vesaluma.jpgVajza e ëmbël bionde, që është bërë e njohur në Shqipëri falë pjesëmarrjes së saj në spektaklin “Ethet…” duket se ka vendosur të ndryshojë stil. Dhe jo vetëm në mënyrën e saj të prezantimit në skenë, por edhe në pamje. Ndonëse gjithmonë, që nga dalja e saj e parë ka qenë me flokët e verdha këtë radhë Vesa Luma e ka errësuar paksa ngjyrën e tyre, gjë që realisht ka egërsuar disi edhe portretin e saj. E megjithatë duke qenë se ekrani kërkon vazhdimisht ndryshime gjithçka është e pranueshme. Por përveç pamjes, siç e thamë kohët e fundit Vesa ka ndryshuar edhe mënyrën e të kënduarit. Baladat e qeta apo këngët e gëzueshme, tashmë ia kanë lënë vendin këngëve ritmike,në të cilat Vesa, tashmë´si një zonjushë e pjekur nuk ngurron të nxjerrë në pah edhe hiret e saj
femërore.

Eshtë pak a shumë e tillë edhe kënga esaj e fundit e prezantuar në kanalet muzikore dhe e shoqëruar edhe me një videoklip tepër interesant.Me imazhin e saj të ri këngëtarja është prezantuar këtë vit edhe në festivalin e këngës në RTSH. Ndonëse Vesa ka tashmë shumë fansa në Shqipëri dhe çdo pjesëmarrje e saj në aktivitetet tona muzikore ka rezultuar e suksesshme, këtë radhë ndodhi ndryshe. Këngëtarja kosovare me përvojë edhe në ekran, këtë radhë nuk mundi të hynte as në natën finale. E megjithatë ky fakt, jo vetëm që nuk i zbeh vlerat e saj vokale, por nuk i largon as fansat e këngëtares.

PanoramaPlus