Elvis Presley, mbreti i Rrock ‘n‘ Roll-it, vdiq në moshën 42-vjecare, nga “pushimi i zemrës si pasojë e bllokimit të organeve të frymëmarrjes”, sic u cilësua zyrtarisht. Kurt Cobain, këngëtar dhe autor tekstesh i grupit “Nirvana”, qëlloi veten në vitin 1994 në shtëpinë e vet, në moshën 27-vjecare. Jim Morrison, lideri i grupit të famshëm të viteve ‘70 “The Doors”, u gjet i vdekur në vaskën e tij në vitin 1971, në moshën 27-vjecare. U vërtetua se ai kishte vdekur si pasojë e infarktit kardiak, nga përdorimi i overdozave. Jimi Hendrix, me emrin e vërtetë James Marshall Hendrix, vdiq në vitin 1970, në moshën 27-vjecare. Pas konsumit të tepruar të alkoolit dhe tabletave për gjumë, ai u mbyt në gjumë. Këngëtari austriak, Johann Hoelzel, i njohur në botën artistike me emrin “Falco”, vdiq në moshën 40-vjecare në vitin 1998, nga një aksident, që i erdhi si pasojë e humbjes së vëmendjes nga konsumimi i tepruar i kokainës.
Këto ishin vetëm disa nga episodet më të spikatura. Por lista e tyre është shumë më e gjatë, me shtrirje në kohë dhe hapësirë, moshë, gjini dhe kombësi. Por duket se shumë prej tyre i bashkon i njëjti fat i hidhur, si pasojë e një karrierë të përbashkët.
Një studim britanik tregon se yjet amerikanoveriorë kapin një normë mesatare të jetesës deri në moshën 42-vjecare. Ikonat europiane të rrokut dhe muzikës, sipas studimit në fjalë, vdesin madje edhe më herët, duke kapur një moshë mesatare rreth 35-vjec.
Nëse europianët u mbijetojnë 25 viteve të para pas lënies së karrierës së tyre, atëherë fati i tyre nuk ndryshon shumë nga ai i njerëzve të zakonshëm, për sa i përket jetëgjatësisë. Ndryshe ndodh në SHBA, ku yjet i nënshtrohen një rreziku më të lartë ndaj vdekjes. Në më shumë se cdo katër raste vdekjeje, sipas studimit, shkaktarë janë droga e alkooli. Studiuesit i kanë kërkuar industrisë muzikore, ta marrin më seriozisht shëndetin dhe sjelljen ndaj muzikantëve dhe yjeve të rokut. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për të mbrojtur jetën e artistëve, por edhe funksionin e tyre si imazhe apo ikona për njerëzit e tjerë. Për shembull, në Britaninë e Madhe rezulton se një ndër dhjetë fëmijë ëndërron një karrierë prej popstar-i.
Studimi i publikuar në faqet e “Journal of Epidemiology and Community Health” ka analizuar hollësisht të dhënat e 1.050 yjeve të botës së popit e rrokut, por edhe të zhanreve të tjera muzikore (kryesisht) nga Amerika e Veriut dhe Europa, të cilët njohën majat e famës në harkun e viteve 1956-1999. Mjekët nga Liverpuli kanë ndërmarrë kërkime, për të nxjerrë në pah se sa ka qenë norma mesatare e jetesës ndër yjet e muzikës botërore dhe i kanë krahasuar ato me atë të njerëzve të thjeshtë të së njëjtës moshë, gjini apo kombësi.
Kurt Cobain, këngëtari dhe autori i teksteve të grupit “Nirvana”, qëlloi veten në vitin 1994, në shtëpinë e tij, në moshën 27-vjecare
Jim Morrison, këngëtari i grupit të famshëm muzikor të viteve ‘70 “The Doors”, u gjet i vdekur në vaskën e tij, në vitin 1971 në moshën 27-vjecare. U vërtetua se ai kishte vdekur si pasojë e infarktit kardiak, nga përdorimi i overdozave
Këngëtarja Janis Joplin vdiq në vitin 1970, në moshën 27-vjecare, nga një overdozë heroine, pasi kishte konsumuar shumë alkool
Brian Jones, kitarist i grupit “Rolling Stones”, në vitin 1969, gjendet i vdekur në pishinën e vilës së vet në moshën 27-vjecare. Ai u mbyt, pasi kishte konsumuar një sasi të madhe drogash
Jimi Hendrix, me emrin e vërtetë James Marshall Hendrix, vdiq në vitin 1970 në moshën 27-vjecare. Pas konsumit të tepruar të alkoolit e tabletave për gjumë, ai u mbyt në gjumë
Freddie Mercury, ylli i këngës “The show must go on” vdiq në vitin 1991 në moshën 45-vjecare, nga humbja e imunitetit që i shkaktoi sëmundja e SIDA-s
Basisti i grupit anglez “Sex Pistols”, Sid Vicious, vdiq në moshën 21-vjecare nga overdoza
Këngëtari austriak, Johann Hoelzel, i njohur në botën artistike me emrin “Falco”, vdiq në vitin 1998 në moshën 40-vjecare, nga një aksident që erdhi si pasojë e humbjes së vëmendjes nga konsumimi i tepruar i kokainës
Elvis Presley – mbreti i Rock ‘n‘ Roll-it, vdiq në moshën 42-vjecare nga “pushimi i zemrës si pasojë e bllokimit të organeve të frymëmarrjes”, sic u cilësua zyrtarisht
John Bonham (djathtas), baterist i bandës së famshme britanike “Led Zeppelin”, vdiq në vitin 1980 në moshën 32-vjecare, në shtratin e tij, pasi kishte konsumuar më parë një sasi të madhe alkooli
Ronald “Bon” Belford Scott (majtas) i grupit “AC/DC” vdiq në vitin 1980 në moshën 33-vjecare nga një “helmim akut i gjakut si pasojë e konsumimit të madh të alkoolit” dhe u gjet i vdekur në shtratin e vet
Tupac Shakur, një nga reper-at më të mëdhenj të SHBA-së e njëkohësisht edhe aktor, u qëllua për vdekje në rrugët e Las Vegasit, në vitin 1995 në moshën 25-vjecare
John Lennon i “Beatles”-ave u qëllua për vdekje nga një fans i cmendur në vitin 1980 në Nju-Jork. Ai ishte në moshën 40-vjecare
tung shka je tu ba a je mir si po kalon loqk
per drogen thojm se nuk ban droga per tu pir se na ben per semundje dhe per te gjith sendet tjera kurse duhani na prish mushkurit
tung