Your are here: Home // Soni Malaj // Soni përballë Sonit

Soni përballë Sonit

normal_soniiiiiiiiiiiiii_by_gentii.jpgZakoni me i mire, po dhe ai me i keqi,cfar pelqen dhe cfar nuk pelqen te nje mashkull . Ushqimet, librat,muzika dhe personazhet qe pelqen me shume.Soni i zbulon ne kete pyetesor.

Le ta nisim nga bukuria.Ti a ke ndonjë recetë sekrete?

Sekrete jo, se janë gjëra që dihen nga të gjithë. Thjesht varet se sa i zbatojnë. Në radhë të parë është gjendja shpirtërore. Unë ha shumë fruta, zarzavate dhe marr vitamina me kapsula. Nuk konsumoj alkool dhe duhan. Evitoj ambientet me tym dhe bëj shumë fizkulturë.

Cili është zakoni yt më i mirë?

Nuk e le kurrë veten pas dorë.

Po më i keqi?

Nuk kam ndonjë zakon të keq.

Pa cilin makijazh nuk mund të bësh dot?

Pa lapsin e syve.

Pa cilin aksesor nuk do të mund të rrish dot?

Pa syzet dhe pa celularin.


Cilat janë ikonat e tua të modës?

Nuk kam pasur ikona në mode, në muzikë po.

Cila është modelja jote e preferuar?

Përgjithësisht më pëlqejnë të gjitha, por kur kam qenë e vogël më ka pëlqyer trupi gjithë muskuj i Naomi Cambell.

Cila është këshilla më e mirë e modës që nuk e ke marrë kurrë?

Mendoj se moda çdo sezon i ndërron këshillat, por atë që është e përhershme e kam marrë: që të vishem gjithmonë me ato gjëra që ndihem më mirë.

Cila është fraza që të duket më e bezdisshmja për ta ripërsëritur?

Çdo frazë e përsëritur më shumë se ç’duhet krijon bezdisje te bashkëbiseduesi.

Nëse do të kishe qenë ngjyrë, cilën ngjyrë do të preferoje të ishe?

E kuqe.

Po nëse do të kishe qenë këngë?

Fluturim 3470.

Një gur i çmuar?

Smerald.

Një stinë?

Verë.

Një pije?

Ujë.

Një veshje?

Këmishë mëndafshi.

Një gjendje shpirtërore?

Dashuri.

Një mbiemër?

Malaj.

Cila është dita më e lumtur e jetës tënde?

Kur kam ardhur në jetë, pavarësisht se nuk kam qenë koshiente për këtë gjë.

Cila është gjëja e parë që bën kur zgjohesh në mëngjes?

Lahem.

Çfarë ka gjithmonë mbi komodinën tënde?

Fruta.

Cili është ushqimi yt i preferuar?

Peshku.

Cilat janë pushimet që do të pëlqenin më shumë?

Një javë në Disneyland.

Cili është albumi i parë muzikor që ke dëgjuar?

“Bad” i M. Jackson.

A ke frikë nga plakja?

Shumë.

Mes gjithë dhuratave që të kanë bërë në gjithë këto kohë, cila është më e preferuara për ty?

Një tufë lule një mëngjes, që nuk kishte asgjë për të festuar, por thjesht ishin me dashuri për mua.

Cili është shkrimtari yt i preferuar?

Zakonisht nuk tërhiqem nga shkrimtarët për të lexuar një libër, por nga përmbajtja.

Cila është banda muzikore që pëlqen më shumë?

Nga të huajt Bregoviç, nga shqiptarët “Lation Band”.

Po skuadra jote e zemrës, cila është?

Shqipëria.

Cilat janë tre gjërat që ëndërron të bësh deri në fund të jetës?

Po të them njërën që për mua është më e rëndësishmja, një familje të mrekullueshme.

Nëse do të mund të ftoje për darkë ndonjë personazh, edhe ata të kohës së shkuar, kë do të zgjidhje?

Më duhet të përzgjedh shumë. Por po veçoj Skënderbeun dhe Kleopatrën.

Nëse do të kishe mundësi për të jetuar në një kohë tjetër, cilën epokë do të zgjidhje?

Vitet ’60 në USA.

Kur të ka zënë qymyri për herë të parë?

Kur kam qenë e vogël, me një këngëtar të famshëm të asaj kohe, në USA, Terence Trent D’arby, i cili këndonte këngën “Delicate”.

Cili është mashkulli më seksi në botë për ty?

Nuk kam ndonjë të preferuar.

Cili është defekti më i shëmtuar te një mashkull, sipas teje?

Egoizmi dhe vaniteti.

Koha Jone

Random Posts

filed under: Soni Malaj

19 responses to "Soni përballë Sonit"

  1. besarta says:

    ka than flori boll pishman jam se e kish pi..in e shkyn po hajt se hyn ma kollaj

  2. flora says:

    nuk um pelqen soni fare

  3. lindita says:

    me pelqen SONI per arsyen e vetme qe eshte nga TROPOJA

  4. ida says:

    je e jashtzakonshme vazhdo keshtu dhe kenga fluturimi 3470 ishte fantastike
    ps:kur do te martohesh me florin?

  5. hida says:

    je shum e bukur soni veq vazhdo keshtu kenga me e mir esht fluturimi 3740 dhe TE DUA TY.

  6. Qendrimi says:

    je shume e buker j enu seksi shume kish dashte kur te vish ne kosove dal me ty pi nje kaffe tung nga qendrimi

  7. lola says:

    je shum e mir te gjith se folin keq per ty te kan inati mos harr tung klm je shum e bukur

  8. lolıta says:

    me vjen keq qe aı ıdıotı florı la nje yll sı ty me respekt lolıta turkı

  9. kosovarja says:

    Soni je kengetarja qe pelqej me se shumti.Kendon bukur dhe poashtu ke keng me kuptim te bukur.Nje nder kendet tua qe me pelqen me se shumti eshte kenaqesia.Edhe florin dikur e adhuroja mirpo tani jo me sepse e tregoi veten si nje idiot te la ty per tjetren.Mirpo Flori seshta askushi ti do te gjesh me te mir se ate.Puq nga kosovarja

  10. lona shkup says:

    soni je me e mira nder te gjitha vazhdo keshtu se do te arish shum.je fantastike kenget i ke te gjitha te mira dhe kendon bukur,gjithashtu je shum e bukur.kiss.

  11. adelina rr says:

    besart pak ma kadal se ktu ka edhe gjini mashkullore me doket

  12. sara says:

    Je shum e bukur soni te dua shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuum te sakam mnogu ai idioti qe u nda nga ti le ta dij se krejt famen e ka humb tani ,ti e bere te famshem nderse tani ka mbet me gishtat ne goj te kam dashuuurr shuuum flori marezisht por tani te urej Te mrazam od cello mojeto srceto te dua soni Te sakammmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm

  13. liridona says:

    soni je shum e mir por as ni konktare sja kalon dot dafia zeqirit.hehhehe

  14. te qmoj Soni Malaj veqmas me kengen te dua ty sa here e degjoj kete kenge pushoj shpirtrisht sepse ndihem mire kur e kendon kete kenge

  15. lele says:

    hej soni edhe nese je ndar nga flori mos ta nin se me siguri ki me gjet naj nje
    ma te mir ok mpuqqqq (k) ………………..

  16. besforti says:

    sony je shum e bukur veq vazhdo se ty ta kan inat te gjitha konktaret qe jan nga shqiperia dhe kosova te lumt soni ja vlen te jepesh nje koment per soni malaj…. pershendetje nga düsseldorfi

  17. OH SONI je shum e bukur a te dua shum

  18. tina says:

    je shummmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm e mir te adhuroj shpresoj se kur te rritem ta kem bukurin tende te duaaaaaaaaaaaaaaa shummmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm

  19. tina says:

    ma e bukura ne bot pas meje hahahsahahahhahhaha

Leave a reply