Your are here: Home // Altuna Sejdiu - Tuna, Vipat Shqiptare // Tuna “Bileta” e prerë për MTV !

Tuna “Bileta” e prerë për MTV !

tuna.jpgNë zemrën time dominon vetëm një person që e ka merituar…

Këngëtarja lozonjare dhe me zë shumë të veçantë Altuna Sejdiu edhe në këtë verë të nxehtë ka vendosur ti përvishet punës për të nxjerrë albumin e saj të ri në tetor. Kësaj radhe Tuna i ka qëndruar besnike rrymëës R&B… megjithëse në një të ardhme të afërt vajza sexy nuk përjashton eksperimentimin e rrymave të tjera muzikore. Përsa i përket pyetjes mbi ngjashmërinë e klipit të këngës “Bileta” me këngën “Back to black” të këngëtares Amy Winehouse i është i përgjigjur… “nuk ka kufij në kreativitetin njerëzor”. Ndërsa këngën e Winehouse e cilëson si një ndër hitet më të suksesshëm të kohëve të fundit dhe protagonisten si një këngëtare të preferuar të saj edhe pse rrymat muzikore që lëvrojnë janë të ndryshme.

Si çelësi i suksesit të klipit “Bileta” që tashmë është përkthyer në anglisht “Ticket” dhe është dërguar në MTV Adria, këngëtarja nga Tetova veçon thjeshtësinë me të cilën është realizuar. Ndërsa si filozofi ajo thekson ndjeshmërinë e madhe të këngës gjë që e injekton edhe tek të tjerët. Tuna krahas muzikës dhe këngës të cilën nuk e quan profesion rrëfen për revistën Spekter detaje mbi lookun, pasionet, shijet dhe dashurinë. Që në këtë të fundit duket shumë e kënaqur, pasi deklaron se është e dashuruar në çdo sekondë të ditës dhe se ja ka dhuruar zemrën një personi që e ka merituar… Në këtë intervistë do të keni mundësi të njihni Tunën e sinqertë, të zgjuar dhe shumë origjinale.

Si nis një ditë e juaja?
Dita ime fillon me vonesë

Çfarë mund të na thoni diçka konkrete për planet tuaja muzikore?
Muajt e fundit krahas angazhimit në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme po merrem dhe me përfundimin e albumit tim, të cilin e kam parashikuar ta nxjerr nga muaji tetor.

Ju keni premtuar që kënga “Bileta” do të shoqërohet me një klip dhe është realizuar. Çfarë mund të na rrëfeni diçka që ka ndodhur në shesh të xhirimit, si momenti më i bukura dhe më i vështirë që keni pasur gjatë xhirimeve?
Nëse duhet ta veçoj në diçka xhirimin e këtij klipi, do ta veçoja në thjeshtësinë e tij dhe në emocionin që përmban. Nuk ka shumë filozofi, e ndjeva këngën deri në maksimum dhe u mundova t’i përfshij në emocionin tim dhe pjesëtarët e tjerë që ishin në klip, ndër të cilët ishte edhe Miss Kosova, Besa Gashi, të cilën e falënderoj shumë për prezencën e saj në klipin tim të fundit.

Shtypi këtu në Shqipëri e ka krahasuar si të ngjashëm me një klip të huaj “Back to black” Amy Winehouse. Ju si mendoni, pse kanë bërë këtë krahasim?
Mendoj se nuk ka kufij në krijimtarinë njerëzore, pastaj shpeshherë ata mund të përputhen deri në një pikë. Sepse në fund të fundit të gjithë jemi qenie njerëzore dhe mendojmë pak a shumë në të njëjtën formë. ”Back to Black” nga Amy Winehouse është një hit i madh i kohëve të fundit, si dhe një nga këngëtaret e mia të preferuarat, por unë klipin kisha mundësi ta shoh pasi “Bileta” ishte e lançuar nëpër televizione të ndryshme. U shtanga sinqerisht, sepse po i njëjti klip është edhe për versionin anglisht të quajtur “Ticket”, i cili është dërguar në MTV Adria. Por edhe nëse i krahasojmë, nuk kemi të bëjmë me ndonjë ngjashmëri. Në fund të fundit ku do të inspirohesha?! -Në ndonjë klip shqiptaro-bullgar?!

Albumi i ri ku do konvergojë si këngët, rryma muzikore…?
Albumi i ri do të përmbajë këngë të rrymave R&B

Sa i rëndësishëm është një klip dhe për të qenë i suksesshëm, çfarë duhet të ketë patjetër?
Unë mendoj që klipi nuk ka rëndësi aq të madhe, sa ka kënga si këngë, me vlerat e saj!Videoklipet ndoshta vetëm i japin një afat më të gjatë këngës.

Përpara se të vendosni të realizoni një këngë të re, sa kohë më parë e mendoni?
Është e çuditshme, por unë gjatë gjithë kohës mendoj për një këngë që kam vendosur ta realizoj. Dhe shpeshherë në kokën time bëj projektime për regjinë, realizimin si dhe për detaje të ndryshme. Me një fjalë jam shumë e preokupuar.

Një këngë për t’u bërë hit çfarë duhet të ketë…?
Nuk e di për çfarë hiti flasim, sepse fjala “hit” në tregun tonë është e interpretuar në mënyra të ndryshme. Për veten mund të them se, ndoshta nuk jam mjeshtre e mirë e hiteve, por të paktën di të bëj këngë që do të dëgjohen edhe mbas shumë viteve.

-Muzika për ju është…
Kënaqësi

Do e braktisni muzikën për…
Asnjë kusht në botë

Bashkëpunimi me Jonida Maliqin ju rezultoi i suksesshëm, keni menduar ndonjë bashkëpunim të ri edhe me këngëtarë tjerë?
Jam duke menduar për bashkëpunimin e radhës, që do e përfshij në albumin e ri, kësaj here duhet të jetë një këngëtar mashkull, për momentin kam disa opsione. Shumë shpejt do ta konkretizoj.

Cilën rrymëë muzikore nuk do e braktisnit për asgjë dhe cilën nuk do e këndonit kurrë?
Do të doja në të ardhme të eksperimentoj me më shumë rryma muzikore, por e di një gjë që asnjëherë nuk do këndoj një këngë tallava, regaton …e di që do të ishte dështim fatal (qesh)!

Çfarë mendimi keni për muzikën komerciale?Ju do e aplikoni nëse në dispozicion ju vënë shuma të mëdha?
Kurrë nuk do të bëj diçka kundër dëshirës sime. Vitet e fundit kam “luftuar” me mendimet e njerëzve, të cilët janë munduar të ma imponojnë këtë, por dëshira ime i mund gjithmonë këto fjalime. Ne kemi dhe aq muzikë dhe këngëtar komercial, saqë dikush duhet të krijoj vlera.

Nëse nuk do kishit zë dhe nuk mund të ishit këngëtare që padiskutim sita do ju seleksiononte një ditë, çfarë do bënte Tuna ?
Këndimin nuk mund ta quaj si profesion, por një hobi, i cili gjatë viteve ka marr një kahje serioze. Dhe kjo më ka penguar që mos t’i realizoj disa plane. Më parë ëndërroja të bëhesha një detektive e suksesshme.

Sa i rëndësishëm është look-u në tërësi për një këngëtare?
Look-u mban një përqindje të madhe të suksesit të një këngëtari, dhe pa diskutim duhet të posedohet.

Shpenzoni shumë për rroba dhe jeni e fiksuar pas etiketave?
Shumë shpesh e kam përmendur që jam fiksim i vërtet pas rrobave firmato dhe nuk e arsyetoj këtë gjë

Sa ju kushton një dalje në skenë dhe një klip në aspektin e përkujdesjes?
Kjo varet nga paraqitja dhe rëndësia e saj, por ka të tilla që më marrin kohë me muaj të tërë.

Si i keni marrëdhëniet me kolegët tuaj këngëtarë ?
Kryesisht i kam shumë të mira raportet me të gjithë kolegët në Shqipëri dhe Kosovë.

Jeni dakord me faktin se thashethemet më të mëdha dalin pikërisht nga vetë këngëtarët për njëri-tjetrin?
Nuk e di, ndoshta, unë personalisht nuk merrem me gjëra të tilla. Ndaj nuk e besoj dhe këtë fakt.

Një ditë e bukur për ju është?
…dita e kaluar me pizhame dhe duke shikuar filma.

Kujt ia kushtoni pjesën e lirë të kohës?
Familjes dhe shoqërisë.

Sa të zënë e ka zemrën Tuna?
Në zemrën time dominon vetëm një person, i cili është pozicionuar aty sepse e ka merituar.

Kur dashuron Tuna?
24 orë në ditë, çdo sekondë.

Jeni 100% e dashuruar dhe vetvetja?
Kur je i dashuruar s’ka dyshim që nuk je vetvetja.

Ju pëlqejnë dhuratat dhe çfarë ka qenë dhurata që ju ka mbetur në mend?
Ka shumë dhurata që i kam marrë nga njerëz që i respektoj dhe i dua, nuk më lenë përshtypje vlera e tyre.

Çfarë ju bënë të lumtur dhe çfarë ju hidhëron?
Më bëjnë të lumtur imtësitë, si p.sh kur i kthehem shtratit tim pas disa ditëve mungesë, po ashtu më irritojnë dhe më hidhërojnë imtësitë, gjë që e kam ves negativ.

Pushimet verore ku do i kaloni dhe me kë?
Nga fundi i gushtit do të udhëtoj për pushime në Miami.

Së fundmi çfarë do dëshironi t’i thoni lexuesve dhe fansave tuaj përmes reviste “Spekter”?
Pushime të këndshme.

Spekter

Foto nga Tuna i gjeni këtu : http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-137.html

Random Posts

121 responses to "Tuna “Bileta” e prerë për MTV !"

  1. Nnit says:

    ‘Tunn’ keiit qatta qe folin keq per tyy muutin ta hongshin ..
    se boooll e qartt tybe jjee edhe ska kunn ksi bukuriee sii tii ..
    tdduuua

  2. lena lipjan says:

    Tuna je shum shume bukur vetem vazhdo keshtu me pelqennnn shummm ke fetyr te bukur shummm tdu

  3. nitta says:

    ej oj tun hiq sum pelqen hiqqqqqqqq

  4. DIANA says:

    mos e shani more altunen se boll e mir osht qika veq pi ja keni inatiiiii tung kalofsh mir kiss mpuqq

    DIANA’s last blog post..Scary Shorts in the Screening Room

  5. miljaaa says:

    je ma e bukura kujt ja ki inat vetem
    milja.tuna-albi@zbavitu.net mes ta nin per kerkon je ma e bukura edhe pik veq vazhdo vazhdo qashtu bravo mos ta nin as pak as nites qe po shkrun palidhje ma e bukur se
    ajo kuku zot qysh e shan njerin ma te bukurin tung nga milja te do shum

  6. ledri says:

    hej tuna po kthena serisht me ty te don ledri nga prrishtina mes om vet a je nreq me mu vetem mos fol me mu hiq u bo

  7. ledri says:

    je shum cool

  8. leta says:

    tuna je shume e mire veq nex——>

  9. arta says:

    ooooooo sosht kerkushi kjo e bohet se osht dikushi:@
    edhe ska stil per me knu iq

  10. rina says:

    veq kush ja ka inati se ma e mira asht edhe oj art a qysh e ki emrin e vertet mshele gojen ehd emos fol keq per te se ma e mira asht tung tung nga rinesaaaaaaaaaaaaaaaa te dua shum tuna te uroj shum suksese tung

  11. lina says:

    je nr 1 tuna veq vazhdo veq kush ta ka inatin valla se ska me ty bile qetash je tu jau shku krejt kengtareve veq vazhdo mos i nigo fjalt e te pa shkollve ahha ok kiss je ma e mira

  12. ximi says:

    ALO DESHIRONI BISEDE

  13. ximi says:

    ALOOOO

  14. lonche>3nt says:

    je shum e bukur me pelqejn kenget e tua je nr. 1 mos ta nin (k)(k)(k)

  15. toni mata says:

    jeni shum e bukur shum kish pas deshir te bej sex me ty o tuna

  16. lonche>3nt says:

    ej tuna per mu je yll heeheeh je shum najs heeheh te prshendes shum lonche>3nt

  17. lonche>3nt says:

    oj tun je shum e mir mos ta nin qat thoj kata vorrat e kto vorricat nr 1 je (K)(K)(K) :D ;d pershendes lonche tuna (K)(K)(K)

  18. miljaa says:

    heeeeeej a menoni si ka duffy me tunen profil qiteni diku ni add http://www.tuna-dafina.skyrock.com nuk munen me shkru ata si nuk kan komente ose hini http://www.aci hayat tung tuna je ma e mira mpuq nga milj`a

  19. miljaa says:

    je e bukur
    DIANA’s last blog post..Scary Shorts in the Screening Room

  20. agnesa says:

    e mir je nuk ka komente por genta pak ma e mir

  21. VALONI says:

    tuna te pershendet loni edhe te kisha pyt sa te kan qi para ledrit te skillsave edhe sa mas ok jo ma teper nuk kam me shtu ok kalo mir pershendetje se boll pidh je valla

Leave a reply