normal_alban-skenderaj3.jpgMbase kur pranoi të ishte anëtar i jurisë së Festivalit të 46-të, Alban Skënderaj, nuk e kishte menduar se do të përballej me të tilla akuza.Madje nga ky pozicion,këngëtari përfitoi nga rasti t’u tregonte kolegëve se përvoja e tij e bëri të kuptonte që gjithçka në Festivalin e Këngës në RTSH, ishte transparente. Por ndoshta të tjerët nuk mendonin kështu. Sapo ka dalë pas skene dhe ka ndezur celularin, Albani është përballur me reagimin e parë. Nuk dimë se cili ishte bashkëbise-duesi dhe çfarë flitej në anën tjetër të receptorit, por përgjigja e Skënderaj e shoqëruar me çudi, u dëgjua e qartë: “Unë kam marrë para?!

Ndërkohë thashethemet e para tregojnë se me këtë veprim, Albani ka ulur veten dhe reputacionin e tij. Skënderaj i cili konsiderohej një gjetje brilante e “Top Fest” duke fituar menjëherë famë, papritur gjendet i kryqëzuar nga akuzat se ka qenë i korruptuar pasi vendimi i tij për të mos i dhënë asnjë pikë këngës së Edmond Zhulalit “Jeta kërkon dashuri”, është konsideruar absurd.

PanoramaPlus