Xheni Koçi është shpallur fituese e spektaklit madhështor të modës “Supermodel of the World - Shqipëri 2007″, organizuar nga agjencia amerikane “Ford”, në bashkëpunim me “Top Channel” dhe fotografin Fadil Berisha.

normal_xheni-koci.jpg

“Jam shumë e lumtur. Ende nuk më besohet që ia dola”, është shprehur pas fitores 19-vjeçarja. Xheni Koçi, fituesja e “Supermodel of the World - Shqipëri 2007″, studente e vitit të dytë në Fakultetin Ekonomik, dega Administrim-Biznes në Tiranë, u zgjodh nga vetë përfaqësuesi i agjencisë “Ford”, Robert Kanp.

“Jam i kënaqur me fituesen. Ajo është shumë e bukur. Zgjedhja ishte shumë e vështirë, por për mua, ajo ishte vajza që mbante faktorin X”, tha Kanp pas përfundimit të spektaklit. Por duket se zgjedhja e vendit të parë është pëlqyer edhe nga pjesëtarë të tjerë të stafit organizator. “Nëse karriera e saj nis me ‘Ford‘, ajo ka një shans të mirë për t‘u bërë top model. Ne urojmë që Xheni t‘ia dalë”, tha koreografja Luselania Sierra. Fituseja e këtij sopektakli do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin që do të zhvillohet në janar të vitit të ardhshëm, në Nju Jork të SHBA. Atje, ajo do të konkurojë së bashku me 44 fitueset e vendeve pjesëmarrëse, për vendin e parë, çmimi i të cilit është 250 mijë dollarë, si dhe një kontratë njëvjeçare si modele pranë agjencisë “Ford”, me perspektivën për të punuar në të gjithë botën.