Eshtë një nga zërat më të bukur të muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme. Por pakkush e di se këngëtarja Valbona Mema e ka nisur gjithçka nga dyert e Kombinatit Poligrafik këtu në Tiranë.Inxhinierja teknologe, Luljeta Luga, që prej 35 vjetësh punon në këtë kombinat, tregon sesi ka ndarë përvojën e saj me njerëz që sot janë artistë të njohur.

E një prej tyre është edhe Valbona Mema. “Në këtë shtypshkronjë kanë lindur talente të muzikës dhe të estradës shqiptare. Valbona ka punuar rreth shtatë vjet këtu tek ne dhe ka qenë ndër punëtorët ndihmëse, ose e thënë ndryshe: jo të normuara të ndërmarrjes. Pas kësaj, ajo filloi të angazhohej në grupin artistik të ndërmarrjes, që jepte koncerte me rastin e festave të ndryshme, derisa doli në festivalet e famshme të Dekadave të Majit, e kështu me radhë”, thotë Luga. Ndërsa vijon të shtojë se ajo kohë ishte e mirë jo vetëm për të promovuar talente, por edhe për të bashkuar fate njerëzore. “Valbona e ka njohur këtu në punë Sokolin, që do të bëhej shumë shpejt bashkëshorti i saj.
Ndërsa sot më vjen mirë që ajo është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës shqiptare, e ndër më të kërkuarat nëpër koncerte e dasma familjare”, për-fundon inxhinierja teknologe. Në kohën kur la pas dyert e Kombinatit Poligrafik, këngëtarja Valbona Mema nisi intensivisht pjesëmarrjet nëpër gjithë evenimentet kulturore që zhvilloheshin në ato kohë, e ndërsa sot ajo është një nga emrat më të dashur për
audiencën shqiptare, këtu në Shqipëri e kudo ku jetojnë shqiptarët. Korrieri