Archive for the ‘Zajmina Vasjari’ Category

Në fakt është në natyrën e saj që kudo që të ndodhet të bëjë gjithçka për të rënë në sy dhe ia del për mrekulli.

normal_zajmina30.jpg

Zaimina njihet nga të gjithë edhe si një frekuentuese e jetës së natës. Gjithashtu është përfolur edhe për një lidhje me një djalë që ka një pub të tijin. Por javën e kaluar Zaimina ra përsëri në grackën e paparacit tonë. Këtë radhë nuk ishte në shoqërinë e djalit me të cilin është parë disa javë më parë, por me një tjetër. Nejse, kjo është normale, pasi vajza mund të ketë shumë të njohur e miq me të cilët dëshiron të frekuentojë pub-et. Por anormalja qëndron tek veshja e saj. Siç e shihni edhe nga fotot, Zaimina ka zgjedhur
për në pub veshjen më të zhveshur që mund të ekzistojë. Një fustan super mini, super dekolte me shpinë totalisht të zbuluar. Pra, një fustan që nuk i lë asgjë fantazisë. Gjithçka në shesh.

(more…)

Në një intervistë dhënë për emisionin e televizionit “Vizion+”, “Zonë e Lirë”, që drejtohet nga  Arian Çani, ish Miss Shqipëria dhe Kengetarja, Zajmina Vasjari, flet pa doreza rreth çdo pyetje që ka të bëjë me seksin.

normal_zajminavasjarii.jpg

 Çani: Zajmina, keni nevojë të dashuroni për të bërë seks, apo të bëni seks për të dashuruar?
Zajmina: Të dashuroj për të bërë seks.

Çani: Cili është vendi ideal për ta bërë shpejt e shpejt?
Zajmina: Makina.

Çani: Cili është vendi ku do ta kishit të pamundur ta bëni?
Zajmina: Banjoja, sepse është e vogël…

Çani: Ju preferoni 1 mashkull që din ta bëjë dhe që ua dreth (tradhton), apo një që nuk di ta bëjë por është besnik?
Zajmina: Një që e bën mirë dhe që e dreth, por pa e marrë vesh unë.

(more…)

Tradhton të dashurin dhe më pas i kërkon të paktën t’i dërgojë një trëndafil.

normal_zajmina20.jpg

Një mënyrë ndoshta për të thënë më fal. Është ky mesazhi i këngës  së fundit të Zaimina Vasjarit, prezantuar këto ditë me videoklip në një prej ekraneve muzikore shqiptare. “Zarfe trëndafilash” e sjell Zain në një duet paksa të çuditshëm, me një prej këngëtarëve “të dalluar” të rrymave komerciale, të tipit tallava apo regaton.Megjithatë me sa duket kjo është pjesë e ndryshimit, që këtë radhë e ka prekur atë tërësisht. Nuk kemi të bëjmë me një këngë erotike, që mban tekste me lepurushë dhe “Chupa- Chupa”. Në këtë prizëm Zaimina është rritur dhe ka marrë përsipër të këndojë në një stil më serioz, që në fakt nuk është në karakterin e saj. Por jo vetëm kaq. Çuditërisht këngëtarja, të cilën e kemi parë më shumë të zhvishet se sa të vishet në klipet e saj, këtë radhë ësh-të mbuluar. Një fustan i kuq dhe i gjatë deri në fund të këmbëve e për më tepër me një dekolte të mbyllur, që nuk lejon të dalë asgjë e veçantë në pah.

(more…)

Nuk i ka zgjatur shumë dhimbja e ndarjes nga Turi, njeriut me të cilin këngëtarja seksi Zajmina Vasjari e shihte veten në altar.

normal_zajmina6.jpg

Pasi zëra shumë pranë saj, flasin për një lidhje të re dashurie, ku Zaji e ndjen veten më të lumtur se kurrë. Por, ndryshe nga historia e fundit ku ajo nuk nguroi t,a bëjë edhe publike në media, për djalin e ri këngëtarja nuk preferon të japë shumë detaje. Mendohet se ai është një 28 vjeçar goxha simpatik e kjo e ka bërë për vete Zajminën.

(more…)

Duket se e ka marrë seriozisht këngëtarja seksi Zajmina Vasjari! Aktualisht ajo është duke punuar për tri këngë njëherësh, të cilat do të shoqërohen edhe me nga një videoklip përkatës.

zajminavasjari.jpg

Ajo që është më e veçantë është fakti që për të parën herë ajo do të bëjë një duet me një këngëtar tepër të njohur të muzikës popullore shqiptare.“Momentalisht emrin e tij dua t’a mbaj sekret sepse ç’kuptim do kishte nëse unë do të zbuloja atë, por ju siguroj se është një këngë tepër e veçantë me motive popullore, ku dhe unë do vi me një look e performancë ndryshe”, thotë ajo. Autore e tekstit do të jetë Rozana Radi, ndërsa orkestrues
Gramoz Kozeli. Prej kohësh ishte duke menduar që të shkëpuste bashkëpunimet me mikun e saj Kastro Zison, kjo për një periudhë të shkurtër kohe, pasi këngëtarja nuk e mohon një rikthim me të më vonë. Por, me dëshirën e mirë për të ardhur krejt ndryshe
në sytë e publikut dhe fansave të vet, Zajmina vendosi që të ndryshojë stil, duke eksperimentuar me ritmet popullore.

(more…)

Këngëtarja seksi, Zajmina Vasjari, po përgatitet për një tjetër klip të nxehtë, që do të çmendë fansat e saj kudo që ata janë. Me një pamje prej lolite të vërtetë, tepër sensuale,Zaji ka menduar që të hedhë bombën e radhës.Klipi do të xhirohet sërish jashtë Shqipërisë, me producentët më të mirë maqedonas, me të cilët këngëtarja e njohur ka bashkëpunuar edhe për këngën “Chupa-chupa”. Korrieri

zajmina7.jpg

 

  • 1 Comment
  • Filed under: Zajmina Vasjari
  • Dëshiron të jetë gjithmonë e veçantë, duke dashur të vijë në sytë e publikut si një femër plot shije dhe ekstravagancë.

    normal_zajminavasjari.jpg

    Prej 9 muajsh është shumë e lumtur me të dashurin e zemrës Arturin, me të cilin shprehet se po përjeton një lidhje shumë të qëndrueshme. Zajmina Vasjari, tregon për njohjen, dashurinë dhe detajet e lidhjes me Arturin, djalin që jeton mes Spanjës dhe Shqipërisë.

    (more…)

    Zajmina se ka problem fare…

    zajminaseksi.jpg

    Kengetarja shqiptare Zajmina Vasjari duket se nuk e ka problem fare te zhvishet perpara kameras. Ndyshe nga koleget e tjera, te cilat nuk jane shume te shquara per poza te nxehta fotografike, Zajmina se ka problem fare fare- dhe kete e tregojne disa foto teper te qarta qe qarkullojne ne internet.

    (more…)


    Ndryshe nga gjithë këngëtarët, që periudhën e stinës së verës e shohin si më të artën dhe fitimprurësen, për Zajmina Vasjarin, kjo kohë është kthyer pak në lodhje. Kjo, për arsyen se koncertet i rrëmbejnë asaj kohën që ajo dëshiron t’ia kushtojë të dashurit, Arturit. Megjithatë, ajo ka gjetur një zgjidhje të mesme, të alternojë koncertet me pushimet, pse jo edhe të refuzojë ndonjë koncert dhe për të mos lënë asnjë çast mënjanë të dashurin e saj, i cili është gjithmonë në krah të saj. Këngëtarja simpatike flet ekskluzivisht për Gazetën, duke na rrëfyer për lidhjen e saj, për koncertet verore, klipin e ri që del sot në ekranet shqiptare, apo edhe për projekte të tjera më afatgjata. Madje, ajo tregon edhe disa situata, në të cilat është ndjerë e fyer nga keqpërdorimi i emrit të saj nga disa faqe interneti apo edhe nga shtypi, gazeta.

    (more…)