Ne momentin, qe ne Tirane nisi te perflitej ndarja e djemve te grupit “Produkt 28″, Turjan Hyska u nis drejt Prages per nje specializim. Dukej ne fakt si nje ikje, per t’iu shmangur thashethemeve, por realisht nuk ka qene keshtu.

Nga Praga, Turi tregon se behej fjale per nje trajnim te planifikuar, nderkohe qe marredheniet mes djemve te grupit tani jane me te forta se kurre. Nje prove ndaj vetvetes, apo nje loje ndaj besnikerise se fansave? Ndoshta pak nga te dyja. E ndersa eshte duke shijuar ditet e bukura dhe ceket joshese, ai shprehet se nuk e krahason me asgje embelsine e bukurosheve shqiptare.

Si po i kalon keto dite ne Prage dhe si po shkon trajnimi?

Franc Kafka eshte nje prej autoreve, qe une kam me per zemer dhe te rrish tre jave ne vendlindjen e tij, sigurisht qe eshte nje emocion shume i madh dhe i papershkrueshem. Trajnimi nga nje prej universiteteve me te medha amerikane sic eshte “George Town” te ve pak perpara pergjegjesise, por ama ne shqiptaret jemi race e zgjuar dhe mesojme shpejt kur duam.

Po argetohesh nga pak, sepse thone qe vajzat lindore jane shume te bukura dhe joshese?

Eshte e vertete qe vajzat lindore jane joshese, te bukura, te gjata, etj., etj., etj., por ama s’kane embelsine e gocave tona, te cilat une s’i nderroj me asnje nacionalitet tjeter.

Duket sikur ke ikur qellimisht, per te mos degjuar komentet, qe u bene per ndarjen e grupit…

Jo moj, jo… Burrat nuk e lene atdheun ne momente te veshtira. Thjesht udhetimi im rastisi ne po te njejten kohe me nxjerrjen dhe realizimin e projekteve. Komentet ishin te shumta dhe iu kerkoj ndjese fansave per merzine, qe iu kemi shkaktuar, por besoj tani gjithcka u qetesua, sepse u kuptua qe ishte loje.

Qe te marrim vesh, ndarja juaj ishte thjesht per strategji, apo pasi provuat bashkepunime me femra u bindet, qe jeni me mire te tre?

Ndarje s’ka qene kurre, pasi cdo hap i ketij projekti te madh eshte bere nga te tre, duke asistuar ne cdo moment dhe mbeshtetur njeri-tjetrin. Ndarja u be per te dale nga kornizat e grupit dhe per te treguar, qe “Produkt 28″ tashme jane pjekur dhe jane gati te krijojne muzike, jo vetem per grupin. Me vjen shume keq per ata, qe u gezuan, se u ndame dhe thjesht iu them qe “Produkt 28″ eshte me i forte se kurre.

Te vjen keq, qe nuk ishe ketu te prisje vleresimet per videoklipin e ri?

Me vjen pak keq te them te drejten, qe nuk isha, pasi kemi bere nje pune shume te madhe. Doja te shihja rezultatin dhe impaktin qe do te kishte te njerezit, por fale internetit i kam marre vesh pak a shume se si u priten te dyja kenget. Tashme presim kengen dhe klipin e Fabit.

A mund te na thuash perse zgjodhe Vesen, apo u bere xheloz per bashkepunimin e Albanit me Orinden?

Xheloz?! Vesa eshte kengetare shume e mire, kjo eshte arsyeja pse e zgjodha per bashkepunim. Mundesite e zgjedhjes nuk jane te shumta, pasi ka pak kengetare te mira, por mendoj qe kam bere nje zgjedhje mjaft te mire, nga e cila kam mbetur shume i kenaqur dhe per kete dua ta falenderoj V V V Vesen.

Kam degjuar qe cunat nuk kane qene shume te kenaqur nga ty, se me duket kerkon t’i marresh gjithe meritat per vete…

Une?! Une jam cun i mire dhe nuk i bej kesi punesh. Megjithate, do ta sqaroj ne Tirane dhe kete pune pasi, tani qe kam ikur nuk e di c’ndodh andej, plus qe Fabi me duket se na ka tradhtuar. Te shohim kur te kthehem.

Turi, edhe sa pune te tjera do vazhdosh te besh paralelisht: autor tekstesh, kengetar, drejtues emisionesh, sipermarres ne nje studio private edhe shkollen, sigurisht. Ke ndonje gje tjeter per t’iu shtuar ketyre impenjimeve?

Pushime dhe shume shkolle. Pas diplomes dua te bej nje master, megjithate asgje nuk do e le pas dore, pasi mendoj qe do e le punen, kur te vdes. Puna eshte ushqim per trupin, trurin dhe shpirtin.

Megjithate, ti nuk flet asnjehere per jeten private, gje qe meshkujt nuk e kane shume problem, perse? Nuk besoj se do e mohosh qe je i dashuruar? Mos ndoshta mendon, qe fanset femra do te largohen po te marrin vesh qe ti ke nje te dashur simpatike, sepse do mendojne, qe nuk kane aspak mundesi te te bejne per vete?

Le t’i leme njerezit te mendojne per dashurite e tyre dhe fanset, thjesht te blejne cd-ne e Turit, se eshte me mire per te gjithe. Nje perqafim te madh per Shqiperine time, qe e dua fort.

Koha Jone

Fotografi nga Produkt 28   http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-348.html

  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Technorati
  • MySpace

Random Posts