Your are here: Home // Vipat Shqiptare // Teuta Kurti, me të fejuarin jam njohur në internet

Teuta Kurti, me të fejuarin jam njohur në internet

Këngëtarja rrëfen përvojën e saj të dashurisë

normal_teuta-kurti.jpg

Ardhja e saj e parë në Shqipëri lidhej me muzikën. Dhe kështu, për të njëjtën arsye do të vazhdonin të gjitha udhëtimet e tjera të Teuta Kurtit në Tiranë. Këngtarja kosovare e cila u bë e njohur për skenën shqiptare, falë spektaklit “Ethet”, vjen këtë radhë me një stil të ri dhe me më shumë përvojë. E ndërsa e shohim në skenën e Topfest 5 me luk të ndryshuar, kuptojmë, që këtë radhë Teuta ka vendosur të ndryshojë edhe mënyrën e të kënduarit.Vajza e ashpër dhe me një zë të fuqishëm, preferon tasahmë baladën për të konkurruar në Tiranë. Njëkohësisht këtë radhë ajo pranon të flasë edhe për jetën e saj private.Dardani është i fejuaria dhe dashuria e jetës së saj. Të dy janë njohur krejt rastësisht në intrnet dhe vazhdojnë të jenë së bashku, prej 3 vjetësh.


Vjen për të dytën herë në Top-fest. Çfarë të tërheq drejt këtij festivali?

Përvoja e mirë e vitit të kaluar, më shtyu të isha pjesë e këtij festivali edhe këtë vit.Është një nga festivalet, që lançon jo vetëm këngëtarët e rinj, por edhe ata me emër i ndihmon për të ruajtur emrin, stilin dhe performancën e vet.

Vjen me një baladë, që më duket se është ndryshe nga mënyra jote e të kënduarit…

Po është një baladë e rëndë, me muzikë të Armend Rexhepagiçit dhe tekst të Aida Barakut. Është një këngë shumë e bukur dhe ultra moderne, që besoj se do të pëlqehet edhe tek publiku.

E ke problem faktin, që është pak ndryshe nga rrymat me të cilat je prezantuar deri tani?

Tashmë Teuta e ka treguar zërin e saj dhe mënyrën e saj të të kënduarit. Nëse unë kam ndryshuar pamjen time dhe kam ardhur në një një mënyrë tjetër, kjo nuk do të thotë, që unë nuk ndjehem mirë me veten. Kjo është vetëm një provë apo një eksperiment, për të provuar që unë nuk jam e njëanshme dhe se jam në gjendje të këndoj në të gjitha rrymat muzikore. Është një këngë shumë e bukur, brenda stilit të baladës dhe që nuk është dëgjuar deri më tash. Mendoj se ka disa instrumente interesante dhe shumë të gjetura.

Si e gjen pritjen e publikut shqiptar?

Publiku shqiptar është shumë i ngrohtë dhe unë kam nevojë për ta pasur pranë, sepse daljen time të parë e kam pasur me ta, në spektaklin “Ethet”.

Me kë ke ardhur sot në Tiranë?

(Qesh). Vetëm. Megjithatë këtu kam shoqe dhe kjo nuk do të thotë, që do të vazhdoj të jem vetëm. Por qëndrimi i kësaj radhe do të jetë i shkurtër,sepse më duhet të kthehem për shkak të angazhimeve, që kam në Kosovë dhe shkollës.

Ç’mund të na thuash për pjesën tënde të kohës jashtë skenës?

Kohën e lirë e shfrytëzoj për të qëndruar me familjen,ose me miq. Ndërkohë hobi im është njëkohësisht edhe profesioni im. Kështu që muzika merr pjesën më të madhe të kohës sime, si në shkollë edhe në kohën e lirë. Megjithatë jam frekuentuese edhe e pub-eve dhe jetës së natës në Prishtinë, por edhe këtu kur vij në Shqipëri preferoj të dal me mikeshat që kam këtu.

Çfarë projektesh artistike ka Teuta në vazhdim?

Së shpejti do të lançoj albumin tim të parë, që besoj se do të jetë në treg në mesin e muajit mars. Bashkë me të do të lançoj edhe një klip të ri.

Jam kureshtare të di, çfarë shkruhet në gazetat kosovare për jetën tënde private…

(Qesh) Jam bërë edhe unë objekt i faqeve rozë, në këto gazeta dhe them, që edhe fejesa ime verën e shkuar nuk mundi t’u shpëtonte këtyre kronikave. I fejuari im është një njeri, që më mbështet shumë, sepse është artist (designer) dhe përveç ndihmës së familjes sime kam edhe ndihmën e mbështetjen e fortë të Dardanit.  Janë këta njerëz, që më rrinë pranë në momentet e mia të vështira.

Si jeni njohur me Dardanin?

Oh kjo është shumë interesante.Jemi njohur në “Hi5”, në internet tre vjet më parë. Ka qenë krejt rastësisht lidhja jonë. Kemi parë fotografitë përkatëse në profilin e secilit, na kanë pëlqyer fotot dhe kemi nisur komunikimin.Më pas vendosëm të takoheshim dhe pasi u shoqëruam për një periudhë kohe kuptuam, që ishim bërë për njëri-tjetrin.

Nuk ke pasur frikë në momentin e parë ku dole në takim me një njeri të cilin e njohe vetëm në internet?

Pak a shumë, njeriu dihet kur është real dhe i sinqertë.Unë jam natyrë, që arrij t’i njoh njerëzit që me shikimin e parë, gjë që ka qenë një plus për mua. Është kjo arsyeja për të cilën nuk jam zhgënjyer aspak.Kemi komunikuar rreth një muaj në internet dhe pas një muaji vendosëm të dalim. U takuam në një lokal dhe pasi dolëm 2-3 herë vumë re, që ishim tipa të njëjtë dhe nuk ndryshonim, nga ajo që kishim njohur në internet. Sepse dihet, që në internet njerëzit kuptohen me vështirësi,apo edhe keqkuptohen ndonjëherë. Kur njeriun e ke përballë e ke më të lehtë ta kuptosh. Dhe ne vumë
re, se ishim të njëjtët, si në internet ashtu edhe përballë njëri-tjetrit.

Më the, që ke ardhur vetëm në Tiranë dhe Dardani nuk të shoqëron. A nuk është xheloz ai për udhëtimet e tua vetëm?

(Qesh) Dardani ishte në Tiranë, pak muaj më parë gjatë festivalit të këngës në RTSH. Të dy e kuptojmë shumë mirë profesionin dhe impenjimet e njëri-tjetrit. Sa për xhelozinë, mund të them që është xheloz me masë dhe pa e tepruar.

Nga Manjola Bregasi PanoramaPlus

Random Posts

filed under: Vipat Shqiptare

1 response to "Teuta Kurti, me të fejuarin jam njohur në internet"

  1. rrezee says:

    teuta je shum kongetare shum e mir shum ki za legent ti je idolli jemm te duu

Leave a reply