Këngëtarja, Vesa Luma, rrëfen për herë të parë për “Panorama Plus”, historinë e saj të dashurisë me administratorin e një agjencie marketingu në Prishtinë, Genc Dobroshi, dhe miqësinë e veçantë që ka me motrën e tij, aktoren e njohur, Arta Dobroshi.

Ajo ishte vetëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve te “Netët e Klipit”, në Tiranë, por natyrisht jo e vetmuar.Edhe pse priste ndonjë çmim për klipin e saj “Exrelax”, mendjen i rrinte diku tjetër, pikërisht tek Festivali i Kanës, ku aktorja e njohur kosovare Arta Dobroshi, po atë natë konkurronte përkrah Angelina Jolie. Dhe Genc Dobroshi, një regjisor në profesion nuk mund ta humbiste atë rast, për të qenë kësaj here pranë së motrës, Arta, ku ishte përqendruar vëmendja e të gjithë shqiptarëve. Vesës natyrisht nuk do t’i ngelej qejfi aspak, sepse Arta është mikja e saj më e mirë. “Ndoshta u desh ky eveniment, që Vesa të pohonte lidhjen me Gencin, një djalë rreth të tridhjetave, që ka vendosur t’i ndjekë hap pas hapi në karrierë të dyja, si Artën ashtu dhe Vesën. I DASHURI IM BRUN Është 30 vjeç, brun dhe që asnjëherë nuk ka qenë i martuar.
Vesa thekson këtë fakt duke qeshur, për të hedhur poshtë thashethemet që s’e lënë rehat. “Sepse realisht është vetëm i dashuri im. Me Gencin, u njohëm 3 vite më parë, në një studio regjistrimi në RTK për aktivitetet televizive të Vitit të Ri, por në të vërtetë u lidhëm 1 vit më vonë. Ai më vardisej natyrisht, por dhe unë e ndihmova shumë, që lidhja të bëhej realitet. Tani nuk kemi asnjë plan, thjesht dashurohemi, por e rëndësishme është që ndihemi mirë”. Dikur ai punonte në televizion të Prishtinës si regjisor, tashmë drejton një agjenci marketingu në Kosovë, dhe këshillat që i jep Vesës janë:“Qëndro profesioniste dhe e aftë për të fituar”.
GENCI, VËLLAI I ARTËS DHE KUSHËRIRI I SHPAT DEDËS
Ajo i ka miq të dy. “Arta përveç një aktore shumë e mirë, është dhe mikja ime me të cilën ruaj një shoqëri të sinqertë”, tregon Vesa. Dhe natyrisht. Të dyja presin këshilla dhe ide, nga ai sidomos për mënyrën se si të marketojnë veten me profesionalizëm.“Janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, dhe Arta si më e vogël që është, e pyet për gjithçka dhe ia dëgjon fjalën.Ata janë tre fëmijë dhe jam e lumtur që janë familje artistësh. “Këngëtari i ri Shpat Deda, është djali i dajës së tyre dhe kështu së bashku bëhemi një shoqëri e mirë artistësh”, shprehet Vesa.
VESA NË TIRANË E shohim shumë shpesh të vijë në Tiranë. Mesa duket ajo nuk lë aktivitet dhe koncert pa qenë e pranishme.“Ç’është e vërteta jam më shumë këtu e pranishme sesa në Prishtinë”. Miqësia që ka krijuar, është e konsoliduar që nga pjesëmarrja në “Ethet e së Premtes”.
ME MUZIKËS DHE GAZETARISË
Mes muzikës dhe gazetarisë, vështirë të qëndrojnë këto dy profesione bashkë. Ajo pohon se, “është e vërtetë, që vazhdon ta bëjë punën e gazetares në Radio Televizionin e Kosovës. Do të jem prezente në ekran me një emision show televiziv me të ftuar, që do të transmetohet shumë shpejt në ekranin e Radio Televizionit të Kosovës.
PanoramaPlus
po ju shoh per her te par se bashku qenkeni te pershtatshem ju uroj fat me te vertet VESA asht nje kengetare shum e bukur dhe me pelqen jasht mase ju pershendes shum
VESA EDHE TE DASHURIN E PASKE SHUM TE MIR VEQ JU UROJ FAT DHE DASHURI NE JET TUNG VESA TE DUAM SHUM
Vesa je shume e bukur edhe i dashuri shum i mir po ti ma e mir hehhehehe edhe kendon shume mir ma e mira je I Love You
Vesa je shume e bukur edhe kenget i ki perfekt gjdo dit i ngoj ani kto te rejat bravo shume mir po din me shkruajtur tekste bracooooooooo
nuk mendoj qi o e vertet se veses i duhet njo ma i buker seiq oo edhe vesa vet.
e vertet esht se e kom lexu edhe dikun tjeter po un foton sun jam ka e shoh sdi pse nejse arta edht shum e mir edhe vesa me diguri edhe vellau i artes esht i mir sikur kjo
kuku e pash me ni faqe tjeter foton e tij kuku sa i keq te koka me syza hiq nuk po pershtatkan
vesa je me e mira
PERBES MIR ASHT:P
vesa te dua dhe me pelqejne kenget e tua qaoooooooo
vesa si llokUm je ooo kisha dasht niher me taku ty se shum po Kom Qefff tddddu tdu
DIANA’s last blog post..Scary Shorts in the Screening Room
o ta ha zemren veq qi rrin tu kesh qith ma e mira je
Vesa je ma e mira te dua shum ti je nje nga yejt me te medhenj te botes un jam Nora nga Shqiperia tung tung
NORAA
hiq spo pershtateni a palidhiie