Archive for the ‘Celebritete Shqiptare’ Category

Sapo kemi mësuar se një prej cifteve me te njohura te “Estrades shqiptare” janë ndare.

Soni dhe Flori dy prej kengetareve me te suksesshem te viteve te fundit ne Shqipe, ndërsa ne dukje te dashuruar marrezisht i kanë thënë “lamtumire” njeri-tjetrit. Burime shumë te afërta me ciftin na e kanë sjelle këtë lajm, i cili ende nuk është konfirmuar nga Soni apo Flori.Ne mendje po më vjen një intervistë e dhënë prej tyre ku i pyeten “Jeni te dashuruar dhe qe ne momentin e pare i kendoni një ndarjeje(Për këngën Fluturimi 3470)?” e përgjigjja e tyre ish “Nuk është ndarje.

(more…)

  • 5 Comments
  • Filed under: Soni Malaj
  • Sonila Vjeshta mbase në Shqipëri është një emër krejt i panjohur. Në Britaninë e Madhe, falë talentit dhe vendosmërisë, ajo dalëngadalë po bëhet një emër gjithnjë e më i njohur në arenën e kinematografisë së këtij vendi. Ajo është një aktore, tashmë e afirmuar në Britani, ku jeton që prej nëntë vitesh.


    Një kërkim i shpejtë në motorin kërkues “Google” me emrin Sonila Vjeshta, të drejton në dhjetëra faqe online, ku emri saj është prezent. Emrin e aktores shqiptare e gjen në bankën më të madhe me të dhëna për njerëzit e artit e quajtur “The Internet Movie Database”. Krahas një fotoje artistike në këtë faqe, të dhënat që dalin janë shumë domethënëse. Vendlindja e saj është Berati.

    (more…)

    Ekskluzive nga produksionet : Dea, Supersonic Records dhe Albanota

    Del ne shitje albumi me i rri i Adelina Ismajlit me titull ” Fenix ”

      1.Sepse je ti,  2.Lajmëro!,  3.Ujk,  4.Hej Kaqanik,  5.Na jena na,  6.Bota ndryshe,  7.Më merr, 8.U kall be daj (duet me Vedatin e stupcav),  9.Diva, 10.Trimit tim…

    Adelina Ismaili-Diva

    Po e zhvesh krenarinë,vesh fustanin e ri,
    sytë e lodhur nën grim,s`kan shkëlqim,
    buzëqeshja gënjim, fsheh zhgënjim,
    duhet aktrim,ndal çdo guxim.
    Do vallëzoj e do këndoj,se bileta ka qmim,
    e harroj çdo nënqmim,s`ka dëshprim.

    Reff:
    Diva, erdh diva që ju e doni, admironi,
    diva, jam kjo diva vdis, lind,
    vdis sikur një feniks…!

    E ushtroj kënaqësinë,
    kontrolloj bukurinë,
    shërbëtore e mirë, e q`nderuar, u
    rdhëro shef i madh, i tërbuar ,
    unë jam në shërbim..
    Unë fal ndjenjë e gëzim,
    unë ndrydh çdo pikëllim,
    nuk guxoj as me u lodhë, duam Showwwwww…

    (more…)

    Sërish një baladë dashurie vlerësohet maksimalisht në festivalin më të madh të muzikës moderne shqiptare

    Besa është shpallur fituese e edicionit të 5-të të “Top Fest”, festivali më i madh i muzikës moderne shqiptare. Fjala është pikërisht për Besa Kokëdhimën, një këngëtare e afirmuar vitet e fundit haps pas hapi, e cila njëherësh fitoi dhe çmimin e më të votuarës në internet. Ajo u përfaqësua në këtë edicion me një ndër baladat më të bukura të dashurisë të titulluar “Engjëjt vrasin njësoj” duke iu bashkuar kështu dy baladave fituese në edicionin e dytë dhe të tretë, interpretuar nga Alban Skënderaj, e në të dytën së bashku me “Kthjellu”.

    (more…)

    Ka rritur suksesin duke u bërë e njohur edhe në muzikën botërore. Këngëtarja kosovare Rita Ora Sahatçiu ka arritur të këndojë përkrah yllit të muzikës britanike Craig David në albumin e tij më të fundit, “Trust me”.

    Bëhet fjalë për këngën “Awkward”, e cila ka arritur majat e klasifikimeve në Britaninë e Madhe por edhe më tej. Vetë Craig David është shprehur se ka ngelur i mahnitur nga taleti i vajzës së re kosovare dhe është mahnitur nga talenti e saj. David ka theksuar se është duke punuar edhe për nxjerrjen në treg të albumit të saj. Rita Ora, 17 vjeçare, erdhi në Londër me familjen e vet kur ishte më pak se një vjeç.

    (more…)

    Orinda Huta jam e dashuruar

    Bukuroshja me sy blu tregon projektin e saj te fundit per videoklipin e ri dhe per jeten e saj sentimentale

    Baby-seksi me sybojëqielli, që dikur e quanin një lolitë simpatike nuk është më e tillë! Orinda tashmë është rritur, pasi ka provuar të dalë çdo ditë nga ajo ndjenja fëminore që karakterizon vajzën e vogël të familjes Huta. Eshtë me këmbët në tokë dhe pranon të flasë për hapa seriozë siç janë fejesa e martesa në jetën e një vajze të moshës së saj. Por, 20 vjeçarja duket se po kalon periudhën e artë të dashurisë, por jo vetëm! Sapo ka publikuar edhe këngën më të re, si një bashkëpunim mes saj dhe grupit kosovar NRG Band. Të tjera detaje, Orinda i zbulon në intervistën e mëposhtme.

    (more…)

  • 3 Comments
  • Filed under: Orinda Huta
  • sherri.jpg   sherri2.jpg

    sherri1.jpg

    (more…)

    Kam një besim të madh te lidershipi i Kryeministrit Berisha dhe te planet e tij për të sjellë në Shqipëri prosperitet dhe një jetë më të mirë.

    xhimi1.jpg

    E përmendim shpesh me krenari se “është shqiptar”, shkrihemi së qeshuri me batutat dhe mimikën e tij në një telekomedi shumë të suksesshme që ka bërë xhiron e botës dhe që po shfaqet edhe në ekranin shqiptar, dimë se ka pasion të madh për këngën, që ka shkruar një libër autobiografik, por që për herë të parë kemi mundësi ta njohim më nga afër përmes vetë fjalëve të tij: Xhim Belushin, aktorin shqiptaro –amerikan që me kënaqësi ka pranuar të japë një intervistë për lexuesit e revistës “Shqip”.

    (more…)

    Bukuroshja Zana Krasniqi, nga Kosova ka fituar tashmë të drejtën që të përfaqësojë vendin e saj në “Miss Univers 2008”.

    Bukuroshja qe do të perfaqesoje Shqipërinë ne “Miss Universe 2008″ është modelja 19- vjeçare Matilda Mecini.

    zanakrasniqi.jpg    normal_matildamecini-vi.jpg

    (more…)

    Nuk është çudi t’i hipi avionit dhe të shkoj në Milano, për një veshje që më fiksohet

    normal_tunaaaaaaaaaaa_by_gentii.jpg

    Sa herë që ngjitet në skenë apo lançon një klip të ri shfaqet interesante dhe shumë e sofistikuar në look këngëtarja Altuna Sejdiu. Veshja për të ka rëndësi të veçantë, pasi shpreh spirtualitetin e një personi. Shpesh është shfaqur ndryshe, duke guxuar dhe eksperimentuar forma nga më të ndryshme. “Tashmë ka kaluar ajo fazë, por gjithsesi njeriu me kalimin e viteve gjen vetveten, nxjerr në pah gjëra, për të cilat nuk ka qenë i vetëdijshëm,” shton Tuna. Madje, ajo thotë se “klipi i fundit “Bileta” zgjoi një pjesë të anës time femërore, që gjithmonë është fshehur si hije e rebelizmit”. Në këtë intervistë ju mund të mësoni gjithçka rreth look-ut, tendencave, stileve, ngjyrave dhe aksesorëve që fshihen në gardërobën e këngëtares së talentuar.

    (more…)

    Garderoba e Julkes

    Që Julkës i pëlqen të jetë e veshur si vajzë e vogël kjo dihet tashmë. Por ja që veshjet e saj përveçse për t’iu përshtatur natyrës së saj të ëmbël, shërbejnë edhe për t’i sjellë buzëqeshjen që herët në mëngjes. Jo më kot gjithçka në gardërobën e saj është diellore. Prandaj dhe Julkën nuk keni për ta parë kurrë të ngrysur

    julka.jpg

    Një natyrë lozonjare si ajo e saja, një emër i lezetshëm dhe një zë i ëmbël, s’do mund të mendoheshin kurrë brenda rrobave me ngjyrë të zezë dhe modeleve klasike. As Brenda këpucëve lustrafine e kostumeve me prerje serioze. E veshur në mënyrë të tillë Julka nuk do të dilte kurrë nga shtëpia.

    (more…)