Celebritete - Thashetheme - Vipat Shqiptare - Big Brother Albania 3 - Celebrities » Altuna Sejdiu – Tuna

Tuna Sejdiu harron te vesh breke :)
Shikoni foton e Tunes, ku tregon xhevahirin e saj

Foto eshte vendosur nga nje anonim te Galeria Shqiptare.

Tuna nxjerr “inatin” e Eurovizionit
Pas sezonit të trishtë që kaloi, duke mos u kualifikuar për në Eurovizion, Altuna Sejdiu, ka lënë pas gjithë mëritë dhe ka realizuar videoklipin e këngës, me të cilën nuk fitoi dot përballë Adrijan Gaxhës.

Madje, si për të treguar se ka hedhur gjithçka pas, ajo ka përshtatur në gjuhën shqipe këngën, që titullohet “Inati”, për të treguar se përpos përplasjeve dhe pakënaqësive që pati nga skualifikimi sipas saj i qëllimshëm, nxjerr inatin për qejfin e vet dhe fansat e saj. Videoklipi mban firmën e disa bashkëpunëtorëve më të mirë, mes të cilëve regjisori serb Dejan Milicevic, ndërsa teksti i këngës ka si autore Aida Barakun. Skualifikimi i Tunës në festivalin maqedonas, pati shumë debate, kjo për shkakun se gjatë interpretimit të saj pati disa defekte në foni, çka u mendua se e gjithë situata ishte e stisur dhe dashakeqe ndaj këngëtares, me qëllim që mos shkonte në Eurovizion.

Përpos hatërmbetjeve dhe deklaratave, ajo heshti, për të treguar se sfida nuk ishte mes tre shqiptarëve Big Mamës, Adrian Gaxhës dhe saj, por mes 15 artistëve të tjerë maqedonas. Dhe vërtet për të nxjerrë inatin e saj, këngëtarja premton se pas një muaji do të promovojë një tjetër këngë të re, paralelisht me faqen e saj zyrtare, ku premton se do tëofrojë shumë informacione për karrierën e saj dhe axhendën koncertore.

DASHURIA

Në fillim ka rrëfyer se babai i të dashurit të saj gatuan enkas për të dhe më pas kur historia e saj intime kishte qenë në kulm, Tuna pranoi të deklaronte se djaloshi që dashuronte, ishte Ledri, lideri i grupit “Skillz”.Çifti ka bërë publike lidhjen e tyre jo vetëm për të treguar se nuk mund të fshinin gjë, por edhe për arsyen se ata bashkëpunuan në një këngë, ku Tuna ndihej vërtet si e zonja e shtëpisë. Por nuk zgjati shumë dhe kur historia u bë aq publike sa të gjithë drejtuan sytë drejt tyre, dolën thashetheme se mes Ledrit dhe Tunës, kishte filluar kriza e parë. Nëse do të ishte vërtet kështu, Tuna e para nuk do të kishte dashur që të përgjigjej, për të rrëfyer se asgjë çka shkruhej nuk ishte e vërtetë, madje ata kishin planifikuar gjatë verës edhe disa pushime të nxehta në Karaibe. Përveç muzikës, Tuna vijon aktualisht edhe studimet e larta. “Në planin privat doja të thosha se para pak kohësh mbarova vitin shkollor dhe u transferova në Selanik, ku do t’i ndjek studimet për vitin e fundit. Do të jem tre ditë në javë atje dhe ditët tjera duke udhëtuar më shumë në Shkup dhe Prishtinë”, ka thënë këngëtarja, ndërkohë që në planet e saj nuk janë përjashtuar asnjëherë koncertet.

Gazeta Panorama

Fotografi nga Altuna Sejdiu – Tuna  http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-137-page-1.html

Tuna, Veshja shpreh brendesine e nje personi
Nuk është çudi t’i hipi avionit dhe të shkoj në Milano, për një veshje që më fiksohet

Sa herë që ngjitet në skenë apo lançon një klip të ri shfaqet interesante dhe shumë e sofistikuar në look këngëtarja Altuna Sejdiu. Veshja për të ka rëndësi të veçantë, pasi shpreh spirtualitetin e një personi. Shpesh është shfaqur ndryshe, duke guxuar dhe eksperimentuar forma nga më të ndryshme. “Tashmë ka kaluar ajo fazë, por gjithsesi njeriu me kalimin e viteve gjen vetveten, nxjerr në pah gjëra, për të cilat nuk ka qenë i vetëdijshëm,” shton Tuna. Madje, ajo thotë se “klipi i fundit “Bileta” zgjoi një pjesë të anës time femërore, që gjithmonë është fshehur si hije e rebelizmit”. Në këtë intervistë ju mund të mësoni gjithçka rreth look-ut, tendencave, stileve, ngjyrave dhe aksesorëve që fshihen në gardërobën e këngëtares së talentuar.

Çfarë përfaqëson veshja për ju?

Veshjen e kisha definuar si pamje që shpreh brendësinë dhe spiritualitetin e një personi.

Një veshje për ju është e kombinuar mirë, nëse…

Eshtë e kombinuar me shije dhe pa shumë ngarkime.

Gjatë karrierës tuaj televizive, kujt ia keni besuar veshjen?

Së fundmi, kam bashkëpunuar edhe me disa stilistë të njohur nga Maqedonia, por shumë shpesh i mendoj edhe vetë.

Kur e shikon veten në TV, në ndonjë spektakël të disa viteve më parë, çfarë mendon?

Varet për çfarë xhirimi bëhet fjalë; mund të mendoj diçka, lidhur me veshjen, me prezantimin tim, me flokët, me grimin… bëj analiza të ndryshme, kryesisht.

Sa të rëndësishme e konsideroni veshjen në fushën tuaj?

Sigurisht që ka rëndësi, pasiskena duhet respektuar.

E keni të vështirë të bënindonjë ndryshim total nëlook apo ambientoheni shpejt?

Më parë e kisha të lehtë tëadaptohem me cilindo ndryshimtë look-ut, qoftë me flokët, megrimin dhe me veshjen. Tani ekam më të vështirë.Shpesh luani edhe mengjyrën e flokëve.Meqenëse i kam kaluar fazate eksperimenteve të ndryshme,mendoj se nuk ka look që sÊekam provuar. Kohët e fundit potentoj të kem flokun e shëndoshë dhe natyral.

Sa ndryshon një veshjeskenike me atë që ju krijonipër klipe?

Janë si dy anët e kundërta të njëmedaljeje.

Sa ju kushton realisht një dalje në skenë dhe sa kohëmë parë përgatiteni?

Gjithnjë varet se për çfarëprezantimi bëhet fjalë;ndonjëherë me muaj të tërë, sepse veshja duhet koordinuarme këngën, lëvizjet në skenëdhe shumë momente të tjera që i përcjell ajo.

Konsultoheni shpesh merevistat e modës, për njëdalje skenike?

Po, shumë shpesh, pasi atozakonisht shërbejnë si inspirimpër mua. E keqja tek unë vjenkur shfletoj revistat e modës,sepse më ndodh të fiksohem pas një veshjeje shumë, sa të nesërmen i hipi avionit dhe shkojnë Milano për ta blerë.

Në shpenzimet tuaja,a hyjnë edhe blerja erevistave të modës?

Patjetër që po, pasi rregullishti blej revistat e modës. Shpesh vizitoj webet, faqet e njohuratë modës. Më tërheqin dhei shikoj me shumë vëmendje javët e modës që bëhen nëpër metropolet botërore dhe dotë doja shumë të isha një ditë prezent në ndonjë prej tyre.

Sa shpenzoni për veshje?

Jam megalomane e vërtetë, pasishpenzoj shumë, por gjithçkaështë e arsyeshme, kur ështëkarriera në pyetje.

Cila është veshja më eshtrenjtë në gardërobëntuaj, e cilës firme është dhesa ka kushtuar?

Nuk preferoj të flas për çmime;mendoj se në koleksionin eçantave dhe këpucëve që kammund të fshihet copa dhe lëkuramë e shtrenjtë në gardërobëntime.

Aktualisht, a ka ndonjëperson që fshihet pasvezullimit të pamjes suaj?

Gjithmonë po, njerëz me shije, tëcilëve u besoj.

Me kalimin e viteve, a kandodhur ndonjë ndryshim shijesh? Nëse po, kukonkretisht?

Njeriu me kalimin e viteve gjenvetën, mundohet të nxjerrë nëpah gjërat për të cilat edhe nukka qenë i vetëdijshëm. Mendojse tek unë kënga „Bileta‰ zgjoinjë pjesë të anës time femëroreqë gjithmonë është fshehur si hije e rebelizmit.

Kur ndiheni më mirë, kurveshjen tuaj ia besoni njëstilisti apo kur e ideoni atëvetë?

Kur gjejmë kompromisin dhezgjidhjen e vërtetë, së bashku mestilistin.

Është i vërtetë fakti që jushpesh e ideoni vetë veshjentuaj?

Kur punoj me stilist, mund tësugjeroj diçka, por zakonishtua lë punën profesionistëve dhenuk dua të ndërhyj. Shumicën eveshjeve i blej të gatshme dhe ikombinoj vetë.

Ju ka ndodhur ndonjëherëqë të ndërroni mendim përveshjen tuaj, në momentin efundit të daljes në skenë?

Po, nëse nuk jam ndjerë mirë.

Jeni e fiksuar pas etiketave,dhe cilat firma ju pëlqejnë?

Po, kur është kualiteti në pyetje.Më pëlqejnë Dsquared, D&G,Guçi.

Ngjyra juaj e preferuar dhe dominonte në gardërobë?

Ngjyra ime e preferuar ështëajo e momentit të disponimit që kam. Mund të jetë blu, kafe, e gjelbër.

Sa ndryshon në veshjete përditshme nga atoskeniket?

Skena kërkon ekstravagancëne saj, e cila shpeshherë te nee merr formën e shundit edhekichit. Në përditshmëri ështëtjetër pune, pasi i dua veshjetsa me komfore dhe make upminimal.

Pëlqeni më shumë veshjetsportive apo klasike?

Sportive, pa dyshim, pasi klasikjado të vijë me kohë.

Ju jeni dakord me thënienqë veshja, në një farëmënyre tregon edhe personalitetin e një personi?

Nuk e di sa mund të jem dakord,por është e vërtetë që ndonjëherëveshja është reflektim i gjendjes sonë shpirtërore, por, nga anatjetër, mund edhe të mos jetëashtu. Gjithçka varet nga personidhe perceptimi i tij për veshjen.

Sa vend zënë aksesorët nëgardërobën tuaj dhe cilëtjanë më të preferuarit?

Në koleksionin tim janë aktualë aksesorët me gurë Swarovski.Gjithashtu, edhe syzat e diellit i konsideroj si pjesë e imazhit ditor.Gardëroba juaj nuk do tëkishte kuptim pa… Çantën e kombinuar dhexhaketën e duhur.

Parfumi juaj ipreferuar?

Nuk jam e fiksuar pas njëparfumi; herë pas herei ndryshoj, sepse çdoparfum më kujton ndonjëperiudhë të caktuarkohore. Për momentin,përdor Diamonds nga Armani, në kombinim mequmështin për trup

Produktet kozmetike?

Biologique Recherchejanë të preferuarat emia. Produktet janëtë bazuara nëekstraktet mëtë pastërta me origjinë botanike dhebioteknologjike.

Shpenzimi më i fundit qëkeni bërë për rroba dheçfarë ka qenë konkretisht?

Syzat e diellit Armani dhe njëfustani nga stilisti i njohur grek Divas

A e harroni ndonjë aksesor,që e keni planifikuar për tavënë përpara se të dilni nëskenë, ose kur keni xhirimpër klipe?

Mund të ndodhë. Kjomë ndodh më shpeshme vathët po, nëse kombinimi është kalues edhe pa atë aksesor, as nuk e vras mendjen shumë.

Revista Spekter

Foto nga Altuna Sejdiu – Tuna   http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-137.html

Biografia e shkrime te ndryshme nga Tuna  http://www.zeriyt.com/kengetare-dhe-grupe-shqiptare/altuna-sejdiutuna-t31103.0.html;new

Tuna “Bileta” e prerë për MTV !
Në zemrën time dominon vetëm një person që e ka merituar…

Këngëtarja lozonjare dhe me zë shumë të veçantë Altuna Sejdiu edhe në këtë verë të nxehtë ka vendosur ti përvishet punës për të nxjerrë albumin e saj të ri në tetor. Kësaj radhe Tuna i ka qëndruar besnike rrymëës R&B… megjithëse në një të ardhme të afërt vajza sexy nuk përjashton eksperimentimin e rrymave të tjera muzikore. Përsa i përket pyetjes mbi ngjashmërinë e klipit të këngës “Bileta” me këngën  “Back to black” të këngëtares Amy Winehouse i është i përgjigjur… “nuk ka kufij në kreativitetin njerëzor”. Ndërsa këngën e Winehouse e cilëson si një ndër hitet më të suksesshëm të kohëve të fundit dhe protagonisten si një këngëtare të preferuar të saj edhe pse rrymat muzikore që lëvrojnë janë të ndryshme.

Si çelësi i suksesit të klipit “Bileta” që tashmë është përkthyer në anglisht  “Ticket” dhe është dërguar në MTV Adria, këngëtarja nga Tetova veçon thjeshtësinë me të cilën është realizuar. Ndërsa si filozofi ajo thekson ndjeshmërinë e madhe të këngës gjë që e injekton edhe tek të tjerët. Tuna krahas muzikës dhe këngës të cilën nuk e quan profesion rrëfen për revistën Spekter detaje mbi lookun, pasionet, shijet dhe dashurinë. Që në këtë të fundit duket shumë e kënaqur, pasi deklaron se është e dashuruar në çdo sekondë të ditës dhe se ja ka dhuruar zemrën një personi që e ka merituar… Në këtë intervistë do të keni mundësi të njihni Tunën e sinqertë, të zgjuar dhe shumë origjinale.

Si nis një ditë e juaja?

Dita ime fillon me vonesë

Çfarë mund të na thoni diçka konkrete për planet tuaja muzikore?

Muajt e fundit krahas angazhimit në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme po merrem dhe me përfundimin e albumit tim, të cilin e kam parashikuar ta nxjerr nga muaji tetor.

Ju keni premtuar që kënga “Bileta” do të shoqërohet me një klip dhe është realizuar. Çfarë mund të na rrëfeni diçka që ka ndodhur në shesh të xhirimit, si momenti më i bukura dhe më i vështirë që keni pasur gjatë xhirimeve?

Nëse duhet ta veçoj në diçka xhirimin e këtij klipi, do ta veçoja në thjeshtësinë e tij dhe në emocionin që përmban. Nuk ka shumë filozofi, e ndjeva këngën deri në maksimum dhe u  mundova t’i përfshij në emocionin tim dhe pjesëtarët e tjerë që ishin në klip, ndër të cilët ishte edhe Miss Kosova, Besa Gashi, të cilën e falënderoj shumë për prezencën e saj në klipin tim të fundit.

Shtypi këtu në Shqipëri e ka krahasuar si të ngjashëm me një klip të huaj “Back to black” Amy Winehouse. Ju si mendoni, pse kanë bërë këtë krahasim?

Mendoj se nuk ka kufij në krijimtarinë njerëzore, pastaj shpeshherë ata mund të përputhen deri në një pikë. Sepse në fund të fundit të gjithë jemi qenie njerëzore dhe mendojmë pak a shumë në të njëjtën formë. ”Back to Black” nga Amy Winehouse është një hit i madh i kohëve të fundit, si dhe një nga këngëtaret e mia të preferuarat, por unë klipin kisha mundësi ta shoh pasi “Bileta” ishte e lançuar nëpër televizione të ndryshme. U shtanga sinqerisht, sepse po i njëjti klip është edhe për versionin anglisht të quajtur “Ticket”, i cili është dërguar në MTV Adria. Por edhe nëse i krahasojmë, nuk kemi të bëjmë me ndonjë ngjashmëri. Në fund të fundit ku do të inspirohesha?! -Në ndonjë klip shqiptaro-bullgar?!

Albumi i ri  ku do konvergojë si këngët, rryma muzikore…?

Albumi i ri do të përmbajë këngë të rrymave R&B

Sa i rëndësishëm është një klip dhe për të qenë i suksesshëm, çfarë duhet të ketë patjetër?

Unë mendoj që klipi nuk ka rëndësi aq të madhe, sa ka kënga si këngë, me vlerat e saj!Videoklipet ndoshta vetëm i japin një afat më të gjatë këngës.

Përpara se të vendosni të realizoni një këngë të re, sa kohë më parë e mendoni?

Është e çuditshme, por unë gjatë gjithë kohës mendoj për një këngë që kam vendosur ta realizoj. Dhe shpeshherë në kokën time bëj projektime për regjinë, realizimin si dhe për detaje të ndryshme. Me një fjalë jam shumë e preokupuar.

Një këngë për t’u bërë hit çfarë duhet të ketë…?

Nuk e di për çfarë hiti flasim, sepse fjala “hit” në tregun tonë është e interpretuar në mënyra të ndryshme. Për veten mund të them se, ndoshta nuk jam mjeshtre e mirë e hiteve, por të paktën di të bëj këngë që do të dëgjohen edhe mbas shumë viteve.

-Muzika për ju është…

Kënaqësi

Do e braktisni muzikën për…

Asnjë kusht në botë

Bashkëpunimi me Jonida Maliqin ju rezultoi i suksesshëm, keni menduar ndonjë bashkëpunim të ri edhe me këngëtarë tjerë?

Jam duke menduar për bashkëpunimin e radhës, që do e përfshij në albumin e ri, kësaj here duhet të jetë një këngëtar mashkull, për momentin kam disa opsione. Shumë shpejt do ta konkretizoj.

Cilën rrymëë muzikore nuk do e braktisnit për asgjë dhe cilën nuk do e këndonit kurrë?

Do të doja në të ardhme të eksperimentoj me më shumë rryma muzikore, por e di një gjë që asnjëherë nuk do këndoj një këngë tallava, regaton …e di që do të ishte dështim fatal (qesh)!

Çfarë mendimi keni për muzikën komerciale?Ju do e aplikoni nëse në dispozicion ju vënë shuma të mëdha?

Kurrë nuk do të bëj diçka kundër dëshirës sime. Vitet e fundit kam “luftuar” me mendimet e njerëzve, të cilët janë munduar të ma imponojnë këtë, por dëshira ime i mund gjithmonë këto fjalime. Ne kemi dhe aq muzikë dhe këngëtar komercial, saqë dikush duhet të krijoj vlera.

Nëse nuk do kishit zë dhe nuk mund të ishit këngëtare që padiskutim sita do ju seleksiononte një ditë, çfarë do bënte Tuna ?

Këndimin nuk mund ta quaj si profesion, por një hobi, i cili gjatë viteve ka marr një kahje serioze. Dhe kjo më ka penguar që mos t’i realizoj disa plane. Më parë ëndërroja të bëhesha një detektive e suksesshme.

Sa i rëndësishëm është look-u në tërësi për një këngëtare?

Look-u mban një përqindje të madhe të suksesit të një këngëtari, dhe pa diskutim duhet të posedohet.

Shpenzoni shumë për rroba dhe jeni e fiksuar pas etiketave?

Shumë shpesh e kam përmendur që jam fiksim i vërtet pas rrobave firmato dhe nuk e arsyetoj këtë gjë

Sa ju kushton një dalje në skenë dhe një klip në aspektin e përkujdesjes?

Kjo varet nga paraqitja dhe rëndësia e saj, por ka të tilla që më marrin kohë me muaj të tërë.

Si i keni marrëdhëniet me kolegët tuaj këngëtarë ?

Kryesisht i kam shumë të mira raportet me të gjithë kolegët në Shqipëri dhe Kosovë.

Jeni dakord me faktin se thashethemet më të mëdha dalin pikërisht nga vetë këngëtarët për njëri-tjetrin?

Nuk e di, ndoshta, unë personalisht nuk merrem me gjëra të tilla. Ndaj  nuk e besoj dhe këtë fakt.

Një ditë e bukur për ju është?

…dita e kaluar me pizhame dhe duke shikuar filma.

Kujt ia kushtoni pjesën e lirë të kohës?

Familjes dhe shoqërisë.

Sa të zënë e ka zemrën Tuna?

Në zemrën time dominon vetëm një person, i cili është pozicionuar aty sepse e ka merituar.

Kur dashuron Tuna?

24 orë në ditë, çdo sekondë.

Jeni 100% e dashuruar dhe vetvetja?

Kur je i dashuruar s’ka dyshim që nuk je vetvetja.

Ju pëlqejnë dhuratat dhe çfarë ka qenë dhurata që ju ka mbetur në mend?

Ka shumë dhurata që i kam marrë nga njerëz që i respektoj dhe i dua, nuk më lenë përshtypje vlera e tyre.

Çfarë ju bënë të lumtur dhe çfarë ju hidhëron?

Më bëjnë të lumtur imtësitë, si p.sh kur i kthehem shtratit tim pas disa ditëve mungesë, po ashtu më irritojnë dhe më hidhërojnë imtësitë,  gjë që e kam ves negativ.

Pushimet verore ku do i kaloni dhe me kë?

Nga fundi i gushtit do të udhëtoj për pushime në Miami.

Së fundmi çfarë do dëshironi t’i thoni lexuesve dhe fansave tuaj përmes reviste “Spekter”?

Pushime të këndshme.

Spekter

Foto nga Tuna i gjeni këtu : http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-137.html