★ Celebrity ★ V.I.P ★ Big Brother Albania ★ Gossip ★ Thashetheme ★ Lajme ★ Info ★ Celebs News Blog ★ Vipat Shqiptare ★
Mësuam që të dy bashkë ndodhen në Tiranë dhe nuk vonuam t’i kontaktonim për të biseduar paksa me ta dhe pse jo, t’iu rrëfenim zhvillimet më të fundit rreth tyre. Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij modelja dhe së fundmi këngëtarja, Afërdita prej 3 ditësh ndodhen në kryeqytetin Shqiptar për të realizuar xhirimet e klipit ‘Për ty dridhem’. Është kënga më e fundit e Afërditës në të cilën ajo do të shfaqet me një look krejt tjetër. Shumë të lumtur bashkë, të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, ata në një intervistë për ‘Bluetooth’ tregojnë për jetën në çift, marrëdhëniet mes tyre që pas fejesës si dhe informacionet më të fundit në karrierën muzikore. Ajo që i ka mbetur në mendje Shpatit, është një pritje madhështore që nëna e të fejuarës së tij i ka bërë kur ishte në Amerikë para pak ditësh, duke bërë kështu që të familjarizohet më tepër dhe gjërat të rrjedhin më lirshëm, i ndodhur si në një familje të madhe.

AFERDITA: Mami im e ka njohur Shpatin për herë të parë para një viti. Këtë herë ishte ndryshe pasi kemi patur rastin të rrinim më gjatë dhe më lirshëm. Kemi kaluar ditë shumë të bukura paçka se Shpati ka qenë shumë i zënë edhe me koncertet. U ndjeva mirë dhe më pëlqentë shumë kur shihja mamanë time që bisedonte me aq kënaqësi me Shpatin dhe anasjelltas
SHPATI: Lidhja, më mirë nuk bëhet. Po shkon vërtet shumë mirë. Na ka mbetur në mendje ceremonia e fejesës që kemi bërë. Ishte vërtetë shumë e bukur. Para pak ditësh kemi ardhur nga Amerika. Ishim tek njerëzit e Afërditës. Njëkohësisht kjo kohë ishte edhe për koncerte që kam zhvilluar. Kemi kaluar mjaft mirë. Kemi qenë në Çikago, Detroit, Kanada ku takova edhe nënën e Afërditës.
Aferdita Dreshaj – Albanian Topmodel
Revista “Bluetooth”
Afërdita Dreshaj ka arritur prej vitesh suksesin në Michigan të Amerikës, si modele. Kurse në Shqipëri, ajo u bë e njohur vetëm pasi mori pjesë në “Miss Shqipëria 2007”, ku u shpall dhe shoqëruesja e parë e misit.

Duke qenë se njerëzit prisnin që në fakt titullin ta fitonte ajo, Afërdita na mbeti në mendje të gjithëve. Po kjo edhe për një arsye tjetër… Ato kohë përflitej se bukuroshja shqiptare nga Mali i Zi kishte një lidhje me këngëtarin Shpat Kasapi. Pas një heshtjeje të gjatë, pak muaj më parë çifti e pranoi lidhjen edhe publikisht. Afërdita tregon se ata të dy duhen shumë dhe se lidhja e tyre është serioze. As martesa, s`duhet përjashtuar!
Lajmi i fundit qe po qarkullon ne Tiranë është se Shpati nuk është gay, madje është shumë mashkull dhe së fundi po bashkejeton me Rovena Stefen ne Shkup…. Burime te pakonfirmuara thonë se Rovena bashkejeton me te dashurin e saj, i cili ka qenë luftetar i UÇK-së… Kjo hedh poshte hipotezen se ato bashkejetojn, por ekziston dhe hipoteza tjetër qe Shpati ka qenë luftetar i UÇK-së.

Gazeta Tema
Shpati: Ju rrëfej të fshehtat e lidhjes time me Afërditën

Për herë të parë janë shfaqur së bashku në Tiranë duke iu mbyllur gojën një herë e përgjithmonë fjalëve, që thuhen për lidhjen mes tyre, apo edhe për lidhje të tjera jashtë kësaj marrëdhënieje. Shpat Kasapi dhe e dashura e tij, modelja Afërdita Dreshaj ishin mbrëmjen e së enjtes mes të ftuarve të Petri Bozos në 10-vjetorin e Miss Shqipërisë. Duke kujtuar faktin, që Afërdita ka qenë mes vajzave konkurrente të këtij konkursi bukurie, çifti nuk i kanë “jo” ftesës, që është bërë për të dy. Edhe pse kanë ardhur me vonesë Afërdita dhe Shpati kanë tërhequr jo pak vëmendjen e të pranishmëve. Bukuroshja nga Mali i Zi, e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë mente, më nje grim të lehtë dhe luk të këndshëm i ka vënë ndoshta në siklet disa prej shoqeve të saj, jo vetëm se sa ka ditur të marrë mbi vete blicet e fotografëve dhe kamerave, por edhe shikimet e të pranishmëve të tjerë duke spikatur veçanërisht për trupin e saj të gjatë. Sigurisht edhe Shpati, i veshur me një këmishë të së njëjtës ngjyrë, duket se e ka gjetur mjaft mirë veten në atë ambjent, ku ndër të tjerë kishte edhe shumë nga kolegët këngëtarë.
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
| By N2H | ||||||||