★ Celebrity ★ V.I.P ★ Big Brother Albania ★ Gossip ★ Thashetheme ★ Lajme ★ Info ★ Celebs News Blog ★ Vipat Shqiptare ★

Archive for the ‘Adelina Ismaili’ Category


Paraqitjet e saja asnjëherë nuk kalojnë nën hije dhe pa u vërejtur. Ngado që shkon bën zhurmë sikur të ishte e lindur për skenë pasi gjithmonë flitet rreth jetës dhe karrierës së saj. E pse mos të flitet pasi ajo sa më shumë kalojnë vitet, duket akoma më seksi dhe mosha si duket nuk i krijon aspak problem. Nuk kaloi edhe shumë gjatë që nga publikimi i albumit të fundit “Fenix”, ku ajo nuk ndaloi së promovuari atë sa në intervista, por edhe në show të ndryshëm nëpër vendet ku jetojnë shqiptarët.

(more…)

Mësojmë se në muajin maj, këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, do të jetë në një nga seritë e koncerteve, që këngëtarët shqiptarë do të japin për bashkatdhetarët e tyre në Amerikë. Këngëtarja ka qenë në vitin 2005 për herë të fundit në koncert atje dhe më pas ka bërë një pauzë relativisht të gjatë.  Adelinës thonë që një nga arsyet e kësaj pauze ka të bëjë edhe me mungesën e organizimit në nivelet që pretendon këngëtarja. Gjithashtu, thuhet se Adelina shpesh ka refuzuar disa marifete organizatorësh, të cilët kërkojnë të fitojnë shumë para në kurriz të publikut, duke pohuar se për të muzika është pasion e mandej biznes. Kjo bëri që ajo të bojkotohet nga shumë menaxherë koncertesh. Edhe pse i kushtoi shumë, ajo nuk u tërhoq aspak dhe rikthehet përsëri akoma më e fortë. Paraqitja e saj në vitin 2005 së bashku me motrën Zanfinën në 6 koncerte nëpër qytete të ndryshme amerikane, të cilat mund të quhen edhe koncerte të karrierës, ishin tepër të sukseshme për të dyja motrat.

(more…)

Adelina Ismaili, rikthehet ne skene ne shtator

Jul 31, 2008 Author: admin | Filed under: Adelina Ismaili

Stina e veres shenon momentin, kur te gjithe artistet japin maksimumin e tyre, jo vetem me koncertet e zhvilluara prane fansave, por edhe me lancimin e kengeve dhe albumeve te reja. Eshte momenti me i nxehte dhe me koermcial njekohesisht.

Por  Adelina Ismajli, qe gjithmone ka qendruar ne top listen e te kerkuarave, kete sezon eshte treguar e kursyer ne pranimin e ofertave, qe i jane bere. Vecanerisht pas ndarjes nga jeta te te dashurit te saj Triumf Riza, ajo eshte shfaqur ne skene tejet e rezervuar. Dalja e fundit ka qene pikerisht me nje kenge kushtuar te dashurit. Megjithate gjate nje interviste te dhene ne nje prej televizioneve kosovare, kengetarja eshte shprehur, se do te jete me e pranishme ne skene.

(more…)

Në hollin e një hoteli të vogël pak metra qendrës së Tiranës, Mona, nëna e këngëtares Adelina Ismajli, teksa gjerb kafen e mëngjesit të fton të ulesh në tavolinë e vogël dhe shpjegon se e bija, është ende duke fjetur gjumë, edhe pse ora ka pak që kaluar mesditën.

“U lodhëm dje nga rruga dhe fill pasi zbritëm nga avioni Adelina shkoi në “Big Brother”, prandaj edhe është ende në gjumë”, tregon Mona, sikur do të justifikojë të bijën. Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që këngëtarja vjen në Tiranë, pas një pauze të gjatë muzikore, por edhe koncertesh të cilat duket se për një kohë i kishte lënë pas. Por duket se më shumë sesa jehona, shifra që i kanë ofruar organizatorët ka qenë arsyeja që Adelina Ismajli, është shfaqur kalimthi në Tiranë. Plot 3 mijë euro, kjo ka qenë marrëveshja që është bërë mes “Top Channel” dhe këngëtares së njohur që ajo të shfaqet vetëm 10 minuta në ekran, një surprizë kjo që ishte dedikuar 3 finalistëve të reality show-t “Big Brother”.

(more…)

Translator

Albanian flagItalian flagKorean flagChinese (Simplified) flagPortuguese flagEnglish flagGerman flagFrench flagSpanish flag
Japanese flagArabic flagRussian flagGreek flagDutch flagBulgarian flagCzech flagCroat flagDanish flag
Finnish flagHindi flagPolish flagRumanian flagNorwegian flagSwedish flagCatalan flagFilipino flagIndonesian flag
Lithuanian flagSerbian flagSlovak flagSlovenian flagUkrainian flagVietnamese flagThai flagTurkish flagHungarian flag
By N2H
BlogAlb - Blogs Toplist

LG Random Image

Lirita_Halili_big_brother_albania_2.jpg

normal_handeataizi4.jpg

COKOLLATA1.jpg

thumb_Laurin_Hill_5.jpg

Erjola_Jolldashi_big_brother_albania_2.jpg


Sponsor

 galeria shqiptare shqiperia fotografi top models filma filmime films filma shqiptare muzik shqip wallpapers sfondi sfonde backgrounds zemer shqiptare zemer shqiptare