soni4.jpgKa ditur gjithmonë te luaje me imazhin e saj. Të zhduket e te shfaqet befasuese. Por këtë here loja e saj duket se është bërë edhe me e rrezikshme. Sepse këtë here nuk është me vetëm. Soni Malaj dhe Flor Mumajesi janë gati për te leshuar bumin e radhes. Nuk e kemi fjalën për duetin e “Kenges Magjike”. Jo. Kemi zbuluar një tjetër plan të tyre. Permes kësaj intervistë qe Soni ka dhënë për “Koha Vip”

Zhurmen e radhes Soni Malaj po e shkakton me “Fluturimin 3470″, se bashku me Flor Mumajesin. Vendimi për t’u shfaqur duet ne edicionin e radhes se “Kënga Magjike” ishte pikërisht ai i duhuri. Por duket se surprizat nuk mbarojne me kaq. Ndërsa ne Tv Klan ka nisur te shfaqet performanca e pare e ciftit për te suksesshem te këtyre kohëve, ne studion e Florit puna vazhdon. Ekranin e kompjuterit te tij e kanë zaptuar fotografite e Sonit dhe këngët e reja qe janë realizuar enkas për albumin e saj të ri. Por ata te zbulojnë vetëm njërën prej tyre, “Zig- zag”-un, te cilën do ta prezantojnë se shpejti përmes një klipi krejt te veçantë. Ku personazh do të jetë edhe Flori. Ai tashmë është gjithkund i pranishem. Duket qartë se Soni ia ka besuar atij verbërisht gjithçka. Ndaj dhe ndjehet shumë me e qete se ne gjithë herët e tjera kur ka nisur punët për te realizuar një album të ri.

Përveçse e qete, dukesh dhe shumë e kënaqur…

Po, sepse tashmë gjithçka është vënë ne vijë. Sapo jemi kthyer bashke me Florin nga Maqedonia, ku realizuam xhirimet për klipin e ri qe do të prezantojmë se shpejti ne ekran si produkt te “Supersonic”.

Kur, me saktesisht?

Mendojme qe klipi te jetë ne ekran ne fillim te nentorit, pra prag te festave te fundvitit, sepse është një këngë qe i shkon pershtat kësaj atmosfere.

Pse, çfarë këngë është?

Kënga “Zig zag” është shumë e gezueshme, me ritem… E po kështu edhe klipi është shumë funy. Ndryshe mund te quhet klipi i rrugës. Tani qe xhirimet kanë përfunduar jam e bindur se kemi bërë diçka te mirë.

Ku dhe kur janë bërë xhirimet?

Ne Shkup, javen qe shkoi. Kemi xhiruar nga ora 6:00 e mengjesit deri ne 2:00 te nates. Gjatë gjithë ditës djemtë arriten te hane vetëm nga një sanduic, ndërsa unë asgjë. Ishte shumë ftohte, aq sa një nate para se te niseshim po mendonim te ndryshonim plan, qe te benim xhirimet ne një studio te mbyllur. Por në fund vendosem te xhironim ashtu ne rrugë. Djemte pinin skoc e një here me dhanë edhe mua qe te ngrohesha pak.

Kush ishin këta djem?

Regjisori maqedonas, Alexander, i cili ka realizuar gjithë klipet e mia. Geri, ose siç i themi ne Big Busta, i cili ka shkruar tekstin e kenges, por është dhe personazh ne klip dhe Flori.

A është dhe Flori personazh ne klip?

Sigurisht qe po. Flori është gjithkund. Ai ka dhënë shumë ide, ai ka organizuar pothuajse të gjitha punët ne sheshxhirim. Dhe ai personazh edhe ne klip. Shfaqet duke i rënë një daulleje klasike, e cila u gjend ne minutat e fundit para se te nisnim xhirimet.

Po ti vete si do të jesh ne këtë klip?

Unë do të jem vajza garipe, qe shoqerohem dhe luaj gjithë kohës me djemtë e lagjes. Pra, jam dhe unë vajza e lagjes.

Të pëlqen ky rol?

Me pëlqen shumë, sepse kështu jam me e thjeshtë dhe jam me vetvetja. Unë ne te vërtetë kështu jam, garipe.

Qe te pëlqen te endesh rrugëve me djemtë e lagjes!?

Dikur po, me pelqente te rrija me djemtë e lagjes, por atëherë paragjykohesha. Nëse me shikonin te rrija shumë me dike, nisnin e sajonin lloj lloj historish. Ne ato kohe jo vetëm unë, por dhe gjithë vajzat e tjera te grupit Spirit Voice ishim kështu, garipe.

Pse, tani nuk je me?

Ne prezantimet e kohëve te fundit ne skene me shumë se vajza garipe kam qenë vajza energjike sensuale. Kështu qe bashke me Florin menduam qe përmes kenges “Zig zag” te shfaqem ashtu si më shikonte Flori, pra garipe.

Prej fotografive qe na ke dhënë duket qartë imazhi i vajzes garipe. Po ne levizje si do jetë Soni ne këtë klip?

Stilin e veshjes e ka percaktuar bashkeshortja e regjisorit te klipit. Disa prej veshjeve i siguroi vete ajo e disa te tjera i morem ne “Taxi Mapo”. Ndërsa përsa u përket levizjeve sigurisht qe do jenë ato te vajzes se rrugës, pra kercej hip- hop dhe breakdance.

Levizje qe di t’i luash mirë besoj, apo jo?

Jo, nuk dija dhe aq mirë, kështu qe para se te nisesha për xhirime ne Shkup, punova katër ditë me radhe me koreografin Tan Bramo. I kapa shpejt si levizje, pasi ishin te karakterit tim.

Pra, ka qenë shumë me e thjeshtë se koreografia qe duhej te mesoje për musicalin “Chicago”…

Pa diskutim qe shumë me e thjeshtë. Djemte qe me shoqerojne ne klip me ndihmuan shumë qe te kapja disa shprehi te hip- hopisteve.

Edhe Flori, apo jo?

Flori ishte një suport shumë i madh për mua. Nga ana psikologjike ndikonte shumë për mirë dhe kjo reflektohet edhe ne klip.

Si?

Nëse nuk do të kishte qenë ai pranë meje, pjeset qe u xhiruan ne orën 22:00 te darkes do të dështonin. Ishte shumë ftohte dhe unë pothuajse isha ngrire e tera. Por prania e Florit me dha përsëri dëshirë për te kërcyer. Ishte një moment kur duhej te xhironim një pjesë te dy bashke, ndaj u clirova e tera dhe pjeset dolen shumë mirë.

Duket sikur Flori ka marrë nën kontroll gjithçka tenden. A nuk te bezdis ty kjo gjë?

Pas 10 vitesh karriere, është shumë mirë të kesh një bashkepunetor te tillë si Flori. Unë jam shumë e kënaqur me këtë marredhenie, sepse ajo çfarë na karakterizon është se jemi shumë te lirë. Flori ka nën menaxhim dhe shumë vajza te tjera, ndërkohë qe për albumin tim unë do të punoj dhe me kompozitore te tjerë. Nuk do qe te jetë vetëm Flori kompozitori i kengeve qe do të përfshihen ne albumin tim të ri.

Kush mund te jetë tjetër, veç tij?

Akoma nuk di te ta them me saktësi. Por besoj se Maki, kompozitori maqedonas, qe ka krijuar disa prej kengeve te mia do të jetë patjetër edhe këtë here.

Kur e ke nisur punën për këtë album?

Kemi shumë kohe qe po punojme. Deri me tani janë bërë shumë materiale gati, qe i degjojme shpesh me Florin për te perzgjedhur me te mirat.

Kur thua qe kemi shumë kohe qe punojme, mos duhet te nenkuptojme se puna për albumin ka nisur para se te mesohej historia e dashurisë mes teje dhe Florit?

Po, shumë me pare. Historia jonë erdhi gradualisht duke punuar gjatë ne këtë studio.

Gjithmonë ne formë

Dhe e ka një sekret: vazhdon te jetë e dashuruar jo vetëm pas Florit, por edhe pas palestres. Shkon rregullisht (te paktën) katër here ne jave dhe ushtrohet fort ne disa ushtrime shumë te rrepta qe ia ka caktuar instruktori i saj. Ndaj vazhdon te ruaje peshën e saj me te mirë: 52 kg. “Palestren e kam nisur shumë kohe me pare, qe kur isha me “Spirit Voice”. Ka pasur periudha kur e kam lënë disi pas dorë, por asnjëherë nuk jam shkeputur me gjatë se dy muaj”. Po Flori a shkon ne palester me te? “Jo. Arrita ta bind vetëm një here të vinte e qe nga ajo ditë nuk ka shkelur kurrë me”. Kështu qe vetëm koha e palestres i mban larg nga njeri- tjetrit.

Zig- zag

Është një këngë ku mbizotëron rap-i. Aq sa nëse e degjon këngën te pashoqeruar me pamje, e ke te vështirë të besosh se këngëtarja është Soni. Ndaj dhe ata vetë e kanë quajtur “Zig zag”-un një këngë eksperiment. As Soni nuk ka kenduar ndonjëherë me pare një muzikë te tillë, por as Flori nuk ka kompozuar me pare diçka te tillë. Flori te sqaron se kënga, brenda se cilës janë futur ndjeshem disa elemente ballkanike, mund te cilesohet si një këngë etno RnB. Perzierje interesante, qe duket se do të shkaktoje reaksion të madh.

Foto Flori

Fotografite e realizuara pak kohe me pare ne Amerikë nga Fadil Berisha, janë i vetmi element i albumit te Sonit, qe i kanë dalë disi jashtë kontrollit Florit. Nuk ka mundur te jetë edhe ai ato ditë ne Amerikë. Por kjo nuk do të thotë se Flori nuk do të merret me to. Po bën atë qe s’e ka bërë kurrë me pare: te punoje mbi fotot. Soni i ka lënë dorë te lirë edhe për këtë. Sepse është e bindur se ai di gjithmonë se çfarë bën.

KohaJone