Your are here: Home // Vipat Shqiptare // Zana Krasniqi, rrezikon pjesemarrjen ne “Miss Universe 2008″

Zana Krasniqi, rrezikon pjesemarrjen ne “Miss Universe 2008″

Vietnami refuzon vizën për në Miss Univers

Bukuroshja kosovare Zana Krasniqi, e cila pritet të përfaqësojë vendin e saj për herë të parë në Miss Univers, rrezikon të mos shkelë në Vietnam, për shkak të disa mosmarrëveshjeve diplomatike mes shtetit të Kosovës dhe Vietnamit. Autoritetet vietnameze, nuk e kanë pajisur Zana Krasniqin me vizë për të hyrë në vendin ku edhe do të organizohet eveniment më i rëndësishëm i bukurisë botërore. Lajmi është konfirmuar nga organizatori i Miss Univers në Kosovë, Fadil Berisha, i cili ka deklaruar se bukuroshes shqiptare i është refuzuar viza.

Që në fillim të zgjedhjes së Krasniqit për të përfaqësuar Kosovën në Miss Univers, Vietnami deklaroi se nuk do të pranojë  bukuroshen si përfaqësuese të vendit të saj, duke pasur parasysh faktin se ky vend asokohe nuk kishte njohur pavarësinë e Kosovës. Por duket, se më shumë se pengesa për t’u përfaqësuar në një eveniment ndërkombëtar të bukurisë, ky fakt është klasifikuar si një incident diplomatik mes dy vendeve. Ndërkohë Fadil Berisha, që është edhe fotografi zyrtar i Miss Univers, ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me mospajisjen me vizë të Krasniqit. Ai ka deklaruar se është duke tentuar që kosovarja Zana Krasniqi të hyjë në Vietnam me pasaportë shqiptare, prandaj edhe ka kontaktuar autoritetet e Presidencës për të zgjidhur këtë problem. Duke iu referuar ligjit shqiptar të gjithë shtetasit që kërkojnë të pajisen me pasaportë shqiptare, çka edhe u jep atyre të drejtën e marrjes së nënshtetësisë, duhet të aplikojnë për një periudhë që zgjat deri në 6 muaj. Por në raste të veçanta presidenti u jep të drejtë shtetasve të caktuar shtetësinë, brenda një periudhe më të shkurtër, veçanërisht në rastet kur shtetasit shqiptarë marrin pjesë në evenimente sportive ose kulturore. Ndërkaq, autoritetet e Vietnamit kanë deklaruar para disa kohësh se nuk do të lejojnë që dy shqiptare, qoftë nga Shqipëria apo Kosova të marrin pjesë në këtë eveniment, pasi ata nuk e njohin shtetin e Kosovës si shtet të pavarur. Pritet që nëse Presidenti Bamir Topi do të firmosë në kohë për dhënien e nënshtetësisë modeles nga Kosova Zana Krasniqi, kjo e fundit do të udhëtojë brenda pak ditësh drejt Vietnamit, duke shënuar për herë të parë në historinë e Miss Univers, prezencën e dy vajzave shqiptare në garën më të rëndësishme të bukurisë.

Gazeta Panorama

Fotografi nga Zana Krasniqi

http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-331.html

Random Posts

filed under: Vipat Shqiptare

2 responses to "Zana Krasniqi, rrezikon pjesemarrjen ne “Miss Universe 2008″"

  1. ilir says:

    jam ilir 100% shqipetar me qe kame nje vella ne amerike me studime ne detroit e pershendese mbretereshen eliza dushku i uroje shume fate urime

  2. adelina says:

    po ti ilir pse nuk po hyn tek komentet e eliza dushkut por te kjo aiiiii

Leave a reply