Qe ne momentin, qe doli nga shtepia e “Big brother”, edhe Visi, ashtu si banoret e tjere, u be subjekt i faqeve te gazetave. E keshtu, lajmet rreth tij kane qene te vazhdueshme. Nje pjese te verteta, te tjera te paverteta e te pabazuara, sidoqofte e kane bere Visin protagonist.

Vecanerisht duket se fansat interesohen me teper rreth asaj, qe ndodh me jeten private te djalit simpatik me sy te kalter. Cfare ndodhi realisht me Visin dhe te dashuren e tij, por edhe te pathena te tjera rreth jetes se 22-vjecarit, qe, ndryshe nga sa thone, tashme ka ne duar diplomen e Shkencave Politike.

Si po i kalon keto dite te nxehta vere?

Ka qene nje vere shume e ngjeshur, kjo e ketij viti. Them se eshte nje vere, qe do te mbahet mend gjate me shume te reja dhe shume surpriza. Ne fillim kam pasur levizje thuajse ne te gjithe Shqiperine e me pas edhe ne Kosove, ku kemi kaluar disa dite te mrekullueshme, se bashku me disa nga banoret e shtepise se “Big brother”. Madje shume shpejt do te jemi serish atje. Pas pritjes se mire, qe na bene ne udhetimin e pare, ne kemi nje ftese per te shkuar perseri. Do te jemi te ftuar ne nje prej diskotekave te medha te Prishtines, ku prania jone aty paguhet, dhe mjaft mire madje. Gjithashtu, menaxheri yne ka hyre ne biseda edhe per projekte te tjera, jashte Shqiperine. Sidoqofte, gjate ketyre momenteve kam gjetur kohe edhe per te pushuar me familjen apo me miqte.

Po me jeten tende private cfare ka ndodhur? Perse u ndave nga e dashura?

Shume eshte folur rreth ketij fakti, qe, me sa duket, perben pjesen me interesante per mediet. Eshte e vertete, qe une jam ndare nga vajza me te cilen isha i lidhur prej nje viti. Por doja te sqaroja me kete rast, se ndryshe nga sa kane folur gazetat, ne kemi vetem pak dite, qe jemi shkeputur. Arsyeja, qe kjo marredhenie mori fund, lidhej me faktin, qe ajo nuk kishte mundesine te me ndiqte vecanerisht gjate levizjeve te shpeshta kohet e fundit. Shto ketu edhe qejfmbetjet per ato cfare kishin ndodhur… Ishte mungese kohe dhe perkushtimi nga ana ime, te cilat ajo nuk arriti t’i perballonte. Dhe mori vendimin per t’u larguar.

D.m.th, te la ajo? Pak e veshtire per t’u pranuar nga nje mashkull shqiptar…

Ishte ajo qe e mori kete vendim dhe une nuk kam perse te mohoj.

Te ka bere keq kjo ndarje?

Po. Sepse nje vit nuk eshte pak dhe ajo ishte nje person, me te cilin ndjehesha mire. Shkonim mjaft mire ne cift, por problemet e fundit, xhelozite brenda dhe jashte shtepise, bene qe te shkeputemi edhe pse ajo nuk e tha me plot gojen.

Keni komunikuar me pas ndarjes?

I kam derguar vetem nje sms te ftohte.

A ke menduar per ndonje lidhje tjeter gjate kesaj kohe?

Jo, thjesht kam pasur flirte te vogla. E di, qe kjo nuk eshte dicka e mire, por ne ambiente te caktuara, ekzaltimi te ben te arrish ne flirt. Per lidhje nuk mund te them pasi ende nuk e kam marre veten nga ndarja.

Te ka ndihmuar afirmimi, qe pate ne “Big brother” ne marredheniet me femrat?

Me ka ndihmuar shume, nuk kam me asnje veshtiresi ne marredhenie me to. Vecanerisht ne Kosove, femrat ishin me te disponueshme. Edhe ne rrethe ka ndikim, ndersa ketu ne Tirane eshte ndryshe, sepse njerezit na shohin ne rruge, ne kafe dhe jane mesuar me ne.

Me the, qe ne kete periudhe vetem ke flirtuar. I fton ti femrat apo te ftojne ato?

(Qesh) Mund te duket e pabesueshme, por ne shume raste kane qene vete femrat, qe me kane ftuar, sidomos ne Kosove.

Dhe ti i thua po, cdo oferte qe te behet?

Jooo. Nuk mund te them po ne te gjitha rastet, por vetem aty ku me ngjit. Ndersa nje lidhje serioze per momentin nuk mund te mbaj. Ndoshta pasi te kthehem nga trajnimi ne Holande do te mendoj edhe per kete. Megjithate ku i dihet, mund te kthehem edhe tek e dashura, qe kisha, megjithese eshte e veshtire, qe ajo te me fali.

Pas diplomes nje vend ne administrate

Sapo eshte diplomuar per Shkenca Politike, nderkohe qe vitin e ardhshem perfundon edhe fakultetin e tij te dyte. E pra, ndryshe nga sa flitej, “Big brother” dhe fama qe fitoi atje nuk e kane penguar Ervis Xhakon qe te diplomohet se bashku me shoket e tij te klases, pa pasur vonesa ne vitin shkollor. “Eshte folur dhe shkruar neper gazeta, se une e humba vitin shkollor, e madje se u jam lutur pedagogeve, por ata nuk kane denjuar ta marrin parasysh”, shprehet Visi, duket treguar diplomen si proven me te mire te perfundimit te studimeve. “Nese nuk do te shkoj ne Holande per trajnimin, qe kam fituar nga “Big brother”, besoj se do arrij te siguroj nje vend te mire pune ketu ne Tirane”, perfundon ai. Ndoshta ne kete aspekt do e ndihmojne edhe angazhimet e tij ne Partine Demokratike.

Visi, Cimi, Ina dhe Poli po mendojne per biznesin e tyre

Mendohet, qe se shpejti te kene biznesin e tyre. Eshte ky, nje projekt i perbashket i Visit, Shkelqimit, Ines dhe Polit, pasi kane dale nga shtepia e “Big brother”. Per momentin, ata nuk deshirojne te japin detaje mbi llojin e biznesit, qe duan te ngrene, por Visi pohon se behet fjale per nje projekt serioz, qe ku i dihet ndoshta do i beje te pasur. Per te marre vesh se, per c’biznes behet fjale, duhet te presim edhe pak.

Koha Jone

Fotografi nga Big Brother Albania   http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html

  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Kapsit
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Facebook
  • Technorati
  • MySpace

Random Posts