Your are here: Home // Vipat Shqiptare // Turi i Produkt 28 një i fejuar për mamatë

Turi i Produkt 28 një i fejuar për mamatë

normal_turiprodukt28.jpgDjali aspak i urtë, por shumë i shkathët, që di të merret me kalamajtë dhe të këndojë bukur, që ëndërron të martohet dhe të ketë një familje të lumtur. Që kur të rritet, do veshë kostum e kollare e do të zgjidhë hallet e popullit, që nuk pi alkool e as cigare. E ç’duhet më shumë që mamatë të lënë kokën për të e të duan ta bëjnë dhëndër.
 
Ai nuk është nga ata që i mbushin duart me lloj-lloj xhinglash të zeza e metalike. Nuk vishet me rroba ku të dallojnë që tutje logot e firmave të famshme. Nuk ka as ndonjë tatuazh që ta ekspozojë, duke shitur mend si ata djemtë modernë të kohës. Nuk tymos cigare dhe nuk e ka provuar drogën. Por nuk është as nga ata që veshin këmisha të kopsitura deri në fyt e jelek me rombe si ata djemtë e mirë, kokulur e të pafjalë. Sepse Turi i “Produkt 28” vetëm i pafjalë nuk është. Ka kohë që është bërë personazh publik, por mendjemadhësisë vazhdon ende t’i qëndrojë indiferent. Di t’ua gjejë telat kalamajve dhe duket sheshit se ata lënë kokën për të. Dikur ka shkruar poezi, tani tekste këngësh. Nuk harbohet pub-eve tërë natën dhe nuk zihet me grushte. Është djalë me dy universitete dhe ka punuar që sapo mbaroi gjimnazin. Nuk i prish paratë lart e poshtë dhe kur të rritet edhe pak do të bëhet politikan. Vërtet bën pak rrëmujë nëpër shtëpi dhe nuk i pëlqen fare të bëjë punë, fjala vjen, të lajë një pjatë apo të skuqë një vezë. Por… punë e madhe! Kjo s’është asgjë para faktit që Turi mendon që tani – vetëm 23 vjeç – për martesën. Madje na ka rrëfyer edhe një sekret: ka ideuar që tani planin e propozimit për martesë, që duket se s’ka gjasa të jetë thjesht një ulje në gjunjë para vajzës që dashuron, me një unazë llamburitëse në një kuti kadifeje të hapur. Do të jetë shumë më tepër se kaq. Një çmenduri e vërtetë! Me pak fjalë, Turjan Hyska është një djalë për kokë të djalit, nga ata që çdo mama do të linte kokën dhe do t’i shkëlqenin sytë nëse ai do t’ua hidhte sytë vajzave të tyre.

Në fakt, bëjnë mirë të shpresojnë për ta parë si një kandidat për dhëndër, përderisa ende askush nuk e ka parë në ndonjë nga këto fotot që janë bërë të modës tani nëpër revistat e thashethemeve. Askush nuk e ka fotografuar duke u puthur me ndonjë vajzë. Por edhe në ndodhtë, Turi e pranon me gojën plot se do ishte gati edhe të lutej, vetëm e vetëm që ajo foto të mos publikohej. Ja që qenka nga ata tipat që me ekzibicionizmin nuk është puqur ende dhe ndoshta kjo nuk do të ketë gjasa të ndodhë. “Sepse nuk gjej ndonjë arsye të fortë që më detyron të bëj performanca. Ajo që është intime më përket mua dhe vetëm mua, të tjerët s’kanë pse ta dinë. Ndaj edhe nuk e shoh veten të humbur nga fakti që nuk përmendem nëpër kronikat rozë. Për mua kjo nuk është aspak reklamë”. Por kjo nuk do të thotë se atij nuk i pëlqen që të ndiejë vëmendjen e të tjerëve. Me këtë duket se është mësuar qysh herët që në kohën kur ishte një petronins. Ishte ndër ata nxënësit llafazanë e të lëvizshëm, por që i pëlqente matematika. Nga ata që bënte rrëmujë, fjala vjen, bllokonte bravën e derës së klasës që të mos bënin provim, e megjithatë ishte ndër nxënësit me mesatare të lartë. Bënte poezi thumbuese për zyshat pa kursyer asnjërën, ama shfaqej në Rin Fest bashkë me dy djemtë e tjerë të grupit (kanë qenë të tre në një klasë) dhe himni që ata i kënduan gjimnazit të “Petro Ninit” vazhdon ende të dëgjohet atyre korridoreve.

Pas mbarimit të gjimnazit iu desh të priste një vit për të filluar studimet për shkenca politike. Por nuk mund të quhet kurrsesi një vit i humbur. U mbyll në studio bashkë me djemtë e “Produkt 28” dhe bashkë krijuan këngë që do të çmendnin të rinjtë. Por, edhe pasi filloi universitetin, kjo nuk do të thoshte aspak që tani angazhimet e tij mbaruan, se ishte koha e studimeve që do t’ia pushtonte gjithë kohën. Aspak. Filloi të punonte vetëm pas pak kohësh si prezantues i emisionit “Kub” në Vizion Plus”. “U përballa shumë herët me ritmin e punës, me ambicien, me bërrylat, me hapësirat që të tjerët nuk të linin t’ua shkelje… dhe adoleshenca ngeli pas. Fillova ta ndiej veten të rritur duke punuar e duke u shoqëruar me njerëz më të mëdhenj e më të pjekur se vetja”. E duket se është rritur vërtet. Është rritur aq sa të skicojë edhe planin e imtësishëm se ç’do të bëjë pas shumë vitesh. Ndoshta do të jetë koha kur do t’i vlejë diploma e Fakultetit të Shkencave Politike (në vit të katërt) e më pas ajo e Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimin (në vit të dytë), që po e studion në Universitetin Europian të Tiranës. Cili është plani? Të bëhet politikan. E ka seriozisht. Sepse ai nuk është nga ata që e kanë humbur besimin tek politikanët e sotshëm dhe, meqë çdokush e ka një ëndërr të vjetër, e Turit është pikërisht kjo. “Më tërheq angazhimi publik dhe nuk më duket një sipërmarrje e pamundur. Jo më kot jam duke studiuar për shkenca politike. Por jam ende i vogël. Politika është shumë komplekse, kërkon pjekuri, eksperiencë dhe unë do kem kohë për të gjitha këto”. Ndoshta pas shumë vitesh nuk do të ketë asgjë të përbashkët me imazhin e djalit të sotëm veshur me t-shirt e xhinse të gjera. Do t’i duhet të veshë kostum e kollare, që nuk i ka veshur kurrë në jetën tij. “Ku i dihet, mbase do ndihem komod edhe me kollare e nuk do më duket sikur po më mbyt e se diku duhet të varem.” Por mund të duket edhe shumë më mirë i veshur ashtu serioz. Tamam një kandidat për dhëndër. Por ajo do të jetë vërtet një tjetër kohë. Një kohë kur do t’u përkasë vetëm të rriturve e jo më të vegjëlve dhe mamave që e shohin si një djalë që “lum kush e ka”, çdo ditë në ekran në emisionin “Përrallë me Piratë”.

Nuk është dhe aq për t’u çuditur, por për një djalë të moshës së tij nuk ndodh përditë. Ndryshe nga të rinjtë e tjerë që më së shumti preferojnë formatet e emisioneve muzikore, Turi ka bërë të kundërtën. Ka ideuar dhe realizuar një emision për fëmijë (dhe u ka hyrë edhe më shumë në zemër mamave). “Jam frymëzuar nga prezantuesit italianë dhe doja të krijoja një format që të ngelej edhe pasi të kishte kaluar shumë kohë. Ndoshta kur të jem 50 vjeç dhe të trokas në derën e ndonjë ministri, ai të më thotë: Unë kam qenë tek Përralla”. Ky që pritet të fillojë, është edicioni i tretë pas “Përrallë me mbret” dhe “Përrallë me piratë”, që do të quhet “Përrallë me indianë”. Nuk është vendosur ende nëse do të jetë Turi që do ta drejtojë. Mos është lodhur duke u marrë me fëmijët? Në fakt, nuk është tamam kështu. Sidomos tani që ua mori dorën atyre harrakatëve që arrinte t’i disiplinonte edhe në një studio televizive të mbushur plot me fëmijë, ku secili ka mendjen e tij të ndritur. “Nuk është e lehtë të merresh me fëmijët. Ka nga ata që ma kanë pirë lëngun dhe nuk më dëgjojnë më. Prandaj sa herë që vijnë fëmijë të rinj u rri ftohtë, ka raste edhe që u bërtas. Por më shumë u jap detyra, të përgatisin vjersha në shtëpi. I bëj të ndihen pjesë e lojës”. E pikërisht tani që ua ka marrë dorën aq mirë sa ndoshta s’ka frikë që edhe kur të martohet të bëjë një tufë me kalamaj, ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë ai drejtuesi i emisionit të radhës. Sigurisht që e ka një arsye. Një tjetër format televiziv, por kësaj radhë kryekëput ndryshe nga ai i mëparshmi. Nuk ka më përralla me piratë e kalamaj, por “Supermen”. 24 djem të rritur me muskuj që konkurrojnë për më të fortin e Shqipërisë. Një kthesë e fortë që për Turin përkthehet nga çiltërsi dhe naivitet fëmijësh në forcë dhe garë. Një emision i ideuar prej tij, që realizohet nga po i njëjti staf në Vizion Plus.

Ia arrin t’u përkushtohet të gjithave, këtu shkollës (me të e ka zgjidhur problemin si shumë të tjerë, duke e gdhirë mbi libra vetëm gjatë sezonit të provimeve), atje emisionit, këtu muzikës e atje koncerteve? E pastaj të mendosh që është vetëm 23 vjeç. Mosha kur duhet të shpërthente pub-et e diskot e natës. Po ja që Turi nuk ka marrëdhënie shumë miqësore me këto të fundit. Madje as që ka marrëdhënie fare. Me mbrëmjet i ka zgjidhur punët ndryshe. U dorëzohet pa kushte shëtitjeve me makinë apo ndonjë darke të qetë. Se pastaj duhet të kthehet në shtëpi. Gjëja e fundit që do të donte është që të shqetësojë nënën e tij, që si çdo mama tjetër rri me sytë nga ora e nga dera. Po edhe ai është nga ata djemtë që një pikë të dobët e kanë për mamin. “Mami im është një nga njerëzit më të sinqertë e për mua është më e mira në botë, pavarësisht se unë shpesh e kam lodhur, e kam mërzitur e kam bërë të qajë, por edhe e kam lumturuar”. Por pjesa që i përket përkushtimit të familjes nuk mbaron këtu. Sepse pas vdekjes së të atit, i duhet t’i rrijë çekan mbi kokë edhe të vëllait adoleshent. Shembull më të mirë ai nuk do të kishte, ndaj edhe Turi as që duhet ta çojë nëpër mend cigaren, se ndryshe kthehet në një shembull që mund të kopjohej sa hap e mbyll sytë. Sa për ndonjë gjë më të rëndë se cigarja…. shshsht! Kjo as nuk duhet zënë në gojë. Turi nuk ka kohë të merret me të tilla gjëra. Angazhimet me grupin “Produkt 28” i dalin dhe i teprojnë për të mos ua ndjerë nevojën gjërave që bëhen për sy e faqe. Pastaj do të ndihej i varur. “Mua nuk më pëlqen fare të ndihem i varur, aq më pak ta kem lakun në fyt”. Paratë e tij i shpenzon ndryshe. Duke i investuar në albume. E meqë të tjerët me siguri do të ishin dakord po të thoshim se ata janë grupi më i preferuar i të rinjve, del se investimi nuk mund të quhet kurrë i çuar dëm, pavarësisht se nuk do ta pranonte kurrë se ata bëjnë muzikë për biznes. “Mua nuk më pëlqejnë fitimet e momentit. Ndaj edhe “Produkt 28” nxjerr një album në dy vjet. Sepse nëse ai do të shitet, duhet të shitet për të gjithë përmbajtjen dhe jo vetëm për një këngë. Por ne nuk do ta kthenim kurrë muzikën në një mjet fitimi dhe kaq. Nga ana tjetër unë nuk jam ithtar i parasë. I vetmi shpenzim që mund të quhet deri diku i tepruar është telefoni. Sa për look-un, më pëlqen të ngelem tek e thjeshta, gjë që nuk më kushtëzon në shpenzime të kota”. E në fakt është vërtet i veshur thjesht. Me një palë xhinse e një pulovër jeshil. Nëpër duar nuk ka lidhëse të zeza e metalike, as tatuazhe. Është një djalë që të gjitha mamatë do të shkriheshin nga kënaqësia nëse do t’u hidhte sytë vajzave të tyre.

Nga Klaudeta Skënderasi Revista Jeta

Random Posts

filed under: Vipat Shqiptare

37 responses to "Turi i Produkt 28 një i fejuar për mamatë"

  1. letersi says:

    o turo je si shpirt me pelqen shume je shum i mir suksese ne jete

  2. besa says:

    turi je shuuuuum i mire.Te uroj qe te behesh nje politikan i zotin,qe te nderosh haa.Te uroj suksese ne cdo hap te jetes

  3. danjela says:

    o turi je si shpirt per zotin je shpirt njeriu je i papare je me i miri me i bukuri te gjitha te mirat ti i ke.te dua shume o njisho.yyyllllooooo.danjela

  4. alor says:

    pi ja vlejshe per bukuri

  5. sara says:

    je yyll

  6. bjona says:

    oooo turi je engjull jam nga tetova te dua shum oooo sa kisha pas eshir te kontaktojm hehe

  7. genta says:

    ooooooooo turiiiiiiiiii t du shum shum vdes per tyyyyyy mpuqqqqqq

  8. JORUUU says:

    TURIIIIIIIIIIIIIIII HI !!! DHE SE TI E DI SHUM MIRE QE JE ME I MIRE UN DO TE TA THEM PRAP JE ME I MIRI DHE NONA IME VDES PER TY… HAHAHA ESHTE E MIRE E…PUCI PUCI TURI .BASHKE DO SHIFENA… CIAO

  9. SARA says:

    JE SI SHPIRTE

  10. sina says:

    osht njerii i vetemmm VIP– qe kisha pas qeff shummmmm me ndejt me too edhe nuk isha merzit kurr ee duu u shumm sidomoss mas qesejna qe lexova … rrall gjen sii TURI LUV U

  11. nita says:

    ti je nje yll muzikor i hip-hop veq shum ta du kengen missi im…bravo…

  12. nessa says:

    tung turi je yll valla te pershendes shum klm nga nessa…

  13. drenusha says:

    tung je me i mir per te gjith moa me paleqen shum

  14. nita says:

    tung te dua shum je shum i bukur kam pasur deshire qe ti te fitosh ne kenga magjike 2008 vendin e pare tung qao du shum nga nita..kiss…

  15. lila says:

    oo turi qe moti je djali qe me ke lene me shum pershtypje ne bote…sharmi qe ke dhe simpatia jote me bejne qe kur te pash ne fund tek kenga magjike te le koken fare per ty…un jam nga Mkd e po erdha ne shqipri shpejt do bej cmos tet takoj see yaaaa

  16. Lena says:

    yoo je me i bukuri ne hip hop shqiperi……..i love you so much…veq perpara se do arrish shummmmm……

  17. blerta says:

    o turi te persends se je shum i mir edhe gjithashtu edhe kendon shum mir sidomos ne kangen e fundit ke qen i mrekullueshem te pershendes me shpres qe do te takoj ndonjeher ne shqipri gjat veres missi im kang e mrekullueshme

  18. vesa says:

    tung turi me te verte je shum i bukur ,te uroi fat gjat gjith jetes ,je shum shum i bukur dhe mahnites qaooooooooo bukurosh

  19. Donna... says:

    tung t’pershendes shum Turi…:$
    pas gjith asaj qe lexova me t’vertet kuptova qe ishe nje njeri interesant:$…shpresoi qe do ti realizosh t’gjitha ato endrra…dhe do te na u behesh nje Politikan i mir hehe…
    Suksese t’matutjeshme…
    t’pershendes teper Dona nga R.Kosova

    bye…bye…

  20. Donna... says:

    Pershendetje per ty Turi…:$
    pas gjith asaj qe lexova me t’vertet kuptova qe ishe nje njeri interesant:$…shpresoi qe do ti realizosh t’gjitha ato endrra…dhe do te na u behesh nje Politikan i mir hehe…
    Suksese t’matutjeshme…
    t’pershendes teper Dona nga R.Kosova

    bye…bye…

  21. niti says:

    hola hola turi eshte ma i bukuri ne bote eedhe kendon shum bukur mua shum me pelqen walla i deshiroj gjith te mirat e la te martohet sa ma shpejt aaaahhahaha papa

  22. enisa says:

    turi eshte i dashuruar e mos e ngucni

  23. enisa says:

    turi eshte i dashuruar e mos e ngucni
    sa eshte tradhtar sepse e ka tradhtuar gruan e di edhe sepse merret me beba

  24. lona says:

    oo turi je teper i bukur:D shum shum i bukur te adhuroj

  25. bjondina says:

    tung turi je yll bote te dua shummm me te vertet je nje djal shum i mir edhe si kengetar edhe si drejtues i emisionit prralle me romake te amo mucho

  26. bjondina says:

    te adoro turi te amo mucho,i love you,te mao,ti amo etj etj

  27. qendresa dhe jeta says:

    ooooooooo Turi nE QMENDEMI PER TY

    qdo here e shikojm Prrall me Romak ,por nuk e shikojm prrallen por ty.buzqeshja jote me jep jete..

  28. donald says:

    te fala klajdi gladiatori

  29. jeta says:

    je kengetari im me i prefruar te uroj gjith te mirat ne jet dhe jet sa me te lumtur me te fejuaren tende

  30. enxhi says:

    turi je i papam.sinqerisht na ke cmend fare.je king.mbi te gjitha 1 kengetar fantastik sidomos te missi im.shpresoj qe ti realizosh endrrat se dhe ne na duhet 1 politikan si ti.kushedi formojme ndonje parti bashke.puc fort

  31. hyse says:

    TURII je njësh fare o plakoo

    “te puth fort hysja”

    …………………………..

  32. dita says:

    turi je yll vetem vazhdo se do arrish shum je mi i miri ciao dita

  33. ingrid says:

    turi je ylli i produkt 28

  34. daffina says:

    ******iiiiiiiiiii loveeeeeeeeee youuuuuuuuuuuuu*****

    muchhhh

  35. dafffina says:

    turiiiiiiiiiiiii nje yylll i ri nga shqiperia po vjen dhe do ta zbuloni kush eshte

    ****TURIIIIIIIIII****

  36. Ida says:

    jam nga ulqini je njeshi turi.te uroj suksese ne jete.i shoh te 2 emisionet mos u nxeh dhe perralla me romake.te uroj suksese ne jete.

  37. ardit says:

    o rrot

Leave a reply