vërtetë.

E pse te harrohen sot këta njerëz qe e ndertuan dhe e ngriten ne piedestal këtë muzikë. Por, tanime arti është kthyer edhe ne biznes, art ky qe do të rrëzohet shumë shpejt. Unë mundohem te mbetem e njëjta, e pastër ne këngë dhe ne skene t’i shfaqem publikut ajo qe jam, të mos humb origjinalitetin dhe te percjell ndjenjë.

E për ta përfunduar… sa ju merr malli për ato vite te shkuara, qe i kaluat me shumë ne skene sesa ne shtepi?

Shumë…! Mbase nuk gjej dot fjale te përshkruaj mallin, por nëse do thosha një shifer, është miliona. Pasi është diçka qe nuk me kthehet me, e mbi të gjitha është diçka qe nuk e korrigjoj dot me. E së fundi, unë nuk mund te hakmerrem për atë qe me është bërë!

Vitet larg skenes

Nëse e pyet Aliden për ndjesite qe provon kur shkeln skenen shqiptare, s’mund të mos pohoje se emocionet janë te papershkrueshme, por nuk kanë ndryshuar tepër nga to te 25 apo 40 viteve shkuar. Rrefen se skenen e ka shkelur qe ne festivalet e fatosave, apo edhe te pioniereve, e dikur me shumë ka shkelur ne skene sesa ne shtepi. S’duhen me fjake për ta kuptuar se e ka te shenjtë skenen Alida Hisku, ndonëse raportet e saj me te, ka vite qe kanë ndryshuar.

Dita e Alides larg Shqipërisë

Teksa le tokën shqiptare e ndjen veten një grua gjermane. Por ama “nene shqiptare”-rrëfen Alida. Ndërsa nuk heziton aspak te pohoje: “Aliden dhe shpirtin e saj te muzikes e le këtu, ne Shqipëri. Pasi detyrat dhe angazhimet qe me jep jeta e përditshme atje bën qe te shkeputesh nga muzika. Ndoshta ky është edhe celesi qe unë e kam ruajtur Aliden shumë te pastër, pasi 17 vjet atje kam bërë vetëm jetën e një nene me dy fëmijë, qe kam punuar, kam pastruar e kam fshirë rrugët atje ne Gjermani”.

Anisa Ymeri Koha Jone