Nata finale e festivalit “Kënga magjike” ka pasur të pranishëm në radhët e para edhe emra të njohur të personaliteteve nga fusha të ndryshme të jetës publike në vend. Kanë spikatur në sallën e Pallatit të Kongreseve, kryeministri shqiptar, Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetë dhe ministra, por gjithashtu edhe këngëtarë e njerëz të medias, mes të cilëve Rovena Dilo, Eneda Tarifa, Blendi Fevziu, etj. Ndërsa nuk i kanë kursyer duartrokitjet për këngëtarët, disa nga të ftuarit kishin me vete edhe fëmijët, që në këtë mënyrë, mundën të ndiqnin afër këngëtarët e tyre të preferuar. Paparaci ynë, sjell momentet më pikante nga salla e Pallatit të Kongreseve, javën e shkuar.
Kryeministri Berisha ka me vete edhe mbesën
Pranë kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe bashkëshortes këtë radhë ka qenë edhe mbesa e tyre, e cila është ulur midis gjyshes dhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Nga sa shihet edhe në foto, zoti Berisha është një gjysh i përkushtuar, jo vetëm për faktin, që e merr me vete mbesën e tij, por edhe pse i kushton vëmendjen dhe humorin e duhur, bisedës së vogëlushes me zonjën Topalli. Dhe ky fakt e bën të vërë buzën në gaz.
Jozefina Topalli, një nënë e kujdesshme
E kemi parë shpesh në sallën e Kuvendit, madje edhe të rreptë në marrëdhëniet me kolegët deputetë. Megjithatë kur bëhet fjalë për familjen gjërat ndryshojnë. Sepse si nënë, kryetarja e Kuvendit është shumë e kujdesshme, aq sa edhe në sallën e Pallatit të Kongreseve nuk e ka lëshuar nga dora djalin e saj. Së bashku me zonjën Topalli ka qenë edhe bashkëshorti.
Muzika i bën mirë edhe vogëlushit
Një prej spektatorëve të mbrëmjes finale në festival ka qenë edhe deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza. Pak kohë më parë, kemi mësuar që zoti Blushi është në pritje të fëmijës së tij të tretë dhe thonë se muzika iu bën mirë fëmijëve kur ata janë në barkun e nënës. Eshtë kjo një arsye më shumë, për të cilën zonja Blushi nuk ka munguar në festival?
Leonard Bombaj, gjithmonë me fëmijët
Edhe pse është ankuar, se vendi në të cilin ishte ulur nuk i lejonte pamje të mirë, Leonard Bombaj është përfshirë në atmosferën dhe duartrokitjet e publikut, gjatë mbrëmjes finale të festivalit “Kënga magjike”. Dhe nëse në profesionin e tij është përkushtuar pas fëmijëve, veçanërisht kohët e fundit, duket se edhe në jetë, Leonard Bombaj ka të njëjtin pasion. Pranë tij, ndodhet jo vetëm bashkëshortja Alda, por edhe dy vajzat. Në fakt,
Nardi dhe Alda kanë vetëm një djalë, ndërsa Ajsi mund të cilësohet si vogëlushja e adoptuar e çiftit. Sepse që pas hyrjes së saj me “Kripëmjaltëzat”, regjisori e ka mbështetur shumë, aq sa duket se Ajsi është vajza e tij.
G.Panorama



tung kenga magjike esht nje festival i stermrekullueshem me te veretet po si nuk do te ishte nje festival i mir kur e drejton nje njeri shum shum i mir nuk ka koment per te madhin ardit gjebrea sepse esht fenomenal ne qdo aspekt si ne keng si producent etj.arditi esht nje shpirt i paster nje njeri qe din te ben at te cilen pretendon lum kosova e shqiperia qe kemi nje njeri sikur arditi vertet bravo ardit nga flora.
tung jeni ma te miret kengetare ne bot ma te mir nuk ka ju lumte veq vazhdoni sidomos ti blero , shpat dhe zanfina, adelina etj
veq vazhdoni