★ Celebrity ★ V.I.P ★ Big Brother Albania ★ Gossip ★ Thashetheme ★ Lajme ★ Info ★ Celebs News Blog ★ Vipat Shqiptare ★

Archive for the ‘Altuna Sejdiu - Tuna’ Category


Tuna nxjerr “inatin” e Eurovizionit

Jul 17, 2008 Author: admin | Filed under: Altuna Sejdiu - Tuna

Pas sezonit të trishtë që kaloi, duke mos u kualifikuar për në Eurovizion, Altuna Sejdiu, ka lënë pas gjithë mëritë dhe ka realizuar videoklipin e këngës, me të cilën nuk fitoi dot përballë Adrijan Gaxhës.

Madje, si për të treguar se ka hedhur gjithçka pas, ajo ka përshtatur në gjuhën shqipe këngën, që titullohet “Inati”, për të treguar se përpos përplasjeve dhe pakënaqësive që pati nga skualifikimi sipas saj i qëllimshëm, nxjerr inatin për qejfin e vet dhe fansat e saj. Videoklipi mban firmën e disa bashkëpunëtorëve më të mirë, mes të cilëve regjisori serb Dejan Milicevic, ndërsa teksti i këngës ka si autore Aida Barakun. Skualifikimi i Tunës në festivalin maqedonas, pati shumë debate, kjo për shkakun se gjatë interpretimit të saj pati disa defekte në foni, çka u mendua se e gjithë situata ishte e stisur dhe dashakeqe ndaj këngëtares, me qëllim që mos shkonte në Eurovizion.

(more…)

Tuna, Veshja shpreh brendesine e nje personi

Apr 7, 2008 Author: admin | Filed under: Altuna Sejdiu - Tuna

Nuk është çudi t’i hipi avionit dhe të shkoj në Milano, për një veshje që më fiksohet

normal_tunaaaaaaaaaaa_by_gentii.jpg

Sa herë që ngjitet në skenë apo lançon një klip të ri shfaqet interesante dhe shumë e sofistikuar në look këngëtarja Altuna Sejdiu. Veshja për të ka rëndësi të veçantë, pasi shpreh spirtualitetin e një personi. Shpesh është shfaqur ndryshe, duke guxuar dhe eksperimentuar forma nga më të ndryshme. “Tashmë ka kaluar ajo fazë, por gjithsesi njeriu me kalimin e viteve gjen vetveten, nxjerr në pah gjëra, për të cilat nuk ka qenë i vetëdijshëm,” shton Tuna. Madje, ajo thotë se “klipi i fundit “Bileta” zgjoi një pjesë të anës time femërore, që gjithmonë është fshehur si hije e rebelizmit”. Në këtë intervistë ju mund të mësoni gjithçka rreth look-ut, tendencave, stileve, ngjyrave dhe aksesorëve që fshihen në gardërobën e këngëtares së talentuar.

(more…)

tuna.jpgNë zemrën time dominon vetëm një person që e ka merituar…

Këngëtarja lozonjare dhe me zë shumë të veçantë Altuna Sejdiu edhe në këtë verë të nxehtë ka vendosur ti përvishet punës për të nxjerrë albumin e saj të ri në tetor. Kësaj radhe Tuna i ka qëndruar besnike rrymëës R&B… megjithëse në një të ardhme të afërt vajza sexy nuk përjashton eksperimentimin e rrymave të tjera muzikore. Përsa i përket pyetjes mbi ngjashmërinë e klipit të këngës “Bileta” me këngën “Back to black” të këngëtares Amy Winehouse i është i përgjigjur… “nuk ka kufij në kreativitetin njerëzor”. Ndërsa këngën e Winehouse e cilëson si një ndër hitet më të suksesshëm të kohëve të fundit dhe protagonisten si një këngëtare të preferuar të saj edhe pse rrymat muzikore që lëvrojnë janë të ndryshme.

(more…)

Translator

Albanian flagItalian flagKorean flagChinese (Simplified) flagPortuguese flagEnglish flagGerman flagFrench flagSpanish flag
Japanese flagArabic flagRussian flagGreek flagDutch flagBulgarian flagCzech flagCroat flagDanish flag
Finnish flagHindi flagPolish flagRumanian flagNorwegian flagSwedish flagCatalan flagFilipino flagIndonesian flag
Lithuanian flagSerbian flagSlovak flagSlovenian flagUkrainian flagVietnamese flagThai flagTurkish flagHungarian flag
By N2H
BlogAlb - Blogs Toplist

LG Random Image

big-brother2.jpg

2_adelina_ismaili_by_gentii.JPG

9e_sized.jpg

5_adelina_by_gentiii.JPG

normal_j10991.jpg


Sponsor

 galeria shqiptare shqiperia fotografi top models filma filmime films filma shqiptare muzik shqip wallpapers sfondi sfonde backgrounds zemer shqiptare zemer shqiptare