Celebritete - Thashetheme - Vipat Shqiptare - Big Brother Albania 3 - Celebrities » Adelina Ismaili

Adelina Ismajli gezuar 30 vjetorin. U Befsh 100 Vjeç
Jepni urimet tuaja per ditelindjen e dives shqiptare.

Interviste me Adelina Ismailin
“Mos më kopjo mua”, thotë ajo. Gjatë karrierës së gjatë ka eksperimentuar me lukun e saj duke sjellë tek publiku vetëm të bukurën. Me një këngë dhe klip ku ajo aktron 8 personazhe, rikthehet përsëri për fansat e saj. Një kohë të gjatë këngëtarja është e mbyllur totalisht per mediat e shkruara. Këtë rradhë Adelina Ismaili vjen ekskluzivisht dhe pas shumë kohësh në një intervistë për “Panorama plus”.

Ka pak ditë që ke publikuar një këngë të re të cilës i ke realizuar edhe klipin. Na trego diçka më shumë?

Isha në makinë, po dëgjoja një cd dhe dëgjova një putpuri të mrekullueshme kënduar nga perla e muzikës shqipe, Fatmira Breçani. Si admiruese e flaktë e muzikës sonë të pastër shqipe, Fatmira Breçani mbetet njëra ndër legjendat e gjalla të muzikës shqipe për mua, por edhe putpuria më mrekulloi dhe e dija që s‘do të shpëtoja pa e kënduar. Vendosa këtë putpuri të vjetër të muzikës autoktone shqipe ta rikrijoj në zhanrin “Tribal”, një zhanër ky shumë modern në trendet e fundit të muzikës botërore. Realizimi i këngës u bë në Zvicër. U ndava shumë e kënaqur. Realizimi i klipit zgjati tri ditë dhe dy netë, me 4 orë pushim për të fjetur. Nuk mund të them që ishte e lehtë, megjithatë duhej të udhëhiqja një ekip prej 137 njerëzish, të koncentrohesha në vallëzim, këndim, aktrim, të gjitha. Regjisori, i cili kryekëput realizoi idenë time, në fund më tha: “Nuk e kuptoj pse shumica e njerëzve që kam punuar me ta, të kanë prezantuar tek unë si një njeri problematik. Ti vetëm po e di çka don”.

Kush u kujdes për pamjen?

Unë i kisha skicuar të gjitha, veshjen, flokët, grimin e deri në detajet më të vogla. Inspirimi im në lëmin e bukurisë femërore mbetet Fadil Berisha dhe çdo foto e tij që e shikoj, më sjell pa fund ide. Disa veshje janë ide të z. Berisha, dhe ndjehem me fat që njoh atë njeri. Unë bëra vizatimet, grimeri i vendosi në fytyrën time.

Shihet një Adelinë e transformuar në disa role, sa të vështirë e kishe?

Unë kam treguar qyshkur që aktrimin ma ka mësuar i madhi Sevdai Radogoshi, dhe nuk e kisha vështirë të aktroja. Në këtë klip jam inspiruar nga skeçet e tij fantastike ku ai i pari ka luajtur pa problem “femrën, mashkullin problematik, e pafund karaktere që unë “ia vodha” dhe i futa në klip (qesh). Dhe jam mësuar si të koncentrohem që të futem në rol, të mos përziej karakteret, e shumë fshehtësi të tjera profesionale (qesh).

Për ata që nuk e kuptojnë subjektin e këngës dhe klipit, na bëj një sqarim në pika të shkurta?

Ka disa porosi. Duke ditur që jemi ndër popujt e rrallë në botë që respektojmë religjionin e çdokujt, dhe në mesin e popullit tonë ekzistojnë edhe katolikë, edhe myslimanë, edhe orthodokse, etj., trajtova pikërisht respektimin e religjionit të shqiptarëve. Porosia ime është e qartë: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.  Në përgjithësi, mesazhi është: ”Arti, muzika nuk njohin kufij dhe në një diskotekë, nën tingujt e një kënge të pëlqyer, në gëzim, shqiptarët bashkohen të gjithë. Qoftë mbretëreshë, qoftë kamarier, qofte katolikja me myslimanen, qoftë një mashkull problematik me një DJ hebrej, qoftë vallëtare, kushdo qoftë, kënga e bashkon. Këtë e kam parë me sytë e mi në çdo koncert ku këndoj. Kombi i pasqyruar përmes artit është universal. Nuk njeh kufinj të ndarjes, por të bashkimit.

Këngëtarët asnjëherë nuk tregojnë detajet e rëndësishme gjatë realizimit të klipeve, do na zbulosh diçka ekskluzive për ne?

Nuk di pse fshehin këngëtaret rëndësinë e montimit. Në 90% të klipeve këngëtarja bën një lëvizje të vogël, e cila kur montohet duket si vallëzim perfekt. Ok, unë këtë nuk e lejova, sepse do dukem qesharake kur në koncerte të mia do të kërkohej ai vallëzim nga unë, e unë s‘do të isha në gjendje ta bëja, por ka një fshehtësi në klip. Ka skena ku shihen nga 2-3, nganjëherë të gjitha “Adelinat” në një skenë të vetme. Unë kisha 7 dublere që aktronin rolet e mia para një kamere të vetme. Por kjo është forca e filmimeve. Ka shumë pjesë që nuk janë futur në klip, që unë i konsideroja shumë të bukura, por regjisori më tha: “Adelinë, kot po torturon montazherin. Ne kemi material edhe për 5 klipe, po të ishte kënga 180 minuta, vërtetë do shfaqej çdo gjë që ti dëshiron”.

Projekti shihet që është i shtrenjtë, do na tregosh sa kushtoi dhe kush ka financuar?

Nuk parapëlqej të flas për kostot e klipeve, më duket banale të lavdërohem me çmime të mëdha. Asnjëherë në jetë nuk kam pasur klip me buxhet të ulët. Klipi është financuar nga unë, gjë që shihet në fillim të klipit ku reklamohet “Iliada entertaiment”, produksion ku unë jam bashkëpronare.

Më herët televizionet gjithmonë projektet e Adelina Ismailit kanë “vrapuar” t’i marrin si ekskluzive, derisa këtë rradhë pamë që klipin ua kishe lënë ekskluzivitet fansave, ke më shumë besim tek ata?

Nganjëherë kam përshtypjen që e teproj me sentimentet, në botën e egër të shou-biznesit ku kërkohet vrazhdësi, por jam në një stad jetësor ku saktësisht e di se kush vlen për mua. Fansat e mi kanë qenë me mua në të mirë e në të keqe. Kush e meriton më shumë? Askush. Adelina si këngëtare ekziston për fansat, posaçërisht për fansin tim të cilit ia besova klipin.

Thuhet që klipi tashmë ka pushtuar mediat televizive, përveç fansave kush tjetër e ka pasur ekskluzivitetin?

Artisti s‘mund të ekzistojë pa mediume, dhe as mediumet pa artistët. “Luftërat” medium-artist rrisin interesimin për të dyja palët, deri në momentin kur kalohet kufiri i kulturës, edukatës dhe mirësjelljes. Ekskluzivitetin e kanë pasur të gjithë. Në të njëjtën ditë klipi është shpërndarë në të gjitha mediumet elektronike, gjë që nuk ishte aspak e lehtë.

Ndërkohë edhe për intervista je pak e rezervuar, pse?

Nuk jam e rezervuar, por totalisht e mbyllur për çdo media të shkruar që ka marrë guximin njëherë në jetë të shkruajë gjëra që më kanë ofenduar pa bazë. E di që asnjë nuk varet nga unë, por unë aq më pak. Për fansat gjithmonë  jam aty.

“Do not copy me”, mbishkrim i bukur që më pëlqeu jashtë mase, kujt i është dedikuar?

Ishte ide e regjisorit, dhe gati u përplasëm sepse nuk pranoja. Ai ka punuar me shumë këngëtare, njeh karrierën time mirë, dhe gjatë tërë kohës kur bëja grimin apo floket, më ngacmonte duke më treguar për këngëtare që kur shkojnë të realizojnë klip, dërgojnë regjistrime të koncerteve të mia. Në fund më bindi duke më thënë që ky nuk ishte mesazh vetëm për këngëtaret tona, por edhe për mjaft këngëtare sllave. Më gjeti pikën e dobët dhe pranova si gjysëm në vaj (qesh). Unë nuk kam pranuar asnjëherë në këngë të lavdëroj veten aman! Tash më pëlqen ajo ide, që në fillim po bëja luftë (qesh). Megjithatë parapëlqej të vlerësohem objektivisht nga të tjerët.

A i frigoheni reagimit të “fanatikëve” për simbolet religjioze në klip?

Aq sa është frikësuar Skendërbeu nga dikush! Pra frigohem aspak. Mbi të gjitha është shqiptaria.

Lexuesi gjithmonë do të dijë diçka nga jeta private e Adelinës. Na trego pak?

Si çdo njeri i gjallë, kam kaluar sfida që më kishte caktuar fati, dhe si duket fati më shperbleu. Jeta ime private është e lidhur me profesionin si asnjëherë më parë, momentalisht. Jam e lumtur me punën që bëj, dhe në më dhashtë Perëndia fatin, do të kem një jetë normale si çdo femër tjetër. Jeta ime është më shumë në avion e hotele, sesa në shtëpi. Në rastet më të shëmtuara të jetës, ngushëllimin e kam gjetur në lutjen: “Më dhashtë Perëndia fatin, ashtu siç e kam shpirtin”. Çdo mund e sakrificë po ndjej që po shperblehet. Kam zgjedhur një profesion jo të lehtë. Por këtë rrugë kam zgjedhur vet, Zoti më përkrah dhe nuk lejoj askënd të ngrejë zërin kundër fatit e Zotit.

Ke pasur shumë suksese në koncerte anë e mbanë ku jetojnë shqiptarët, je pritur jashtëzakonisht mirë, flitet që këto koncerte do të përsëriten? Ku ndjehesh më së miri kur këndon?

Turneu në Europë u përsërit, do të përsëritet prapë. Turneu në Shtetet e Bashkuara do të përsëritet vitin e ardhshëm, në qofsha shëndosh e mirë. Kosovën dhe Shqipërinë i kam lënë pak keq këtë vit dhe shfrytëzoj rastin të kërkoj falje të gjithë atyre që më ftuan, por e kisha të pamundur, shkaku i obligimeve jashtë Kosovës. Pa dyshim, më së miri ndjehem në diskotekën më të madhe dhe më moderne shqiptare, në “Rinora 4”. Ata njerëz janë pafundësisht profesionalë, gjithmonë në hap me trendet më të reja botërore, kanë qenë pranë meje në raste të mira dhe jo të mira, është një klientelë e zgjedhur të rinjsh shqiptarë dhe të huaj. Njerëz si këta na bëjnë të mburremi që jemi shqiptarë.

Diçka për fund?

Respekto kishë e xhami, admiro të shenjtën shqiptari.

Panorama PLUS

Adelina Ismajli rikthehet me një klip, ku aktron tetë role
Me një këngë popullore të vjetër të interpretuar mrekullisht dhe të përpunuar në trendin më të ri në muzikën botërore, zhanrin tribal, me një vallëzim të përkryer ku asnjëherë nuk ka lëvizje të tepërta por as të mangëta, me dukje fantastike dhe aktrim profesional ku këngëtarja luan 8 personazhe të ndryshme, ky klip sigurisht që do të jetë surpriza e kësaj vjeshte.

Adelina Ismaili tashmë ka mbaruar xhirimet për klipin dhe pritet momenti kur do të publikohet nëpër televizione. Pas një përmbyllje të suksesshme të koncertit para një muaji në disko “Rinora 4”, ku mbi 3.000 persona në publik u argëtuan nën tingujt e muzikës së saj, këtë radhë këngëtarja është përsëri në aksion, por në një disko tjetër, e cila si duket do të ketë mbrëmjen e fundit pasi parashikohet të mbyllet. Adelina ka qenë e pranishme disa herë në këtë diskotekë dhe gjithmonë ka dalë e kënaqur nga pritja që i është bërë. Por, nëse dikush ndalon veprimtarinë, dikush tjetër vazhdon me një ritëm akoma më të madh. Kanë kaluar tashmë 12 vite kur Adelina Ismajli theu tabu në Festivalin e RTSHsë, duke u zhveshur në veshje të brendshme dhe fustan transparent për t’i lënë shqiptarët 12 vite radhazi të komentojnë këtë gjest, i cili etiketoi Ismajlin ndër këngëtaret më të njohura dhe më të pëlqyera shqiptare të të gjitha kohërave, përderisa atëherë temë ishte “Emancipimi i femrës shqiptare”. Këtë radhë Adelina në këngën dhe klipin e saj ka zgjedhur një temë tjetër shumë më të ndjeshme, tolerancën fetare tek shqiptarët.

Duke ditur që jemi ndër popujt e rrallë në botë që respektojmë fenë e çdokujt, Ismaili në klipin e ri trajton pikërisht respektimin e fesë së shqiptarëve myslimanë ndaj atyre katolikë dhe e kundërta, ku secila fe respekton tjetrën. Adelina këndon “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, refren ky që tashmë gjendet në njërën nga këngët e saj. Me një këngë popullore të vjetër të interpretuar mrekullisht dhe të përpunuar në trendin më të ri në muzikën botërore, zhanrin tribal, me një vallëzim të përkryer ku asnjëherë nuk ka lëvizje të tepërta por as të mangëta, me dukje fantastike dhe aktrim profesional ku këngëtarja luan 8 personazhe të ndryshme, ky klip sigurisht që do të jetë surpriza e kësaj vjeshte. Me këtë projekt Adelina Ismajli edhe njëherë rrëzoi një tabu: “U bë myslimane, katolike, pellazge (besimi i vjetër Ilir), hebrehe, budiste, por më së shumti shqiptare.

Panorama PLUS

Adelina me pushime ne Saint Tropez dhe ben foto superseksi
Kete vere Adelina Ismajli, popstari shqiptar, i ka bere pushimet e saj ne Saint Tropez te Frances. Pikerisht nga parajse vijne dhe fotot e para, ku Adelina tregon trupin e saj seksi e veshur me bikini shume terheqese.

Foto te tjera te dives Adelina Ismaili

Adelina ndez diskon “Rinora 4” në Zvicër
Paraqitjet e saja asnjëherë nuk kalojnë nën hije dhe pa u vërejtur. Ngado që shkon bën zhurmë sikur të ishte e lindur për skenë pasi gjithmonë flitet rreth jetës dhe karrierës së saj. E pse mos të flitet pasi ajo sa më shumë kalojnë vitet, duket akoma më seksi dhe mosha si duket nuk i krijon aspak problem. Nuk kaloi edhe shumë gjatë që nga publikimi i albumit të fundit “Fenix”, ku ajo nuk ndaloi së promovuari atë sa në intervista, por edhe në show të ndryshëm nëpër vendet ku jetojnë shqiptarët.

Në kohën që jetojmë tani në këtë krizë financiare, ajo është e stërkënaqur nga shitja e albumit. Planet e saj nuk mbarojnë këtu. Më herët treguam se këngëtarja po përgatitet për një sërë koncertesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me këngëtarin Shpat Kasapi, por jo vetëm atje pasi ata do të vizitojnë dhe do japin koncerte edhe në Kanada, ku për herë të parë marrin pjesë që të dy. Por jo vetëm kaq, ditë më parë paralajmëruan edhe rreth një dueti të cilin ajo e ka përgatitur me reperin Da Ghost. Nën praninë e shumë simpatizantëve, kënga u promovua në diskotekën “Rinora 4” në Zvicër. Padyshim që do të jetë e pëlqyer nga publiku pasi në të gjenden edhe ritme folklorike që gjithmonë ka pasur në meloditë e Adelinës. Kjo vërehet edhe nga klikimet e para që ka pasur në internet videoja e promovimit. Speciale e asaj mbrëmje ishte vetë Adelina, veshja e saj dhe koreografia. Lëvizje seksi dhe koreografi pak më ndryshe se herët e tjera. Fustani i zi seksi i shkurtër, i dizenjuar enkas për atë promovim shtoi edhe më shumë interesimin e publikut të cilët të kënaqur lëshuan mbrëmjen në orët e para të mëngjesit. Ky ishte edhe një rikthim i Adelinës në diskotekën “Rinora 4” pas një pauze, për arsye akoma të panjohura. Pas kthimit nga koncertet në Amerikë, ne presim gjëra të reja dhe interesante për publikun nga vetë Adelina. Foto nga mbrëmja dhe atmosfera atje ne i kemi publikuar kësaj rradhe për ju.

G.Panorama

Rikthehet Adelina me koncerte dhe pagesa marramendëse
Mësojmë se në muajin maj, këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, do të jetë në një nga seritë e koncerteve, që këngëtarët shqiptarë do të japin për bashkatdhetarët e tyre në Amerikë. Këngëtarja ka qenë në vitin 2005 për herë të fundit në koncert atje dhe më pas ka bërë një pauzë relativisht të gjatë.  Adelinës thonë që një nga arsyet e kësaj pauze ka të bëjë edhe me mungesën e organizimit në nivelet që pretendon këngëtarja. Gjithashtu, thuhet se Adelina shpesh ka refuzuar disa marifete organizatorësh, të cilët kërkojnë të fitojnë shumë para në kurriz të publikut, duke pohuar se për të muzika është pasion e mandej biznes. Kjo bëri që ajo të bojkotohet nga shumë menaxherë koncertesh. Edhe pse i kushtoi shumë, ajo nuk u tërhoq aspak dhe rikthehet përsëri akoma më e fortë. Paraqitja e saj në vitin 2005 së bashku me motrën Zanfinën në 6 koncerte nëpër qytete të ndryshme amerikane, të cilat mund të quhen edhe koncerte të karrierës, ishin tepër të sukseshme për të dyja motrat.

Kontrata e majme prej 150.000 dollarësh amerikanë vetëm për Adelinën, ishte një nga arsyet pse ajo vendosi të këndojë atje në 2005, në organizimin e bërë nga z. Jeton Berdynaj, një ishmodel. Kurse tani nuk bëhen të ditura detajet e kontratës, por sipas të gjitha gjasave duke ditur që ajo është këngëtarja më e shtrenjtë e Estradës, me siguri çmimet do të jenë mjaft të larta. Kësaj radhe Adelina nuk do të jetë e shoqëruar nga e motra Adelina, por nga një këngëtar shumë i njohur dhe i dashur, nga Shpat Kasapi. Madje, fansat dëshirojnë shumë që ata t’i shohin duke kënduar bashkë. E pyetur për këtë fakt Adelina ëhstë përgjigjur: “Do dëshiroja të kem një bashkëpunim me Shpatin, por sikur pjesë e këtij bashkëpunimi të jetë edhe vetë bukuroshja e tij”. Tani këngëtaren e njohur e menaxhon një produksion zviceran, i cili merret edhe me menaxhimin e koncerteve në vende ku banojnë shqiptarët. Në këtë mënyrë ajo tashmë ka marrë edhe statusin e artistit zviceran ku e mbron ligji për të gjithë të drejtat e autorit. Nga burimet tona mësojmë se Adelina së shpejti përveç se do lançojë një klip në gjuhën shqipe, gjithashtu do të publikojë një album të përzier në gjuhën angleze dhe franceze, ku këtij albumi do t’i bashkangjitet edhe një duet me një këngëtar shumë të famshëm francez. Së fundi, ajo është paraqitur në një koncert në Malmo të Suedisë së bashku me këngëtarin e muzikës popullore Nysret Muçiçin. Për më tepër, le të presim javët në vazhdim, pasi këngëtarja është duke punuar intensivisht dhe nuk dëshiron të flasë para kohe duke na premtuar shumë surpriza.

Panorama Plus

Adelina Ismaili, rikthehet ne skene ne shtator
Stina e veres shenon momentin, kur te gjithe artistet japin maksimumin e tyre, jo vetem me koncertet e zhvilluara prane fansave, por edhe me lancimin e kengeve dhe albumeve te reja. Eshte momenti me i nxehte dhe me koermcial njekohesisht.

Por  Adelina Ismajli, qe gjithmone ka qendruar ne top listen e te kerkuarave, kete sezon eshte treguar e kursyer ne pranimin e ofertave, qe i jane bere. Vecanerisht pas ndarjes nga jeta te te dashurit te saj Triumf Riza, ajo eshte shfaqur ne skene tejet e rezervuar. Dalja e fundit ka qene pikerisht me nje kenge kushtuar te dashurit. Megjithate gjate nje interviste te dhene ne nje prej televizioneve kosovare, kengetarja eshte shprehur, se do te jete me e pranishme ne skene.

Por ndryshe nga koleget, qe shfrytezojne stinen e veres per te bere “buje”, Ismajli i ka lene projektet e medha per ne shtator. Sidoqfote ajo eshte shprehur, se gjate stines se nxehte do te kete tre koncerte, perkatesisht ne Shqiperi, Kosove dhe Ulqin, ndersa ne vjeshte do te jene ne te gjithe Evropen.

Koha Jone

Fotografi nga Adelina Ismajli  http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-117.html

Adelina Ismaili, 3 mijë euro për të kënduar në “Big Brother Albania”
Në hollin e një hoteli të vogël pak metra qendrës së Tiranës, Mona, nëna e këngëtares Adelina Ismajli, teksa gjerb kafen e mëngjesit të fton të ulesh në tavolinë e vogël dhe shpjegon se e bija, është ende duke fjetur gjumë, edhe pse ora ka pak që kaluar mesditën.

“U lodhëm dje nga rruga dhe fill pasi zbritëm nga avioni Adelina shkoi në “Big Brother”, prandaj edhe është ende në gjumë”, tregon Mona, sikur do të justifikojë të bijën. Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që këngëtarja vjen në Tiranë, pas një pauze të gjatë muzikore, por edhe koncertesh të cilat duket se për një kohë i kishte lënë pas. Por duket se më shumë sesa jehona, shifra që i kanë ofruar organizatorët ka qenë arsyeja që Adelina Ismajli, është shfaqur kalimthi në Tiranë. Plot 3 mijë euro, kjo ka qenë marrëveshja që është bërë mes “Top Channel” dhe këngëtares së njohur që ajo të shfaqet vetëm 10 minuta në ekran, një surprizë kjo që ishte dedikuar 3 finalistëve të reality show-t “Big Brother”.

“Mujtëm me ardh nga Prishtina në Tiranë vetëm për “Big Brother”, pasi na kishin thanë që është shumë indjekur. Na u lutën fort, manej vendosëm të vinim. Gjithçka u kry me telefon me Arbanën”, shprehet nëna e divës së madhe të muzikës shqiptare. Ajo pohon gjithashtu se, zakonisht Adelina lëviz nga Prishtina, vetëm pasi pronarët e lokaleve apo diskove të pranojnë shifrën prej 10 mijë eurosh, shuma që kërkon zyrtarisht princesha e muzikës shqiptarë për në koncert. Edhe pse mund të duket një shifër marramendëse për shumë këngëtarë të tjerë, është e qartë, se oferta të tilla i bëhen vetëm asaj, ikonës së pazëvendësueshme të muzikës, e cila përveç 20 vite karrierë, gëzon famën dhe suksesin, si kurrkush tjetër artist shqiptar, brenda apo jashtë trojeve shqiptare. Nuk ka pikë dyshimi që udhëtimet e Adelinës, përkthehen në shifra disa mijëra euro, ndërsa ky i fundit, duket se ka qenë edhe një udhëtim pune në Tiranë. Nëse Adelina e kishte menduar që ky do të ishte një udhëtim i shkurtër në kryeqytet, realisht nuk ndodhi kështu, pasi nënë e bijë kanë vendosur që të rrinë edhe dy ditë të tjera, por kanë vendosur të ndryshojnë hotel. Adelina zgjohet nga gjumi pak minuta pas orës 12.00 dhe e ëma e lajmëron të bëjë gati valixhen për t’u zhvendosur gjetkë. “Nuk mujtëm me nejt më shumë. Dhomat janë shumë të vogla dhe televizori kap vetëm kanale serbe dhe bullgare, do të shkojmë gjetiu…”, psherëtin ajo, teksa thith ngadalë një cigare të kushtueshme. Ndërkohë porsa i takon kthimit në Shqipëri, duket se as vera e nxehtë apo ofertat, nuk janë arsye bindëse që Adelina të jetë e pranishme në Tiranë gjatë këtij sezoni, pasi duket se gjatë kësaj periudhe ajo do të merret me promovimin e albumit të ri, “Feniks”, i cili ka vetëm pak ditë është hedhur në tregun mbarëshqiptar.

KONTRATA ME “SUPERSONIC”

Kjo ardhje në Tiranë, nuk ka qenë tjetër veçse një rrugë e dy punë për Adelinën. Edhe pse kishte programuar që të largohej nga kryeqyteti mbrëmjen e djeshme, duket se diva e muzikës shqiptare, ka pasur edhe disa takime pune. Një prej tyre ka qenë edhe me drejtues të shtëpisë diskografike “Super- Sonic”, e cila ka marrë përsipër të gjitha të drejtat e shitjes së albumit të saj të fundit “Feniks” në Shqipëri. “Adelina është shumë e kënaqur nga shitjet e deritanishme të albumit tëri, por nuk ka plane për koncerte në Shqipëri. Albumi “Feniks” ka edhe një këngë për kryetarin (Ibrahim Rugovën), e kishte amanet”, shton Mona, e ëma e këngëtares Adelina Ismajli, e cila është njëkohësisht edhe menaxhere e dy vajzave të saj artiste. Për sa i takon vajzës së dytë, ajo rrëfen se pas publikimit të videoklipit “Nga 1 deri në 10”, Zanfina për momentin është duke u marrë me provimet universitare, pasi për pak i duhet që të diplomohet, prandaj edhe ka lënë pas dore për momentin ofertat për koncerte që i janë bërë së fundmi.

Gazeta Panorama

Videon e Adelines ne Big Brother e gjeni ketu http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails.php?album=117

Adelina Ismaili i thotë “jo” “Eurosong”-ut
“Nuk mund të këndoj në një festival politik”

Tani që Kosova shpalli pavarësinë, dhe pse ende nuk është marrë ndonjë përgjigje nëse do marrë pjesë në “Eurovision” apo jo, të gjithë këngëtaret në Kosovë i kanë drejtuar sytë për nga “Eurovisioni”, por një prej tyre i ka thënë jo!… Dhe ajo është Adelina Ismaili.Në “intervistën” e fansave për Adelinën në faqen e internetit ww.albaniac.com, e pyetur nga Dani në lidhje me pjesëmarrjen në këtë festival, ajo përgjigjet:“Opaaaaa! Më befason dhe nderon kjo pyetje.Falënderoj nga zemra të gjithë ata që mendojnë kështu. Përveç faktit që kurrë nuk do të konkurroja për përfaqësimin e Kosovës në “Eurosong”, sepse që nga fëmijëria kam braktisur festivalet, qëndron edhe fakti se edhe sikur të isha e zbritur nga qielli, jam e bindur që nuk do ta fitoja të drejtën për një gjë të tillë nga “juritë” në Kosovë. Sikur të ishte publiku juria, hm… Por mos të harrojmë që në “Eurosong” gjithmonë fiton ose një shtet sllav ose një nordik.

Nëse hyj në garë, hyj për të fituar e përfaqësuar denjësisht Kosovën dhe jo të nënvlerësohet vendi imdhe unë vetë. Nuk parapëlqej festivalet politike, me një fjalë. Më me deshirë do ta përsërisja “Ditën e Pavarësisë. Aty po, mora votën time.”

PanoramaPlus

Fotografi nga Adelina Ismaili  http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails.php?album=117

Adelina Ismaili, Albumi i ri “Feniks”
Ekskluzive nga produksionet : Dea, Supersonic Records dhe Albanota

Del ne shitje albumi me i rri i Adelina Ismajlit me titull ” Fenix ”

1.Sepse je ti,  2.Lajmëro!,  3.Ujk,  4.Hej Kaqanik,  5.Na jena na,  6.Bota ndryshe,  7.Më merr, 8.U kall be daj (duet me Vedatin e stupcav),  9.Diva, 10.Trimit tim…

Adelina Ismaili-Diva

Po e zhvesh krenarinë,vesh fustanin e ri,

sytë e lodhur nën grim,s`kan shkëlqim,

buzëqeshja gënjim, fsheh zhgënjim,

duhet aktrim,ndal çdo guxim.

Do vallëzoj e do këndoj,se bileta ka qmim,

e harroj çdo nënqmim,s`ka dëshprim.

Reff:

Diva, erdh diva që ju e doni, admironi,

diva, jam kjo diva vdis, lind,

vdis sikur një feniks…!

E ushtroj kënaqësinë,

kontrolloj bukurinë,

shërbëtore e mirë, e q`nderuar, u

rdhëro shef i madh, i tërbuar ,

unë jam në shërbim..

Unë fal ndjenjë e gëzim,

unë ndrydh çdo pikëllim,

nuk guxoj as me u lodhë, duam Showwwwww…

Adelina Ismajli-Na jena na

Kan me pa dy sytë e mi kan me pa

kan me lotu si dikur s’kan me u tha

kan më fol sa shum te du kan më fol

do të du se nuk kam shpirt nëse s’do

na je na jena

Reff:

Na na jena na

na na jena na

luje gjuje sonte veç për mu

nana jena na

na na jena na

sonte vetëm ty te du…

Teksti dhe muzika : Flori Mumajesi

Adelina Ismajli-Ujk

Syte e tij te shkruar din gjithçka për mua

njohin çdo fshehtesi qe ne mua rrin

aroma e tij e ëmbël mperqafon çdo mëngjes

ne atë perqafim do të doja te vdes

Reff:

Si ujk me shikon

si lock me ledhaton

te dua e me don

si ujk me shikon si lock m’ledhaton

e unë si qengj i bute vi tek ti o ujk…

Ato duart t’forta qe nuk njohin frige

i dua reth vetes çdo nate e çdo ditë

dua te festoj për zemren e tij

ruaje o Zot këtë dashuri…

Adelina Ismajli-Lajmero

Oh sa i bukur sonte paske ble kemishe te re

unë prap e vetme e ti me shoket po del

fanatik nshtepi seksi djal ne shoqeri

knaqu zemër për ty kam unë një befasi

Do te rezikoj un pas teje do të vi

do të shikoj si vallezojne tjerat për ty

do të zhvishem pak i tmeruar do shikosh

do vallezoj e dridhem mua do tme dashurosh

Sonte e perjete veç i imi ti je

gjith ato i bëj se me ke shpirt e jetë

je i lirë vazhdo nëse gjen ma mirë lajmero

bëhu burrë trego vetëm mua ti me do

Adelina Ismajli-Sepse je ti

Nuk kam me frige

ty te ta them

se jam do të jem gjithçka ti me ke

me buzeqesh dhe nuk më flet

krijon një tjetër botë vetëm për ne

malli me mer kur n’gjum ti flen

pa gjum do të pres

te te them e para mirmengjes

mirmengjes baby mirmengjes zemër

mirmengjes sepse sepse je ti…

dhe ndjesia me e vogël mer kuptim

sepse je ti me ke rilindur dhe ti e di dhe ti e din sepse je ti..

Kenget ne mp3 i gjeni ketu  http://www.zeriyt.com/muzike-mp3-shqip-per-shkarkim/albume-te-reja-shqiptare-t36776.60.html

Foto e Video nga Adelina Ismaili  http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-117.html