26 Mar
Elvana Gjata dhe Soni Malaj, partnere në kërcim
Kanë dëfryer e kanë festuar aq shumë sa nuk kanë nguruar edhe të kërcejnë.

Elvana dhe Soni të veshura tamam si për verë, kanë kërcyer bashkë nën ritmet e muzikës së ofruar me aq kujdes nga Andi DJ. Spektakli ka zgjatur për disa orë me rradhë dhe asnjë nuk është larguar nga ambjentet afër ish-bllokut në Tiranë derisa muzika të përfundonte.Mes ballokumeve dhe ëmbëlsirave të tjera për ditën e verës këngëtarët kanë festuar bashkë, duke i ngjasuar tamam një festivali veror skena e të cilit ishte ngritur në ambient të hapur.
28 Jan
Nuk ka shpjegim tjeter, pasi perfundimisht kengetarja Elavana Gjata pjesen kryesore te karrieres se saj e ka te ndertuar ne Kosove.

Aq e lidhur eshte me kete vend, aq sa cdo koncert dhe videoklip te ri zgjedh ta beje atje. Edhe kengen me te fundit ajo ka preferuar qe ta realizoje po ne Kosove. Pasi fitoi cmimin e trete tek “Kenga magjike” me baladen e suksesshme “Ku jeton dashuria”, Elvana po pergatitet per “bomben” e radhes, nje kenge nen ritmet hip-popit. Korrieri
1 Dec

Një zë i thellë në një fytyrë të ëmbël dhe të dashur. Elvana Gjata është nga ato këngëtare, që di t’i fitojë zemrat e publikut për zërin e saj, po aq sa edhe për pamjen tërheqëse.
Sepse nëse nuk do të ishte kështu, çmimi i diskografisë nuk do të shkonte tek ajo. Duket se albumi i fundit i këngëtares “Mamës”, i prezantuar edhe me foto dhe një videoklip shumë interesant, është shitur mjaft mirë nga shtëpia diskografike “Supersonic”, që atribuoi edhe këtë çmim. Ndërkohë, e përfolur edhe për jetën e saj private duket se Elvana zgjedh të përgjigjet shkurt për këtë pikë. Por ne kemi zbuluar se kush i ka fituar zemrën vajzës bukuroshe.
5 Nov
Kush është dashuria e fundit? Po mashkulli më seksi? Pse e dëshiron një fustan të bardhë? Kush t’ia ketë dhuruar një buqetë gjigande me lule natyrale. Të gjitha këto dhe shumë të tjera Elvana Gjata i ka zbuluar për Koha Vip

Le ta nisim nga bukuria. Ti a ke ndonjë recetë sekrete?
Atë që kanë të gjitha vajzat, të qenurit origjinale dhe e thjeshtë.
Cili është zakoni yt më i mirë?
Bëj çmos që të mos vonohem kur lë ndonjë takim.
Po më i keqi?
Që vonohem gjithmonë.
Pa cilin makiazh nuk mund të bësh dot?
Pa rimelin.
Pa cilin aksesor nuk do të mund të rrije dot?
Vathët më pëlqejnë shumë dhe janë aksesorët që përdor më shumë, pa harruar një orë që nuk e heq nga dora, pasi është dhuratë nga motra ime, e cila ndodhet larg.
Cilat janë ikonat e tua të modës?
Versace, Chanel, Elie Saab etj.
28 Oct
Edhe pse është bërë disa herë subjekt i faqeve rozë të gazetave, duket se Elvana Gjata nuk dëshiron aspak të flasë për këtë anë të jetës së saj.
E rezervuar në daljet e saj në intervista shohim, se këngëtarja preferon të flasë më shumë për muzikën, studimet dhe familjen, se sa për jetën e saj private. Dhe realisht ajo asnjëherë nuk ka pohuar apo mohuar publikisht fjalët apo lajmet, që të tjerët shkruajnë rreth saj. Dhe jo vetëm kaq. Asnjëherë gjatë intervistave nuk është shprehur në lidhje me jetën e saj private, duke dëshiruar ta ruajë të tillë dhe duke mos pranuar të japë komente.
E duket se edhe këtë radhë nuk ka preferuar ta thyejë këtë zakon. Bëhet fjalë për një lajm, që sërish e ka burimin tek Kosova, ndoshta edhe për faktin, se këngëtarja kohët e fundit ka realizuar disa bashkëpunime atje. E përfolur kohët e fundit në faqet rozë të shtypit për një lidhje të re dashurie në Kosovë, Elvana pohon se nuk e ka lexuar këtë thashethem të fundit, që ndonëse nuk rezulton të jetë i vërtetë, nuk dëshiron ta komentojë, duke e pohuar apo mohuar. “Udhëtimet e mia të shpeshta drejt Kosovës kanë qenë gjithmonë përkoncerte dhe për këtë, nuk ka arsye pse të aludohet, se mund të jenë për qëllime private, megjithatë nuk më pëlqen të komentoj´asgjë nga ato, që shkruhen në formë thashethemi. Dhe kështu kam vepruar gjithmonë”, përfundon këngëtarja.
Panoramaplus
5 Sep
Emri i Elvana Gjatës nuk është i rastësishëm në botën e muzikës dhe as thjesht për të plotësuar ndonjë nga kapriçiot e moshës. Rruga e saj artistike ka filluar që fëmijë, me debutimet e saj të para në pallatin e pionierëve. Që në pjesëmarrjen e saj të parë, në Festivalin e Zërave të Rinj, vlerësohet me çmimin e tretë, me këngën ‘Të këndojmë së bashku’. Ky çmim e inkurajon edhe më tej në rrugën e saj të saponisur.
Merr pjesë në spektaklin ‘Kërkohet një yll’, dhe në interpretimin e këngëve të Laura Pauzinit del në finale, nën shkëlqimin e një ylli të fshehur tek këngëtarja e re. E shtyrë nga i ati merr pjesë në edicionin e parë të show-t televiziv, ‘Ethet e së premtes mbrëma’. Elvana, me një paraqitje të admirueshme skenike, por edhe me zërin e saj të ëmbël dhe melodioz do të fitojë simpatinë jo vetëm të stafit realizues, por edhe të publikut, i cili e ka votuar dhe e ka duartrotikur ngrohtësisht. Fati e ndjek nga mbrapa dhe ajo do të jetë një nga dhjetë finalistët e një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, ku evidentohet talenti i këngëtarëve të rinj. (more…)