Celebritete - Thashetheme - Vipat Shqiptare - Big Brother Albania 3 - Celebrities » Orinda Huta

Orinda Huta: Une e ndava Albanin nga grupi “Produkt 28″
Sensuale, e brishte, provokuese dhe e suksesshme. Te tille e kemi njohur deri tani kengetaren Orinda Huta. Por kete radhe, bjondia sykalter na surprizon edhe me nje ane tjeter te panjohur me pare. Orinda nuk ka vetem cilesi pozitive. Duhet ta besoni. Ajo eshte edhe shkaktare divorcesh. Nuk e kemi fjalen per divorce ne cift, por per divorce muzikore. Duket se ajo eshte motivi i ndarjes se grupit “Produkt 28.

Dhe cuditerisht kete fakt, kengetarja e pranon vete. Pas realizimit te kenges “Tradhtia”, Orinda ka ndertuar nje marredhenie shume te ngushte me Albanin, nderkohe qe mes djemve ka lindur nje kontradikte. Dhe duket se marredheniet jane komplikuar disi ne kete situate, qe ka cuar ne ndarjen e grupit. Ndoshta ne kete moment fansat e “Produkt 28″ do te fillojne “ta urrejne” Orinden per ate, qe ka ndodhur. Por le te shpresojme, se sinqeriteti i kengetares do ta zbuse disi zemerimin e djemve dhe ku i dihet, i ben te ndryshojne mendje. Ndonese ky duket nje mision i veshtire.

Orinda, meqe Albani nuk pranoi te jape shume detaje, mund te na tregosh cfare ndodhi me djemte e grupit?

E di, qe fansat e tyre do me marrin shume inat, por tashme kjo eshte dicka, qe ndodhi. Ishte realizimi i kenges “Tradhtia”, qe krijoi nje konflikt mes cunave dhe si perfundim, kengen e realizuam vetem une dhe Albani, duke qene se ai ishte kompozitori.

Nuk te vjen keq qe ke hyre mes tyre?

Kjo ka ndodhur pa deshiren time.

Pra, ti kendon per tradhtine dhe duket se ne kete mes ka nje tradhti, apo jo?

Pak a shume, por nuk jam une tradhtarja. Me mire per kete duhet te flasin vete cunat.

Nderkohe si eshte pritur kenga dhe klipi, qe ke realizuar me Albanin?

Ka vetem pak dite, qe klipi eshte shfaqur megjithate eshte pritur mjaft mire. Edhe koleget tane, qe e njohin muziken e kane vleresuar.

Ne video ka edhe disa skena sensuale le te themi, ku Orinda i zberthen kemishen dhe perkedhelet me Albanin…

Ne jemi perpjekur te behemi edhe aktore ne kete video. Sepse ajo eshte realizuar si e tille ne perputhje me tekstin e kenges. Flitet per tradhtine e nje mashkulli ndaj partneres se vet. Atehere vajza maskohet si dikush tjeter dhe e tundon, derisa e con djalin ne vendet ku ata ruajne shume kujtime. Aty i zbulon identitetin e vertete dhe i ve flaken vendit. Pjese e ketij teksti jane edhe skenat sensuale, qe ne i kemi realizuar me shume natyrshmeri dhe i kemi perjetuar me humor. Besoj kemi arritur te finalizojme me sukses idene e realizuesve te klipit, Bledar Linza dhe Altin Ago.

Ka qene e veshtire, qe Orinda te transformohet nga nje vajze bionde, ne nje brune?

Ndoshta duhet te pyesni mikeshen time, Rezarta Shkurta per kete, sepse ajo eshte marre me grimin.

Albani: “Keshtu ndodh kur hyjne femrat ne mes”

Anetari i dikurshem i grupit, Albani, nuk pranon te jape shume komente rreth marredhenieve te tanishme te “Produkt 28″. Megjithate, ai pohon se problemet mes djmeve kane lindur, ne momentin, qe Orinda eshte futur ne mes. “Keshtu ndodh kur hyjne femrat”, eshte shprehur ai.

Si lindi bashkepunimi me Orinden per kengen “Tradhtia”, qe ju keni nxjerre keto dite me videoklip?

Bashkepunimi ka lindur gati nje vit me pare. Atehere grupi sapo kishte perfunduar kengen dhe po kerkonim nje kengetare femer. Duhej te kishte pak a shume moshen tone, te kishte nje ze te bukur dhe nje reputacion te qendrueshem. Duke qene, se kenga ishte R&B menduam se Orinda ishte e duhura. Dhe ne fakt rezultoi me shume se e duhura. (qesh)

Si ta kuptoj kete? Perse kengen e kenduat vetem ju te dy dhe jo i gjithe grupi, cfare ndodhi me tej?

Ketu lindi edhe konflikti, sepse kur futen femrat ne mes… Nuk do te doja ta komentoja shume kete pjese, megjithate tashme fakti eshte, qe kenga vjen vetem nga une dhe Orinda, me tekst nga Turi dhe orkestrim te Shpetim Saracit. Pra djemte nuk jane ne kete bashkepunim.

Vazhdon te komunikosh me ta?

No coment.

Drejt Kosoves me nje kenge te re

Bashkepunimi me Albanin eshte i dyti per Orinda Huten, pas kenges me “Nrg Band”. Megjithate, kengetarja pohon se kjo eshte thjesht nje rastesi dhe nuk ka qene qellim ne vetvete. “Bashkepunimet nuk jane nje strategji per mua. Kenga me “Nrg Band” ishte realizuar thuajse nje vit me pare, por kane qene vonesat e mia ne realizmin e klipit, qe nuk mundesuan daljen e tij me pare”. Sidoqofte Orinda shprehet se ne kengen e radhes do te jete vetem. “Eshte nje kenge e realizuar serish nga “Produkt 28″ dhe me te cilen une do te prezantohem ne festivalin “Celesi muzikor” ne Kosove”, shprehet ajo.

Koha Jone

Fotografi nga Orinda Huta  http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-134.html

Orinda Huta jam e dashuruar
Bukuroshja me sy blu tregon projektin e saj te fundit per videoklipin e ri dhe per jeten e saj sentimentale

Baby-seksi me sybojëqielli, që dikur e quanin një lolitë simpatike nuk është më e tillë! Orinda tashmë është rritur, pasi ka provuar të dalë çdo ditë nga ajo ndjenja fëminore që karakterizon vajzën e vogël të familjes Huta. Eshtë me këmbët në tokë dhe pranon të flasë për hapa seriozë siç janë fejesa e martesa në jetën e një vajze të moshës së saj. Por, 20 vjeçarja duket se po kalon periudhën e artë të dashurisë, por jo vetëm! Sapo ka publikuar edhe këngën më të re, si një bashkëpunim mes saj dhe grupit kosovar NRG Band. Të tjera detaje, Orinda i zbulon në intervistën e mëposhtme.

“As fejesa, as martesa” titullohet kënga juaj më e fundit. Subjekti i këngës, duket sikur i shkon për shtat një vajze kapriçoze, që nuk do as fejesën, as martesën por do të jetë e lirë. E vërtetë?

“Mendoj se kishte ardhur koha që të nxirrja një këngë të re. Eshtë një subjekt i gjetur që më shkon për shtat me moshën që kam. Por, në një të ardhme jo shumë të afërt, nuk do më përshtatet sigurisht. Ishte një eksperiecë krejt e veçantë për mua dhe kam bindjen që ka dal një klip mjaft cilësor”.

Këtë herë keni bashkëpunuar me një grup kosovar, NRG Band. Pse bëtë këtë zgjedhje?

“Në fakt ishte grupi NRG Band që më zgjodhi mua për të bashkëpunuar, në mënyrë që gjithçka të ishte një risi. Unë pranova me kënaqësi sepse është një grup i suksesshëm jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Ndaj me NRG Band ia vlen bashkëpunimi”.

Po teksti dhe muzika, kujt i përkasin?

“Muzika i përket Besnikut, vokalistit të grupit, ndërsa orkestrimi Darko Dimitrov. Ky i fundit është një emër i njohur me të cilin shoh të bashkëpunojnë këngëtarë nga më të suksesshmit jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj”.

Videon e keni xhiruar në Kosovë apo Maqedoni?

“Po është e vërtetë që e kam xhiruar në Kosovë me studion e produksionit „Pixel”. Jam e bindur që është më comode të punosh me shqiptarë. Dhe kur komoditeti ndërthuret me profesionalizmin, gjithçka barazohet më pas me kënaqësinë”.

Mënyra sesi është realizuar klipi është goxha e gjetur. Ndërsa, keni preferuar një look jo shumë të rënduar, apo jo?

“Bëra këtë zgjedhje pasi pashë se vetë stili i këngës nuk linte hapsirë për ekstravagancë. Ndërkohë që, përpara prezantimit të videos, unë e kisha të ngulitur në mendje që tek publiku duhet të përçoja një gjë të thjeshtë e të pranueshme nga audienca e gjerë”.

Duke qenë se në tekstin e këngës ju flisni për fejesë e martesë, po ju vetë keni menduar për to?

“Nuk do preferoja të thoja shprehjen që pohojnë rëndomë bashkëmoshatarët e mi “ jam akoma e re”. Kam menduar për të dyja dhe jam e sigurt që do zgjidhja një person që do mi bënte të paharrueshme të dyja këto momente të jetës. Deri atëherë kam shumë kohë për veten time. Do mundohem të marr çdo gjë nga jeta e beqarisë“.

Ndërsa, nuk ishte hera e parë që vishnit fustanin e bardhë…

“E kam parë veten me fustan të bardhë në sfilatën e “Geraldina Sposa”, ku kam veshur tetë të tillë. Ishte një ndjesi e bukur, fustanet ishin të mrekullueshme dhe kjo për mua ishte një eksperiencë e paharrueshme

Orinda, vihet re që keni qendruar paksa në hije sa i takon pjesëmarrjen nëpër festivale të rëndësishme muzikore. Ke menduar të marrësh pjesë në ndonjërin prej tyre?

“Po, kam në mendje të marr pjesë në festivale, por nuk preferoj ta tregoj para se të vendos se ku”.

Deri më tani, të ka ndodhur që të kesh bërryla në rrugën tënde si këngëtare?

“Do gënjeja nëse do thoja jo. Ka ndodhur, madje shpesh ka patur ligësi të madhe në ato bërryla e xhelozira. Për mua është e rëndësishme që të vazhdoj e qetë rrugën time si këngëtare, duke bërë më të mirën për veten e publikun e gjerë”.

Kemi dëgjuar që kohët shkoni shpesh në Irlandë apo jo?

“Duke qenë se aty jeton prej vitesh ime motërm, unë shpesh i bëj vizita, sigurisht aq herë sa më jepet mundësia”.

Ke menduar të largohesh ndonjëherë nga Shqipëria?

“E kam menduar shpesh herë si alternativë. Por, nëse në peshore vendos Irlandën dhe Shqipërinë, padyshim që do fitonte kjo e fundit. Kam akoma gjëra shumë të rëndësishme për të bërë këtu në vendin tim.

Folëm për muzikën, fejesën e martesën, po realisht si po të ecën dashuria?

“Shkëlqyeshëm! Jam më tepër se kurrë e dashuruar“.

Korrieri

Fotografi nga Orinda Huta  http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-134.html

Orinda Huta thyen heshtjen
Nuk e kishim dëgjuar zërin e këngëtares Orinda Huta që prej disa kohësh, pasi mediat përfolën nënshtësinë irlandeze të saj.

Duket se kjo ishte një arsye për t,ju shmangur daljeve të tjera nëpër gazeta e televizione, pa harruar edhe faktin që ajo nuk kishte ndonjë projekt në dorë si këngë apo album të ri. Por, pas gjithë këtyre muajve heshtje, Orinda ka vendosur që të bëhet e gjallë. Një këngë e një videoklip i ri që janë realizuar këtu në Shqipëri, do e rikthejnë edhe njëherë lolitën bukuroshe në stacionet muzikore.

Për këngën e re ajo ka bashkëpunuar me një kompozitor të njohur, ndërsa subjekti që del përmes tekstit është edhe këtë herë dashuria. Pasi edhe ajo ka vendosur që t’i bashkohet edhe simotrave të saj këngëtare me tekste këngësh që flasin vetëm për dashuri, ndarje e vuajtje shpirtërore. Korrieri

Foto nga Orinda Huta http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-134.html

Ku është “zhdukur” Orinda Huta?
Ku është fshehur Orinda Huta? Ndoshta më shumë se ne gazetarët, këtë pyetje duhet t’ia kenë bërë vetes fansat e këngëtares. Prej kohësh Orindën nuk e kemi parë të shfaqet në asnjë prej aktiviteteve muzikore të zhvilluara në vend.

Mos ndoshta ka hequr dorë nga muzika? Nuk besojmë të jetë kështu. Megjithatë pas

suksesit të një viti më parë në festivalin “Kënga magjike”, ku u vlerësua me çmim, këngëtarja është tërhequr thuajse plotësisht nga skena. Madje, shumë pak fansat e saj e kanë parë edhe në koncertet e ndryshme të zhvilluara përgjithësisht gjatë verës.

Por, ne mësojmë se Orinda vazhdon të jetë në kryeqytet.Vazhdon të jetë studente në Universitetin Evropian të Tiranës dhe vazhdon të jetë ende një vajzë e bukur, që tërheq vëmendjen e kalimtarëve.

Por ç’ka ndodhur me të, që nuk po rishfaqet në skenë? Kohët e fundit, shumë këngëtarë kanë nisur të flasin për dalje të menduara përpara publikut. Është ai momenti kur ata shprehen, se pjesëmarrja në çdo aktivitet muzikor nuk është gjithmonë mënyra më e mirë për të fituar fansa. Mos ndoshta edhe Orinda është duke ndjekur të njëjtën strategji? Pak kohë më parë, këngëtarja u bë pjesë e shtypit rozë edhe për lajme rreth jetës së saj private, gjë që ndoshta ndikoi në marrëdhëniet e saj me muzikën. Nëse është vërtet kështu, atëherë kjo do të thotë, se dalja saj e ardhshme do të ketë diçka për të shënuar. Le të shpresojmë që të ndodhë kështu. E intervistuar nga gazeta disa muaj më parë këngëtarja ishte shprehur se po punonte për albumin e saj, për të cilin gjithsesi nuk dha afat kohor. Besojmë seky është një projekt i vitit 2008. Ndërkohë nuk dimë, as nëse ajo do të jetë pjesëmarrëse në ndonjë prej aktiviteteve muzikore të këtij viti, ndërsa i pari, që nis dhe shumë shpejt madje, është Top-fest. E lançuar në botën muzikore, që në moshë të re, Orinda Huta arriti shumë shpejt afirmimin, jo vetëm falë mënyrës së veçantë të të kënduarit, por edhe falë performancës shumë tëmirë skenike. Le të shpresojmë se herën tjetër do të kemi disa të reja edhe nga Orinda. PanoramaPlus

Orinda Huta: Ju tregoj vuajtjen dhe ankthin tim
Për një muaj ka kaluar përiudhën më të vështirë të saj. Iu deshtë hiqte dorë nga jeta që bënte prej disa kohësh për t’u rikthyer tek vetja. Një kapitull ‘i errët’ që e bëri të largohej nga miqtë e saj më të mirë, familja, kënga dhe shkolla. Tashmë është rikthyer, duke treguar se është sërish e lumtur, ndërsa thekson prerazi se kush janë më të rëndësishmet për të. Orinda Huta, rrëfen për herë të parë vuajtjet dhe makthin që i është dashur të hedhë pas krahëve me shumë mundim. Tashmë ajo rikthehet në ekran, më një tjetër hit, tjetër grup bashkëpunimi dhe për më tepër me një tjetër mënyrë jetese.

Jeni shkëputur prej disa kohësh nga skena dhe ekrani. Paraqitja juaj e fundit ka qenë ajo në “Këngën Magjike”, me çfarë është marrë Orinda këto kohë?

Po, në fakt jam shkëptur për pak kohë. Por tani jam rikthyer me projekte të reja dhe nuk do të ‘humb’ më. Sapo kam përfunduar një këngë të punuar nga NRG Band. Kënga titullohet “As fejesa, as martesa”. Është punuar nga djemtë e NRG Band ndërkohë që orkestrimi është bërë në Maqedoni nga Darko Dimitrov. Është një këngë që do të shoqërohet sigurisht me një videoklip. Nuk dua që të humbë pasi është shumë e bukur. Në fund të Korrikut do ti serviret publikut, kohë kjo ku ka përfunduar tërësisht edhe videoklipi.

Pse ky titull: “As fejesa, as martesa”. Mos ndoshta trembesh prej tyre?

Kohët e fundit njerëzit kanë filluar të fejohen dhe të martohen shumë shpejt. Çdo ditë shikoj dhe dëgjoj njerëz, miq e të njohur të mi që fejohen apo martohen. Nuk është se trembem pasi edhe për mua do të vijë kjo kohë, por shpresoj që të mos jetë e shpejtë, nuk dua që kjo të mos më ndodhë tani shpejt. Kam ende shumë kohë për të shijuar.

Keni bërë kalimin nga NRG tek NRG Band. Pse ky kalim?

Arsyet kanë qënë disa, por të vogla. Ndoshta ishte puna e ngadaltë që po bëhej për mua edhe pse vlerësimi është maksimal. të gjitha këngët e tyre janë bërë hite. Ka qenë një periudhë e mirë për mua, dhe shoqërore. Ndërsa me NRG Band, emri ishte një rastësi që përkoi me të mëparshmin. Puna e tyre më pëlqen.

I kthehemi këngës. Është pjesë e ndonjë albumi në plan?

Albumi është në rrugë e sipër. Do të dalë në vjeshtë. Më duhen edhe shumë pak këngë për ta përfunduar. Nuk kam qenë shumë e vullnetshme këto kohë, nuk kam patur dëshirë të merrem me asgjë. Pastaj, vera nuk m’u duk periudhë e përshtatshme për të nxjerrë albumin. Këtë stinë e lashë për të nxjerrë hitin tim të ri dhe klipin e tij. Por tani e në vazhdim gjithçka do të ndryshojë.

Përse kjo mungesë dëshire dhe vullneti?

Kisha shumë kohë që nuk merresha me veten. Nuk e njihja më. Kam kaluar periudhën më të vështirë të jetës time, aq sa u dobësova pa masë, arrita deri në 50 kg, shumë e papranueshme për gjatësinë time 1.75 cm. Nuk flija më, nuk doja të më fliste askush. Në shtëpi shkoja orar e pa orar. Madje ka patur raste që nuk kam shkuar edhe fare. Periudha më e gjatë që nuk kam fjetur në shtëpi ka qenë një muaj. Grindesha shumë me të gjithë, me prindërit e mi, kryesisht me mamanë time.

Ku e kaloje natën?

Rrija deri vonë lokaleve me miqtë dhe më pas shkoja në shtëpinë e shoqes time të ngushtë, Idës. Është njeriu që më ka ndenjur më afër këtë periudhë kohe dhe për këtë e falenderoj shumë. Më ka kuptuar dhe ngushëlluar për çdo moment që po kaloja. Nuk mundja të shkoja në shtëpi, kisha shumë nevojë për shoqen time të ngushtë.

Cili është shkaku i gjithë kësaj gjëndje?

Nuk di t’iu them, as vetë nuk di t’ua shpjegoj. Nuk e kuptoja më veten time dhe ndihesha shumë e çuditshme. Prej një viti u largova nga mosha ime, nga miqtë e mi që më rrinin gjithmonë shumë pranë. Nuk doja të dëgjoja asgjë prej tyre nga ajo çka po kaloja. Doja vetëm fjalën e Idës. Nisa të pija shumë, shumë alkool. Në fillim dehesha por pastaj nisa të konsumoja aq shumë sa nuk më zinte më pija. Ç’të them, gjëra që tani dua t’I harroj përfundimisht.

Arsyeja: ndonjë lidhje sentimentale?

Jo tamam kështu, por nuk dua të shprehem për asgjë që kam kaluar. Theksoj edhe njëherë që ishte një periudhë prej 1 viti që u largova nga vetja ime dhe mendoja se isha e lumtur. Por më pas kuptova gjithçka dhe prej një muaji kam kaluar vuajtjen më të madhe të jetës time. Derisa më në fund ‘shpëtova’. Pak nga pak arrita të kuptoj se kush jam dhe se çfarë duhet të bëj. Hoqa dorë vetë nga ajo që po më ndodhte dhe për këtë jam krenare. Vura çdo gjë në vendin që i përkiste dhe tani ndihem mirë. Gjëja e parë që bëra ishte t’i rikthehesha mësimeve. Sapo kam përfunduar vitin e parë në Universitetin Europian të Tiranës. Semestrin e parë nuk kam shkuar thuajse fare. E braktisa shkollën tërësisht aq sa më vunë ultimatum që nëse nuk do të frekuentoja më leksionet duhet të largohesha. Por tani jam rikthyer, kam nisur studimin, edhe pse nuk jam ndonjë studente ‘e thekur’ për mësime. Tani kam çdo ditë nga një provim, kështu fumksionon aty sezoni. Dua t’i përfundoj mirë dhe gjatë kësaj kohe që në shkollë jam pushim të merrem me këngët dhe koncerte të shumta që organizohen.

Pra, gjithçka ka përfunduar?

Po, përfundimisht. Jam në një periudhë shumë të mirë. Jam rikthyer ajo “bebja” që kam qenë, pasi kështu më thërriste gjithë shoqëria ime. Për një vit të tërë ‘u rrita’ shumë në moshë, aq sa s’po më njihte më njeri, ndërsa tani jam e lumtur kur dëgjoj të tjerët që më thonë: je bërë sërish ‘bebe’. Po i kushtoj shumë kohë familjes. Qëndroj shumë me ta, thuajse gjithë ditën veç shkollës. Kam nisur të lexoj shumë libra. Po më pëlqen shumë kjo ndjesi që kam tani. Ju betohem që jam shumë e lumtur.

Është folur shumë për një lidhje tënden me Turi Hyskën e grupit “Produkt 28”. Sa e vërtetë është kjo?

Ka qenë momenti i dëshpërimit të një personi që ka nxjerrë këtë thashethem. Nuk është aspak e vërtetë. Jemi miq të mirë. Jemi shokë klase. Gjatë orëve që jam në shkollë Turi është një nga miqtë e mi më të mirë, i tillë është edhe Albani, pjesëtari tjetër i grupit “Produkt 28”. Rrimë bashkë, shkojmë mirë.

Je e dashuruar?

Jam e lumtur.

Njeriu që do më shumë?

Motra ime Silva. Edhe pse kam shumë debate me të, mbetet personi që unë dua më shumë në këtë jetë. Vdes t’i ndjej aromën, dua ta përqafoj sa herë e shoh. Sigurisht që për mua e gjithë familja është e rëndësishme, po kështu edhe shoqja ime e ngushtë, Ida. Tani motrën e kam larg, është në Irlandë dhe pret një bebe. Do jem unë ajo që do kujdesem shumë për të dhe për mbërritjen e bebit.

Po marrëdhëniet me vëllain si janë?

Kam patur shumë debate me vëllain por falë forcës time kanë mbaruar. Nuk ka më asnjë grindje. E ka kuptuar që unë kam jetën time dhe pavarësinë e mbroj dhe luftoj shumë për të. Edhe prindërit nuk më kufizojnë për asgjë. Në moshën time më delikate, në adoleshencë kam bërë çfarë kam dashur. Në fakt, kam qenë një adoleshente ‘e shkrehur’. Më pëlqente të realizoja me doemos atë që dëshiroja. Prindërit e mi janë të kuptueshëm, mjafton t’i njoftoj se ku ndodhem.

Je ndjerë e paragjykuar?

Unë nuk shoh, dëgjoj dhe njoh thashetheme. Nuk më interesojnë fare. Fqinjët për shembull mund të më kenë parë që kam hyrë në orët e vona të natës në shtëpi, dhe mund të kenë folur. Për mua s’ka rëndësi. E di që ky është mentaliteti shqiptar. Do bëj atë që dua unë. Veç familjes time, për mua nuk ka më rëndësi askush.

I kërkon ndokujt falje?

Po, me plot gojë familjes time, kryesisht nënës. i kisha lënë shumë pas dorë. Kërkoj falje për të gjitha grindjet që kam patur me ta, nuk do të përsëriten kurrë më.

Ku do t’i kalosh pushimet?

Nuk kam menduar ende, por besoj se në Irlandë. Motra ime lind për pak kohë dhe duhet të jem patjetër me të që ta ndihmoj.

Si e sheh Orinda veten pas 5-10 vjetësh?

Public Relacions, do të jetë profesioni im. Do i përkushtohem tërësisht këtij profesioni, edhe pse do të më duhet të lë për në vend të dytë këngën. Pas 10 vitesh ndoshta do të jem martuar dhe me një bebe. Jam tmerruar nga fejesat dhe martesat kohët e fundit. Nuk shoh fejesë për veten time para 5 viteve.

Bluetoth

Foto te tjera te Orindes i gjeni këtu

http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-134.html