Duket se e ka marrë seriozisht këngëtarja seksi Zajmina Vasjari! Aktualisht ajo është duke punuar për tri këngë njëherësh, të cilat do të shoqërohen edhe me nga një videoklip përkatës.

zajminavasjari.jpg

Ajo që është më e veçantë është fakti që për të parën herë ajo do të bëjë një duet me një këngëtar tepër të njohur të muzikës popullore shqiptare.“Momentalisht emrin e tij dua t’a mbaj sekret sepse ç’kuptim do kishte nëse unë do të zbuloja atë, por ju siguroj se është një këngë tepër e veçantë me motive popullore, ku dhe unë do vi me një look e performancë ndryshe”, thotë ajo. Autore e tekstit do të jetë Rozana Radi, ndërsa orkestrues
Gramoz Kozeli. Prej kohësh ishte duke menduar që të shkëpuste bashkëpunimet me mikun e saj Kastro Zison, kjo për një periudhë të shkurtër kohe, pasi këngëtarja nuk e mohon një rikthim me të më vonë. Por, me dëshirën e mirë për të ardhur krejt ndryshe
në sytë e publikut dhe fansave të vet, Zajmina vendosi që të ndryshojë stil, duke eksperimentuar me ritmet popullore.

E kjo është vetëm njëra prej këngëve, pasi një të dytë ka menduar që t’a realizojë në Kosovë duke bashkëpunuar me dy repera të njohur atje, e që sipas zërave thuhet të jenë dy pjesëtarët e grupit “Tingulli 3nt”. “Nuk janë vetëm këto dy këngë, pasi po punoj edhe për një të tretë, ku unë do të jem vetëm dheme një look tërësisht të ndryshuar”, vijon Zaji. Por, ndryshimin më thelbësor është e detyruar t’a bëjë në këngën me motive popullore, ku sigurisht ajo nuk do të jetë me imazhin prej një lolite seksi sepse siç pohon edhe ajo vetë ”gjithë komponentët e nevojshëm për një këngë të kompletuar duhet të vinë në përputhje me njëri tjetrin, kështu një këngë popullore nuk do i shkonte një pamje e zhveshur. Ndaj kam menduar që të jem më tradicionale në këtë aspekt”. Në gjithë këtë vrull pune e projektesh, këngëtarja ka lënë pas çdo gjë që ka lidhje me jetën private.Megjithese dëshiron të mos e prekë çështjen e ndarjes nga Turi, të cilin ajo e shikonte si njeriun e jetës, Zajmina ndjehet më e plotësuar se kurrë, ndonëse për të impenjimet parësore janë tre këngët për të cilat ajo po punon momentalisht. Korrieri