Archive for the ‘Agnesa Vuthaj’ Category

Agnesa Vuthaj dhe Valbona Selimllari jane 2 misset me te pelqyera nga publiku shqiptare,ne nje sondazh te zhvilluar ne www.galeriashqiptare.net partnere e Celebritete.com, per rrethe 20 dite vizitoret e Galerise kane votuar per Miss-in me te bukur gjate viteve te demokracise,ne sondazh kane votuar me shume se 1700 veta, kryeson Agnesa Vuthaj fituesja e Miss Albania 2004 me 645 vota ose 37 % te votuesve, e ndjekur nga Valbona Selimllari fituesja e Miss Albania 1992, miss-ja e pare shqiptare me 325 vota ose 18.4% te votuesve.

 normal_miss_albania.jpg  normal_valbona0.jpg

Ne vendin e 3 dhe te 4 vijn 2 bukuroshet nga Kosova, Besa Gashi dhe Yllka Berisha perkatesisht me 270 vota per Besen dhe 140 per Yllken,te dyja keto 2 misse kane qene fituese te Miss Kosova 2006 dhe 2007.Pas tyre renditet Hygerta Sako fituesja e Miss Albania 1995 me 82 vota, Denisa Kola fituesja e Miss Albania 2002 me 62 vota, Monika Zguro fituesja e Miss Albania 1994 me 60 vota. (more…)

  • 7 Comments
  • Filed under: Agnesa Vuthaj
  • Intervistë me organizatoren e “Miss Kosova 2007”, aktiviteti mbahet më 9 dhjetor në “Sheshi 21”. “Miss Kosova 2007” pas një muaji shkon në Egjipt
     

    agnesavuthaj.jpgSeleksionimi i vajzave do të bëhet me datën 26 nëntor, ndërsa
    spektakli do të mbahet më 9 dhjetor. Kështu që mendoj se jemi vonuar paksa në aspektin e mbajtjes së spektaklit, mirëpo fituesja do të merr pjesë nëpër disa spektakle me përmasa ndërkombëtare gjatë vitit 2008. Mund të theksoj se në fund të
    muajit janar fituesja, pra “Miss Kosova 2007” do të udhëtoj për Egjipt, ku do të mbahet konkursi “Top Models of the World”.

    Agnesë Vuthaj është vajza që në vitin 2003 është zgjedhur “Miss Kosova”.Ajo më pas pati edhe shumë suksese duke u shpallur një vit më vonë “Miss Albania”. Ka pasur edhe shumë pjesëmarrje nëpër konkurse ndërkombëtare, ndërsa ajo për dy vite me radhë ka të drejtën të organizoj “Miss Kosovën”.

    Kjo është hera e dytë që ju po merreni me organizimin e spektaklit të bukurisë “Miss Kosova”. Cili është ndryshimi që shihni si organizatore nga viti i kaluar?

    Agnesa: Kemi premtuar vitin e kaluar se do ta bëjmë këtë si një traditë dhe kjo na ka shtyrë më shumë që të vazhdojmë prapë përkundër vështirësive që kemi hasur vitin e kaluar.Mendoj se një ndryshim nga viti i kaluar është se këtë vit do ta kemi më lehtë sepse kemi marr një përvojë më shumë. Vitin e kaluar kemi pasur disa vështirësi që këtë vit i kemi eliminuar.

    (more…)

  • 53 Comments
  • Filed under: Agnesa Vuthaj