flori.jpgUnë e kam njohur shumë kohë përpara, se të lidhesha me të dhe e di karakterin e tij. Për këtë arsye miqësia jonë kaloi në diçka më tepër. Sepse unë e vlerësoja për ato cilësi, që ai kishte në karakter. Kur jemi njohur ne kemi qenë adoleshentë, 17-18 vjeç. Me kalimin e kohës Flori është rritur, është bërë shumë më i përgjegjshëm, shumë më i pjekur, sepse ka qenë shumë çapkën.

Prej më shumë se një viti janë duke jetuar një lidhje sentimentale. Megjithatë pavarësisht asaj, që në media është shkruar rreth kësaj marrëdhënieje duket, se as Soni dhe as Flori nuk kanë preferuar të japin detaje. E ndërsa i gjejmë gjithmonë së bashku, në studion e punës,në lokalet e natës e së fundi edhe në skenë, duket se çifti ende nuk ka provuar bashkëjetësën, ndonëse ky është një fakt, të cilin vetë këngëtarja nuk preferon ta komentojë.

Si po shkon lidhja juaj deri tani?

Shumë mirë. Nuk po them mrekulli, se na marrin më sysh.(qesh)


Ke zbuluar diçka të re tek Flori tani, që je me të?

Unë e kam njohur shumë kohë përpara, se të lidhesha me të dhe e di karakterin e tij. Për këtë arsye miqësia jonë kaloi në diçka më tepër. Sepse unë e vlerësoja për ato cilësi, që ai kishte në karakter.Kur jemi njohur ne kemi qenë adoleshentë, 17-18 vjeç. Me kalimin e kohës Flori është rritur, është bërë shumë më i përgjegjshëm, shumë më i pjekur, sepse ka qenë shumë çapkën. Tani
është burrëruar dhe është pjekur më shumë në karakter.

Më the, që lidhja juaj ka kaluar nga miqësia në dashuri. Kush e ka bërë hapin e parë?

Flori.

Ti kishe kuptuar diçka?

Jo, madje Flori çuditet edhe sot. Unë gjithçka e merrja për natyrën e tij çapkëne dhe asgjë, se kisha marrë seriozisht.

U bë pak më shumë se një vit, që jeni së bashku.Megjithatë u kujdesët shumë, që të mos dilte në media kjo marrëdhënie.
Përse?

Sepse nuk kam dashur asnjëherë të flas për jetën time private.

Ndjehesh më shumë e fokusuar në media pikërisht për këtë lidhje?

Jo, sepse nëse nuk do të ishte Flori do të fokusohesha për anën artistike.Por mediat ndoshta kanë preferuar ta kalojnë këtë anë, duke u fokusuar tek lidhja.

Çdo femër në mendjen e saj krijon idenë e mashkullit ideal. Është Flori ideali për ty?

Po, është pikërisht ashtu siç e kisha menduar.

Cilat janë pikat e forta, që e bëjnë atë ideal?

Janë shumë. Është shumë i përkushtuar kundrejt meje. Kemi respekt shumë të madh për njëri-tjetrin dhe e dashurojmë njëri-tjetrin.

Përveçse dashuroheni, grindeni ndonjeherë?

Shumë rrallë, mund të debatojmë për ndonjë gjë pa rëndësi.
Ndonjëherë, ne bëjmë si kalamaj të këqinj thonë prindërit tanë. Mbajmë inat dhe presim se kush do të flasë i pari, por janë zënka shumë banale.

Kush ulet i pari?

Flori gjen gjithmonë një arsye me pretekst punën, për të hapur shtegun.

Është e vërtetë, që je shumë xheloze për Florin?

Jo, aspak nuk jam xheloze. Nuk e pyes as ku shkon apo kush e telefon.

Të ka treguar Flori për lidhjet e tij të mëparshme?

Nuk është e nevojshme,sepse unë i di.Kemi qenë shokë dhe shpesh i jemi hapur njëri-tjetrit, kështu që të dy e dimë të shkuarën private respektive.

Të vjen keq?

Pse duhet të më vijë keq?Po Florit i vjen keq për lidhjet e mia të mëparshme?

Lidhja juaj është bërë publike, por jo zyrtare. Keni menduar ta bëni atë zyrtare?

Ne ndjehemi si të fejuar, si të martuar. Pastaj është edhe çështje neglizhence mendoj.

Jetoni së bashku apo me familjet tuaja?

Këtë nuk më pëlqen ta them.

Soni është pro martesës apo bashkëjetësës?

Mendoj, që është e mirë një bashkëjetësë përpara, pastaj
martesë. Mundësisht martesë tradicionale.

Je ndjerë njdonjëherë e nënvlerësuar?

Absolutisht, asnjëherë.Gjëja më e mirë është, që ne e vlerësojmë dhe e respektojmë shumë njëri-tjetrin.

Ka diçka që nuk do t’ia falje Florit?

Pikërisht kjo. Nëse ai do të më nënvlerësonte.

Në muzikën që krijon Flori duket natyrë romantike. Është i tillë edhe në dashuri?

100%.

Dhe si e shpreh këtë anë romantike. Mund t’i vjedhim ndonjë ide?

Vihem në siklet kur duhet të flas për këtë aspekt. Ai ka dëshirën, që të më bëjë të lumtur dhe gjithçka i lind spontanisht.

Po ti si ia kthen?

Edhe unë. Kur jam me Florin më injekton, që të jem romantike. Pavarësisht se surprizat nuk i pëlqen shumë.

Të është dashur të bësh ndonjë çmenduri për të fituar zemrën e Florit?

Jo, thjesht përpiqem të jem pranë tij në çdo moment, t’i jap suportin tim, që ai të dijë se mua më ka pranë, në të mirë e në të keq.

Së fundi, në lidhjen tuaj vjen edhe një bashkëpunim muzikor. Ndihesh më e sigurt, që këndon me Florin?

Është shumë e bukur, që jemi pranë njëri-tjetrit, është siguria shumë e madhe. Nga ana artistike unë nuk kam bërë duete. Është një
duet shumë i bukur dhe mua më bëhet qejfi që do ta kem në albumin tim të ardhshëm. Pastaj më pëlqen, që profesionalisht bashkëpunoj me një nga kompozitorët më të mirë të momentit.

E ndërsa flasim për muzikën, duket se harrojmë, që Soni është diplomuar për frëngjisht. Ke dhënë dorëheqje nga profesioni?

Momentalisht nuk kam mundësi, sepse të përkthesh do shumë përqendrim dhe unë nuk jam shembull i përqendrimit.

Cilat janë projektet, që ke pas festivalit “Kënga magjike”?

Do të vazhdoj të promovoj klipin tim “Zig Zag”, do të jem sërish nëpër koncerte dhe paralelisht po punoj për një album të ri.

Nga MANJOLA BREGASI Gazeta Panorama