Your are here: Home // Vipat Shqiptare // Valton Krasniqi, akuzon Ermal Fejzullahun për kopjim të këngës

Valton Krasniqi, akuzon Ermal Fejzullahun për kopjim të këngës

Valton Krasniqi, këngëtari nga Kosova që jeton në Zvicër, ka akuzuar Ermal Fejzullahun për kopjimin që, sipas tij, i ka bërë këngës së tij “Laperic tash ke mbet”, një krijim i lançuar në vitin 2004 nga Krasniqi.

Bëhet fjalë për një këngë të Ermal Fejzullahut, pjesë e albumit të tij të ri 2008, që sapo ka dalë në treg. “Ermali ka kopjuar krejt melodinë e këngës sime, një krijim i imi i katër viteve më parë”, ka pohuar Krasniqi për “Panorama Plus”. Të dyja këngët gjenden në youtube dhe të gjthë mund të bëjnë kra-hasimin. Ndërkohë nuk dihet si do reagojë Fejzullahu ndaj kësaj akuze, pas dihet që të dy këngëtarët janë mjaft të pëlqyer si në Kosovë, Shqipëri dhe Diasporë.

Nuk dihet se si do të reagojë Ermal Fejzullahu, i cili në këngët e tij karakterizohet për muzikën e qetë dhe tekste që i kushtohen dashurisë. Sidomos tani, që thashethemet flasin për një lidhje intime mes tij dhe një vajze shumë të bukur nga Prishtina me emrin Ariana, ndërsa u pa që ajo ta shoqëronte në ceremoninë e edicionit të fundit të VideoFest.

PanoramaPlus

Random Posts

filed under: Vipat Shqiptare

3 responses to "Valton Krasniqi, akuzon Ermal Fejzullahun për kopjim të këngës"

  1. LILI says:

    SHENDOSH TE JET ERMALI LOKA JEM SE KREJT BOHEN

  2. tina says:

    po ska edhe shum dert per nje keng qe ka vjedh ermail se aj tjerat i kendon shum bukur

Leave a reply