Tradhton të dashurin dhe më pas i kërkon të paktën t’i dërgojë një trëndafil.

normal_zajmina20.jpg

Një mënyrë ndoshta për të thënë më fal. Është ky mesazhi i këngës  së fundit të Zaimina Vasjarit, prezantuar këto ditë me videoklip në një prej ekraneve muzikore shqiptare. “Zarfe trëndafilash” e sjell Zain në një duet paksa të çuditshëm, me një prej këngëtarëve “të dalluar” të rrymave komerciale, të tipit tallava apo regaton.Megjithatë me sa duket kjo është pjesë e ndryshimit, që këtë radhë e ka prekur atë tërësisht. Nuk kemi të bëjmë me një këngë erotike, që mban tekste me lepurushë dhe “Chupa- Chupa”. Në këtë prizëm Zaimina është rritur dhe ka marrë përsipër të këndojë në një stil më serioz, që në fakt nuk është në karakterin e saj. Por jo vetëm kaq. Çuditërisht këngëtarja, të cilën e kemi parë më shumë të zhvishet se sa të vishet në klipet e saj, këtë radhë ësh-të mbuluar. Një fustan i kuq dhe i gjatë deri në fund të këmbëve e për më tepër me një dekolte të mbyllur, që nuk lejon të dalë asgjë e veçantë në pah.

Edhe lëvizjet sensuale e provokuese të Zaiminës nuk janë më pjesë e lojës skenike. Për hir të së vërtetës duhet të pranojmë, që kështu duket shumë më mirë. Dhe të paktën nuk jemi të detyruar të ndërrrojmë kanalin e televizorit, për fëmijët nën moshën 18 vjeç. Sepse Zai merr përsipër të këndojë një baladë dashurie, pa “pullë të kuqe”. Megjithatë për të kujtuar kohët e vjetra i ka lejuar vetes, që fustanin e nusërisë ta veshë të shkurtër, për të nxjerrë në pah këmbët e gjata. Një gjetje interesante, që nuk dimë nëse është e Zaiminës apo e ndonjë stilisteje. Por duke qenë se, ajo është duke studiuar në një shkollë mode, mund të mendojmë, se iu ka besuar shijeve të saj, që në këtë drejtim nuk e kanë lënë në baltë. Pra nëse do të shohim imazhin e Zait dhe pamjet e klipit duhet të pranojmë, se më në fund edhe ajo arriti të bëjë diçka të mirë, duke na ndihmuar, që të mos shkruajmë vetëm për hiret femërore dhe efektin e silikonit. Pra Zai është bërë vajzë e mirë, edhe pse ka “tradhtuar”. Është një tekst i gjetur i Rozana Radit, që në fakt nuk dimë nëse përputhet edhe me jetën reale të Zait, që kohët e fundit është përfolur gjatë në kronikat rozë. Në fillim sepse kishte gjetur dashurinë e vërtetë, pranë një njeriu me të cilin thuhej edhese bashkëjetonte. Vetëm pak kohë më parë, mësuam se Zaimina i kishte dhënë fund edhe kësaj marrëdhënieje.Ajo është fotografuar disa herë nga paparaci
ynë, pa shoqërinë e djalit, që dikur e shoqëronte gjatë jetës së natës në kryeqytet. Mos ndoshta kënga, që sapo ka lançuar është pikërisht një dedikim për të? Megjithatë pavarësisht klipit dhe tekstit të bukur, si këngëtare Zai lë ende për të dëshiruar.

Marre nga PanoramaPlus