Sapo publikuam lajmin se Olsi është i martuar në Londër me një zonjë rreth të 60-ve që punon menaxhere e një banke dhe quhet Margarita, njerëzit që kishin informacion për këtë histori, filluan të na sinjalizojnë për më shumë detaje.

Por më interesanti ishte një set fotografish që na i ka sjellë një person, identitetin e të cilit nuk do ta tregojmë. Ai dispononte këto foto të bëra më 3 mars 2005 në një nga plazhet e SharmelSheik. Ai ka qenë vetë duke bërë pushime dhe rastësisht ka takuar aty Olsin, meqë e njihte që në Tiranë.

Bashkë kanë pirë diçka dhe kanë bërë edhe disa fotografi për t’i pasur si kujtim. Djaloshi i ka ruajtur fotot si çdokush që ruan kujtimet e bukura, pa e menduar se do vinte një ditë që ato do të kishin vlerën e një lajmi në gazetë. Siç e shikoni Olsi është në foto me zonjën me të cilën është lidhur në martesë (sipas ish të dashurës, Lusit vetëm për punë dokumentesh). Por nga këto foto duket qartë se Olsi nuk ka bërë thjesht një martesë për efekt dokumentesh dhe gjithçka të mbetej aty, por duket se e ka shijuar këtë lidhje tashmë zyrtare tamam si çdo çift tjetër normal. Mund të kenë qenë duke bërë muajin e mjaltit ndoshta? Nuk e dimë. Gjithsesi, për më shumë detaje për jetën plot surpriza të Olsit, njërit prej banorëve të “Big Borther”, i cili po jeton edhe një histori intensive dashurie brenda asaj shtëpie, do kemi mundësi ta pyesim vetë Olsin kur të dalë.

Gazeta Panorama

Foto e Video nga Big Brother Albania  http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-518.html