23 Jan
Shqiptarja e grupit “Preluders” është nga ato që kur vjen puna tek grimi, mjaftohet vetëm me një shkëlqyes. Dhe mbi të gjitha preferon xhinset dhe të pambuktat. Por skena e do ndryshe. Dhe atëherë ajo shndërrohet në atë vajzën joshëse që e njohim të gjithë

Ke ndryshuar shumë që nga koha kur u shfaqe për herë të parë në ekran?
Si karakter jam Mirjami që kam qenë, por nga pamja jashtme kam bërë ndryshime, sigurisht.
Çfarë lexon përgjithësisht?
Në kohën time të lirë lexoj shumë, sidomos revista apo gazeta, për t’u informuar për të rejat më të fundit në botën e muzikës.
Bukurinë e përjetshme në shkëmbim të shpirtit. A do ta bëje këtë zgjedhje?
Bukuria fizike është e përkohshme, ndërsa e përjetshme është vetëm bukuria shpirtërore.