Archive for the ‘Vesa Luma’ Category

Këngëtarja Vesa Luma vetëm pak ditë më parë ka publikuar albumin e saj të parë në një lokal në Prishtinë. Albumi përmban gjithë këngët e saj që nga fillimet, siç janë “Të kam dashur shumë”, “Jemi dhe s’jemi”, “Luaj”, apo krijimin e fundit “Ex relax”. Kjo këngë është një bashkëpunim me një repist kosovar dhe në qendër ngërthen një mesazh që i drejtohet dashurisë së shkuar. Ajo çka vlen për t’u theksuar, është se kënga ka zaptuar gjithë stacionet muzikore shqiptare, duke rezultuar një sukses i vërtetë.Gjatë promovimit të albumit kanë marrë pjesë një numër i madh këngëtarësh dhe VIP-ash nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës. Korrieri

vesaluma.jpg

  • 1 Comment
  • Filed under: Vesa Luma
  • Vesa Luma ndryshon stil

    vesaluma.jpgVajza e ëmbël bionde, që është bërë e njohur në Shqipëri falë pjesëmarrjes së saj në spektaklin “Ethet…” duket se ka vendosur të ndryshojë stil. Dhe jo vetëm në mënyrën e saj të prezantimit në skenë, por edhe në pamje. Ndonëse gjithmonë, që nga dalja e saj e parë ka qenë me flokët e verdha këtë radhë Vesa Luma e ka errësuar paksa ngjyrën e tyre, gjë që realisht ka egërsuar disi edhe portretin e saj. E megjithatë duke qenë se ekrani kërkon vazhdimisht ndryshime gjithçka është e pranueshme. Por përveç pamjes, siç e thamë kohët e fundit Vesa ka ndryshuar edhe mënyrën e të kënduarit. Baladat e qeta apo këngët e gëzueshme, tashmë ia kanë lënë vendin këngëve ritmike,në të cilat Vesa, tashmë´si një zonjushë e pjekur nuk ngurron të nxjerrë në pah edhe hiret e saj
    femërore.

    (more…)

  • 6 Comments
  • Filed under: Vesa Luma
  • vesa-luma1.jpgE ëmbël, lozonjare dhe mjaft e talentuar këngëtarja dhe gazetarja kosovare Vesa Luma shprehet se ndihet mirë që ndodhet në këtë prag fundviti në Shqipëri ku si shprehet vetë ajo në vendin që e zbuloi talentin e saj. Ditët e ftohta të këtij dimri, që sapo ka nisur e kanë gjetur mes shumë impenjimesh këngëtaren nga Prishtina, Vesa Luma. Sapo ka përfunduar vidioklipin e këngës “Ex relax”, me të cilin do të lançojë albumin e saj të ri. Këtë herë në këtë këngë ajo nuk do të jetë vetëm, por me Genc Prelvukaj, liderin e grupit tashmë të njohur edhe në Shqipëri, “Etno Engjujt”.Por, ardhja e saj në Shqipëri në këto ditë të ftohta lidhet edhe me një tjetër ngjarje, që sipas saj është shumë e rëndësishme, pjesëmarrja në Festivalin e 46 të Këngës në Radiotelevizionin Publik Shqiptar. Ndërsa një vit më parë ajo u shfaq në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, si prezantuese në krah të Adi Krastës, së bashku me aktoren Ermela Teli, këtë herë ajo do të vijë të konkurrojë me një këngë, e cila e ngjit atë në skenën e Festivalit denjësisht dhe pse jo edhe për të pretenduar për ndonjë çmim. Gjatë ditëve të qëndrimit të saj në Tiranë ajo dha një intervistë për gazetën “Sot”, ku përveçse aktivitetit të saj të përditshëm ajo na rrëfeu edhe disa të fshehta të jetës së saj.

    (more…)

  • 25 Comments
  • Filed under: Vesa Luma