alketavejsiu.jpgSa herë që shfaqet në ekran, ajo përpiqet të sjellë risi. Kjo në sajë edhe të bashkëpunëtorëve të saj dhe realizuesve të spektakleve që ajo ka prezantuar. Kështu veproi në fillimet e saj si show-girl, kur drejtoi “Kërkohet një yll”, e më pas me “12 ëndrra të një nate vere”, “Gjeniu i vogël”, apo edhe me “100 këngët e shekullit”. Po këtë herë?! Emisioni i njohur italian, “C’e posta per te”, i të mirënjohurës Maria de Filipi do të vijë këtë herë në shqip dhe me histori të vërteta shqiptare. Alketa Vejsiu, showgirl-ja, kishte premtuar në fakt se do t’i rikthehej në janar ekranit sërish. Kohë kur vajza e saj, Nicole bën një vjeç.

E ky rikthim është i pari i Alketës mama. Por nëse në spektaklet e mëparshme ishin ide krejtësisht të reja, këtë herë ajo do të vij me një emision, formati i të cilit është thuajse i gatshëm. E në këtë rikthim, ashtu siç ka ndodhur shpesh, Alketa do të vijë me regjisoren Vera Grabocka, e cila në mjaft projekte të saj Alketën e ka një nga të preferuarat. Bukuroshja, që vetëm në moshën 17-vjeçare do të merrte përsipër prezantimin e një spektakli të përjavshëm, siç ishte “12 ëndrrat e një natë vere”, do të ishte mjaft premtuese për Grabockën.

Spektakli i fundit, ndërsa Alketa ishte një vajzë, ishte në Qershor të vitit 2006, datë të cilën producentja Grabocka kishte planifikuar mbërritjen në spektaklin e radhës, në skenën e Pallatit të Kongreseve, pikërisht Festivalin Evropian të Videoklipit, që për herë të parë vuri në garë këngëtarët më të mirë të Evropës Juglindore dhe emra të njohur nga Perëndimi, përfaqësues të 29 shteteve.

Që prej asaj kohe do të ndodhnin ndryshime në jetën e Alketës, të cilat do ta tërhiqnin nga skena. Ajo u bë nuse e më pas nënë. Ndërkohë që ende nuk është vendosur data fiks se kur do të fillojë spektakli, apo edhe televizioni që do ta transmetojë, ne jemi në pritje të shohim për herë të parë Alketën nënë në prezantim.

Bluetooth