Your are here: Home // Zanfina Ismaili // Zanfina Ismaili, Qeni dashuria ime e momentit

Zanfina Ismaili, Qeni dashuria ime e momentit

Adelina e dinte mirë se ç‘valleje po i hyja kur nisa të këndoja, ndaj më këshillonte që të mendohesha më gjatë në lidhje me këtë, duke më thënë: “Kjo rrugë është e shtruar me gjëmba që do jetë e vështire t‘i përballosh”.

Zanfina rikthehet dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi stina e verës nuk mund të kuptohet pa një këngë të re të këngëtares sensuale nga Kosova.Zanfina, këto muajt e fundit kanë qenë shumë prodhimtarë për ty sepse ke ardhur te publiku me disa klipe njëri pas tjetrit…

Pse gjithë kjo dëshirë për të realizuar klipe dhe këngë të reja vazhdimisht?

Sepse kjo pritet nga një artiste, të sjellë krijime të reja për publikun, të jetë vazhdimisht aktive dhe pranë publikut me projekte të reja. Kjo më bën mua aktuale dhe të pëlqyer gjatë gjithë kohës… Në të vërtetë do kisha dashur të isha edhe më aktive në këtë punë por ja që vështirësitë në këtë profesion s‘na lejojnë më shumë aktivitet.Kam dëshirë që gjithmonë adhuruesve t‘iu ofroj këngë e projekte të reja dhe çka është më e rëndësishmja, të jenë origjinale.

Ndërkohë, ke ndonjë projekt tjetër të afërt?

Kam në plan disa projekte por për këtë verë do arrij të realizoj vetëm një prej tyre.Shpresoj që kënga të jetë e pëlqyer dhe njerëzit të kënaqen duke e dëgjuar.

Përse munguat kësaj here në Top Fest?

Vitin e kaluar unë isha pjesëmarrëse sepse më ftuan, kurse këtë vit mendova se do të ishte e tepërt të isha sërish aty. Vjet ishte interesante pjesëmarrja sepse kisha disa vite që s‘kisha përjetuar emocionet e një gare dhe dëshirën që të paraqitem sa më mirë.Dhe kënga u dëgjua shumë dhe unë e arrita qëllimin dhe
pjesëmarrja në Top Fest ishte një kënaqësi.

“As i fundit, as i pari” është pëlqyer shumë në Shqipëri… E ke shijuar suksesin e kësaj kënge edhe në Kosovë?

Gjithmonë kam menduar se në Kosovë është pëlqyer më shumë se në Shqipëri, pasi atje s‘kam qenë shumë e pranishme me koncerte. Në Kosovë është pëlqyer shumë kënga, ajo është hiti im më i madh.

Kur mund të të shohim sërish në Shqipëri?

S‘e di me saktësi, por besoj se së shpejti do të jem në Tiranë, e ftuar në ndonjë emision.

Duke të uruar pavarësinë na thuaj si u ndjeve në 17 shkurt?

Të falënderoj së pari! Jam ndjerë më mirë se kurrë më parë në jetë dhe mendoj se kështu janë ndjerë të gjithë shqiptarët. S‘kam qenë në Kosovë duke festuar, isha në Stockholm të Suedisë duke kënduar dhe festuar me mërgimtarët tanë, të cilët ishin shumë të përmalluar. Jam mallëngjyer shumë kur një burrë nga publiku u afrua dhe më tha: ‘“Zanfina, të falenderojmë që je këtu sonte me ne, sepse na kanë harruar të gjithë”. Atëherë, jam ndjerë shumë mirë që kam shkuar atje dhe kam bërë festën me ta.

Mendon se gjërat do të ndryshojnë për mirë për artistët tani që Kosova fitoi pavarësinë?

Mendoj se po, por kjo kërkon kohë pasi nuk mund të bëhen të gjitha për një ditë. Ndoshta gjeneratës sime do t‘i shkojnë edhe disa vite kështu por unë jam optimiste dhe besoj se së shpejti do t‘i gëzojnë të drejtat që kanë këngëtarët anembanë botës.

Shpenzon shumë për lukun dhe cila është gjëja më e shtrenjtë që ke blerë kohët e fundit për veten?

Po, e vërtetë që shpenzoj, por pjesa më e madhe e parave më shkon për rroba.

Gjëja më e shtrejtë?

Makina personale, e markës “Mercedes benz”.

Është shumë e fryrë garderoba jote dhe çfarë gjen më së shumti aty?

Vitet e fundit kam filluar të shpenzoj shumë për veshje, sepse qëkurse kam filluar të mbath taka të larta, shumica e garderobës sime ka ndryshuar dhe është bërë më elegante dhe femërore. Dhe që atëherë, më janë trefishuar shpenzimet për rroba.

Cili është thashethemi më i fundit që ke dëgjuar për veten? U kushton rëndësi fjalëve?

Ka kohë që s‘kam dëgjuar thashetheme për veten. S‘i pëlqej thashethemet, nuk merrem me to dhe mundohem që kokën time mos ta ngarkoj me të tilla gjëra që më duken të kota.

Çfarë pëlqen më tepër te meshkujt?

Sinqeritetin dhe ndershmërinë, si dhe aftësinë që ata kanë për të dashuruar shumë.

Po ata, çfarë kanë pëlqyer zakonisht te ty?

Sinqertitetin gjithashtu dhe faktin që i them gjërat troç, pa u shtirur njeri tjetër.

Si e kalon kohën e lirë dhe a ke shumë miq?

S‘kam shumë miq dhe ata që janë, i kam qysh nga fëmijëria dhe jam e sigurt për ta. Ndërsa kohën e lirë e kaloj me familjen ose me miqtë.

Dimë se ke një qen të cilin e do fort… Është e thjeshtë të kujdesesh për të?

S‘është aspak e thjeshtë, sepse kur ai sëmuret mërzitem shumë dhe atëherë jam tërë kohën te veterineri i tij, duke u kujdesur për të. Pastaj vijnë shëtitjet e përditshme që ia bëj në lagjen ku jetoj, por të gjitha këto i bëj me kënaqësi.Është dashuria ime e momentit!

S‘je e dashuruar me ndonjë qënie njerëzore?

S‘më pëlqen të flas shumë për jetën private.

Çfarë do kishe ndryshuar te vetja, po të kishe mundur?

Disa vogëlsira në karakterin tim, ndërsa përsa i takon pamjes, s‘do ndryshoja asgjë se jam e kënaqur me veten.

Cila është këshilla më e shpeshtë që të jep motra jote, Adelina?

Ajo e dinte mirë se ç‘valleje po i hyja kur nisa të këndoja, ndaj më këshillonte që të mendohesha më gjatë në lidhje me këtë, duke më thënë: “Kjo rrugë është e shtruar me gjëmba që do jetë e vështire t‘i përballosh”.

Jeni më tepër motra apo shoqe ju të dyja?

Të dyja bashkë. Kemi marrëdhënie shumë të mirë.

Tani që dhe ti je bërë e famshme, ka ndryshuar ndonjë gjë në raportin mes jush?

Jo, kurrsesi dhe kurrë s‘ka për të ndryshuar! Do mbetem gjithmonë e njëjta!

Nga GJERGJI POGA PanoramaPlus

Fotografi nga Zanfina Ismaili  http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-71.html

Random Posts

filed under: Zanfina Ismaili

26 responses to "Zanfina Ismaili, Qeni dashuria ime e momentit"

  1. Qendrimi says:

    shume e buker zafina per interviset qe ke dhan per ,,,

  2. xxxx-personn says:

    zanfina ma e keqja je edhe qet inteervist e paske bo katastroff veq vazhdo kshtu se ma e keqja je aa

  3. rozafa says:

    me pelqen shum zanfina ismajli shum shum dhe kish pas deshir me te pa vetem nje her ty edhe motren tone adelinen sepse me pelqeni shum qe te dyjat tung klm

  4. rina says:

    tung zanfin shum e bukur je mos ta nin qka thojne te tjeret se shum e bukur je oki ti edhe adelina jeni motrat ma te mira edhe kengetaret ma te mira tung te fala nga une rina ju du shum

  5. bleona says:

    zanfina paka shum me pelqen

  6. sara says:

    Zanfina eshte vajze e bukur e talentuar dhe se si kengetare u pelqen te gjitheve dhe mendoj se do te jet nje vajz shume e mire

  7. luljeta says:

    une jam grupi aurora

  8. arbnora says:

    tung te pershendese shume ty zafina kame pase knaqesine te shkruaje ne nete nje esemes tung te pershendese

  9. Linda says:

    E mir je zanfin amo adelin se ndroj me kerkan valla ahahahah

  10. fida.. says:

    tung zanfi se je fidan_of@live.com

  11. ari lela says:

    zanfin e mir je deri diku po rihanna apet ma e mir se ti edhe mos u lzdro be shum se spot ka hije hiq tung nga anonimja

  12. bina says:

    tung zanfina ma e mira je mos ta nin hiq se keta ta kane inatin veq rihana hapet ma me mir se ti rihan po nese edhe ti je e mire

  13. keti says:

    zanfina nuk di te kendoj tjeter eshte te jesh e bukur e tjeter mos te dish te kendosh

  14. zemera says:

    tung zanfina je emir po qe me bo mas bajati me gardarob kur vesh miniqa te shkuret ngjyr ari e bon bajate se iki kamte si shta piqa ethe qe the ma herte un slothena pere fjal qe flasin mu pas lothe skishi arthe deri ne ket gjendje ju ka lan baba se eke mamin kurrev keni met ni shpi vejushka ethe ne shpi tane zedihet kush hin ase kush del shpi pa damaqin shkuret qaq ika ra ren nanes tane me shku ethe neshpi te envere sekeregja temerr pere ty po baba yt ish kan imeqemm qe ju kalon se pjell ef

  15. genti says:

    zaifina ismaili je si mut e si kak ste du je sy mut e si kak
    ma ash mutin edhe kake

  16. ermali says:

    oo je shumm e bukur veq vazhdo semer tung mere add-n tem une jom djal h__cr@live.de me 2 enderllajn je shum e zjarrt zemer tung

  17. tinna says:

    zanfina esht e bukur kur ve grim si gjitha tjerat po s a i perket bukuris natyrale esht shum e keqe
    un e njoh personalisht
    ajo eshte vajz e mir por sa i perket bkuris ka nevoj per shum operime plastike duke fillu nga buzet e saj :1

  18. tina says:

    tung shum e bukur je mos te nin
    krejt e kan se ta kan inat ok veq vazhdo

    sukseseeeeeeeeeeeeeeeee

  19. ergjina says:

    e mir a
    hahhaha

  20. super girl says:

    je shum e mirrrrrrrrrrr….. shum suksese

  21. zana says:

    zanfina te dua shum

  22. jehona says:

    loqk je (k)(k)

  23. DIANA says:

    o tdu teper loqk tkom qookolladd me lajthiaa tkam un tyyyy shum me pelqen kanga nje puthje do ta jap adelina ismajli qa po bon ema.. tung tduu

    DIANA’s last blog post..Scary Shorts in the Screening Room

  24. arta says:

    tung je shum e mir zanfina je si loqkkkkkkkkkk mos ta nin qka te thojn njerzit per ty se te XHELOZOJN tung TE DUAAAA shum ty edhe ADELINEN MPUQQQQQQQ nga Prishtinalikjaaaaaaaaaaaaaa ju pershendes ty edhe adelinenn

  25. jeta says:

    tung zanfina je e mir valla veq trupin qa e ke te tranon krejt krejt crezy je pasha zoten klm nga jeta

  26. anonim says:

    uhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh po thot qetu dikush qk ate kish bo une tye avavvavavaavav po nejse nejse hiqu ti s ee mire je shum valla

Leave a reply