20 Dec
Sa herë që shfaqet në ekran, ajo përpiqet të sjellë risi. Kjo në sajë edhe të bashkëpunëtorëve të saj dhe realizuesve të spektakleve që ajo ka prezantuar. Kështu veproi në fillimet e saj si show-girl, kur drejtoi “Kërkohet një yll”, e më pas me “12 ëndrra të një nate vere”, “Gjeniu i vogël”, apo edhe me “100 këngët e shekullit”. Po këtë herë?! Emisioni i njohur italian, “C’e posta per te”, i të mirënjohurës Maria de Filipi do të vijë këtë herë në shqip dhe me histori të vërteta shqiptare. Alketa Vejsiu, showgirl-ja, kishte premtuar në fakt se do t’i rikthehej në janar ekranit sërish. Kohë kur vajza e saj, Nicole bën një vjeç.
E ky rikthim është i pari i Alketës mama. Por nëse në spektaklet e mëparshme ishin ide krejtësisht të reja, këtë herë ajo do të vij me një emision, formati i të cilit është thuajse i gatshëm. E në këtë rikthim, ashtu siç ka ndodhur shpesh, Alketa do të vijë me regjisoren Vera Grabocka, e cila në mjaft projekte të saj Alketën e ka një nga të preferuarat. Bukuroshja, që vetëm në moshën 17-vjeçare do të merrte përsipër prezantimin e një spektakli të përjavshëm, siç ishte “12 ëndrrat e një natë vere”, do të ishte mjaft premtuese për Grabockën.
Spektakli i fundit, ndërsa Alketa ishte një vajzë, ishte në Qershor të vitit 2006, datë të cilën producentja Grabocka kishte planifikuar mbërritjen në spektaklin e radhës, në skenën e Pallatit të Kongreseve, pikërisht Festivalin Evropian të Videoklipit, që për herë të parë vuri në garë këngëtarët më të mirë të Evropës Juglindore dhe emra të njohur nga Perëndimi, përfaqësues të 29 shteteve.
Që prej asaj kohe do të ndodhnin ndryshime në jetën e Alketës, të cilat do ta tërhiqnin nga skena. Ajo u bë nuse e më pas nënë. Ndërkohë që ende nuk është vendosur data fiks se kur do të fillojë spektakli, apo edhe televizioni që do ta transmetojë, ne jemi në pritje të shohim për herë të parë Alketën nënë në prezantim.
Bluetooth
9 Komente per "Surpriza e re e Alketa Vejsiut"
e di qe kemi emrin me te bukur ne bote. alketa quhem dhe un. je shum e mire dhe me duket se ne me aaaaa jemi me te mirat ha ha ha ha
pse ja ka vene emrin vajzes Nicole? S’i pelqejne emrat shqiptare asaj? me vjen shume keq per te…. neve jetojme ne Amerike edhe mundojme ti ruajme traditat tona shqiptare, qe fillojne nga emri kuptimplot shqiptar
-e
valla Adelin mis i Kosoves jeee
hiq nuk je e mira
oooo je shum e bukur alketa shum e menqur kom shum qejf qe ti te kthehesh ne tv na mungon
PERSHENDETJE ALKETA
si nje prezantuese me dukesh shume e shkathet dhe me goxha bagazh, bravo te qofte. me lejo te them nje mendimi timin ne lidhje me ty: mundohu te veshesh gjera te shkurtra(funde, fustane) sepse pantallonat te tregojne te gjera tek pjesa e vitheve(pasoja keto te lindjes). gjithashtu trego pak kujdes edhe ne modelimin e flokeve pasi modelet qe ke zgjedhur ose te kane sugjeruar jane shume te bukur , por jo per ty pasi te tregojne shume me te madhe ne moshe. per sygjerime te tjera nuk eshte nevoja pasi ne fund te fundit eshte zgjedhja jote ne lidhje me cfaredo fushe
flm per mirkuptimin se une jom adelina hahahhahhaha flm euresa hehehhe
Me vjen shume keq per ju, por ju mbeshtes ne faktin qe po kendoni serish. Muzika te sheron e te jep fuqi per te perballuar ate qe kaluat.
Ju uroj shendet e qetesi.
alketa ti je nje vajz shum e mir po nta marrt mendja mundesh te behesh edhe si prezantuse edhe si kengetare je shum cool veq vazhdo mos shiko mbrapa qa thojn te tjeret se po ta kan inat bay bay
Pergjigju ose ler nje koment