★ Celebrity ★ V.I.P ★ Big Brother Albania ★ Gossip ★ Thashetheme ★ Lajme ★ Info ★ Celebs News Blog ★ Vipat Shqiptare ★

Archive for the ‘Orinda Huta’ Category


Sensuale, e brishte, provokuese dhe e suksesshme. Te tille e kemi njohur deri tani kengetaren Orinda Huta. Por kete radhe, bjondia sykalter na surprizon edhe me nje ane tjeter te panjohur me pare. Orinda nuk ka vetem cilesi pozitive. Duhet ta besoni. Ajo eshte edhe shkaktare divorcesh. Nuk e kemi fjalen per divorce ne cift, por per divorce muzikore. Duket se ajo eshte motivi i ndarjes se grupit “Produkt 28.

Dhe cuditerisht kete fakt, kengetarja e pranon vete. Pas realizimit te kenges “Tradhtia”, Orinda ka ndertuar nje marredhenie shume te ngushte me Albanin, nderkohe qe mes djemve ka lindur nje kontradikte. Dhe duket se marredheniet jane komplikuar disi ne kete situate, qe ka cuar ne ndarjen e grupit. Ndoshta ne kete moment fansat e “Produkt 28″ do te fillojne “ta urrejne” Orinden per ate, qe ka ndodhur. Por le te shpresojme, se sinqeriteti i kengetares do ta zbuse disi zemerimin e djemve dhe ku i dihet, i ben te ndryshojne mendje. Ndonese ky duket nje mision i veshtire.

(more…)

Orinda Huta jam e dashuruar

Apr 17, 2008 Author: admin | Filed under: Orinda Huta

Bukuroshja me sy blu tregon projektin e saj te fundit per videoklipin e ri dhe per jeten e saj sentimentale

Baby-seksi me sybojëqielli, që dikur e quanin një lolitë simpatike nuk është më e tillë! Orinda tashmë është rritur, pasi ka provuar të dalë çdo ditë nga ajo ndjenja fëminore që karakterizon vajzën e vogël të familjes Huta. Eshtë me këmbët në tokë dhe pranon të flasë për hapa seriozë siç janë fejesa e martesa në jetën e një vajze të moshës së saj. Por, 20 vjeçarja duket se po kalon periudhën e artë të dashurisë, por jo vetëm! Sapo ka publikuar edhe këngën më të re, si një bashkëpunim mes saj dhe grupit kosovar NRG Band. Të tjera detaje, Orinda i zbulon në intervistën e mëposhtme.

(more…)

Orinda Huta thyen heshtjen

Feb 9, 2008 Author: admin | Filed under: Orinda Huta

Nuk e kishim dëgjuar zërin e këngëtares Orinda Huta që prej disa kohësh, pasi mediat përfolën nënshtësinë irlandeze të saj.

orinda.jpg

Duket se kjo ishte një arsye për t,ju shmangur daljeve të tjera nëpër gazeta e televizione, pa harruar edhe faktin që ajo nuk kishte ndonjë projekt në dorë si këngë apo album të ri. Por, pas gjithë këtyre muajve heshtje, Orinda ka vendosur që të bëhet e gjallë. Një këngë e një videoklip i ri që janë realizuar këtu në Shqipëri, do e rikthejnë edhe njëherë lolitën bukuroshe në stacionet muzikore.

(more…)

Ku është “zhdukur” Orinda Huta?

Jan 26, 2008 Author: admin | Filed under: Orinda Huta

Ku është fshehur Orinda Huta? Ndoshta më shumë se ne gazetarët, këtë pyetje duhet t’ia kenë bërë vetes fansat e këngëtares. Prej kohësh Orindën nuk e kemi parë të shfaqet në asnjë prej aktiviteteve muzikore të zhvilluara në vend.

normal_orinda-huta3.jpg

Mos ndoshta ka hequr dorë nga muzika? Nuk besojmë të jetë kështu. Megjithatë pas
suksesit të një viti më parë në festivalin “Kënga magjike”, ku u vlerësua me çmim, këngëtarja është tërhequr thuajse plotësisht nga skena. Madje, shumë pak fansat e saj e kanë parë edhe në koncertet e ndryshme të zhvilluara përgjithësisht gjatë verës.
Por, ne mësojmë se Orinda vazhdon të jetë në kryeqytet.Vazhdon të jetë studente në Universitetin Evropian të Tiranës dhe vazhdon të jetë ende një vajzë e bukur, që tërheq vëmendjen e kalimtarëve.

(more…)

Translator

Albanian flagItalian flagKorean flagChinese (Simplified) flagPortuguese flagEnglish flagGerman flagFrench flagSpanish flag
Japanese flagArabic flagRussian flagGreek flagDutch flagBulgarian flagCzech flagCroat flagDanish flag
Finnish flagHindi flagPolish flagRumanian flagNorwegian flagSwedish flagCatalan flagFilipino flagIndonesian flag
Lithuanian flagSerbian flagSlovak flagSlovenian flagUkrainian flagVietnamese flagThai flagTurkish flagHungarian flag
By N2H
BlogAlb - Blogs Toplist

LG Random Image

big_brother_albania_2~0.jpg

thumb_anisa-stringa.jpg

normal_mHTTP_temp_7bb2789e.jpg

anisa-stringa.jpg

thumb_21.jpg


Sponsor

 galeria shqiptare shqiperia fotografi top models filma filmime films filma shqiptare muzik shqip wallpapers sfondi sfonde backgrounds zemer shqiptare zemer shqiptare