
Ishte pritur me shumë kuriozitet se si do të zh villohej një vjetori i shpall jes së pavarësisë së Kosovës dhe aktivitetet që do të organizoheshin. Ata që do i jepnin më shumë bukuri kryeqytetit Prishtinë mendohej të ishin këngëtarët të cilët do të zhvillonin një koncert të madh në qendër të kryeqytetit kosovar. Por veç zemrave që kanë rrahur fort në Kosovë, dhe veç kujtimit të mirë dhe idesë tashmë të pavdekshme të një shteti të ri ku askush s’mund ta cënojë, gjithçka ka qenë e vakët. Asnjë nga këngëtarët e mëdhenj kosovarë nuk e panë të denjë për të dalë dhe kënduar në sheshin “Nëna Terezë” për Ditën e Pavarësisë se Kosovës. Me përjashtim të Leonora Jakupit dhe disa këngëtareve të reja, që kanë filluar të bëjnë emër, si Dafina Zeqiri, që ishin të pranishme, aty munguan Genta Ismajli, Adelina Ismajli, Zanfina Ismajli, Sabri Fejzullahu dhe djali i tij Ermali.
Mërziten kosovarët, këngëtarët nuk respektuan përvjetorin e pavarësisë Zhduken nga skena ADELINA ISMAJLI, GENTA, Shpat KASAPI, Ermal FEJZULLAHU … jzullahu, Sinan Vllasaliu dhe shumë të tjerë. Mediat kosovare e kanë cilësuar këtë fakt duke u shprehur se këngëtarët më shumë kanë shikuar si ta pasurojë xhepin e vet në Ditën e Pavarësisë sesa të bashkohet me gëzimin e qytetarëve të saj në ditën më të madhe të tyre, atë të pavarësisë se vendit. Koncerti te sheshi ka filluar me grupin e mirënjohur pejan, NRG Band, të cilët kanë kënduar dy këngë. Pas tyre në skenë është paraqitur këngëtari i ri Blero, që po ashtu ka kënduar dy këngë.
Këngëtarja e re dhe seksi, Bubulina Krasniqi, ka ndezur paksa publikun në shesh, por sa vlen kjo kur pas pesë këngëve të muzikës bashkëkohore ka dalë në skenë këngëtari i muzikës popullore, Malsori. Ajo që është vënë re më së shumti ka qenë fakti që prej një zhanri muzike kalohej në një tjetër duke përfunduar në një ngatërresë të vërtetë. Të pranishëm në koncertin e organizuar në shesh kanë qenë autoritetet më të larta të vendit ndërkohë që dëshira që kanë shprehur me bashkëshortet e tyre kanë qenë: “Pata shumë dëshirë që sonte të shoh duke kënduar Adelinën dhe Gentën.
Fatkeqësisht ato nuk ishin këtu”. Ajo që nuk dihet është se ku ishin këto dy këngëtare mjaft të preferuara nga publiku shqiptar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Skenës ashtu sikurse e cilësuam edhe më lart i kanë munguar edhe këngëtarët si Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Ilir Shaqiri, Shkëlzen Jetishi, Ermal Fejzullahu dhe Shpat Kasapi. Madje për të parë këtë natë, ka pasur edhe njerëz që kanë udhëtuar nga Gjermania. “Më pëlqeu shumë Dafina, por edhe Gili me një këngë të re për mërgimtarët. Më habit Sinani që është shumë aktiv në diasporë dhe si nuk e ka ndarë së paku këtë natë për të kënduar në sheshin që mban emrin e nobelistes dhe humanistes, Nëna Terezë”- është shprehur një prej fansave në skenë. Ajo që u tha në fillim nga organizatorët e koncertit ishte se në të do të merrnin pjesë dyzet këngëtarë por në fund, 18 prej tyre munguan.
Përveç këngëtarëve më të pëlqyer të publikut të cilët munguan në këtë ditë të madhe, këngëtarët që kënduan kanë qenë: Adelina Thaçi feat Visar, Gili, Alma Bektashi, Nikollë Nikprelaj, Vjollca Buçaj, Mihrie Braha, Naim Abazi, Monika Salihu, Motrat Mustafa, Leonora Jakupi, Tonin Marku, Adelina Emini, Mimoza Mustafa, Rona Nishliu, Dafina Zeqiri dhe Teuta Kurti.
Marre nga Bluetooth
po valla e kom prit adeline se po del me knu po nuk dul shum keq se shum gat e kena prit ket dit e mos me dal me knu ne ket dit le te mos dalin mu kurrrrrrrrrr kisss
ooooooooo shapat ,ma i miri je bravoooooo te duaaaa shummmmm kissssssssss o me pa pas qetu te kisha puth loqki
shpat ma i miri ne bot je
hay big brother per ma e qarta ashte aida edhe arjoni
kto jan msu veq me pare me knu sjav do pa marr pare hiq qa me ba po nket rast ka vy me ba lshime 1 vjetori i pavarsis
nuk e kom prit qita prej adelina ismailit edhe genta i/smajli/t ku/rr nu/k/ e k/i/sha mendu qeta largim nga skena k/u/rr bi/le nga k/et/o/ dy/j/a shum kanget e mira i/ k/an pas veq qitash i/ kan flli/q /k/r/e/j/t/
Mua si person me pelqen shummmm,, kengtari i mirenjohur Ermal Fejzullahu sepse eshte me i miri nder me te miret besomeni ……tunggg Genta
rren bre osht kjo shpati su zhduk…….. tung shpati tdu mpuccccccccc
DIANA’s last blog post..Scary Shorts in the Screening Room
mume pelqen shum genata kum pas deshir me ma kendu ni keng.
tunng shpatt je shumm i bukur te dua edhe tii genta je shumm e fort ermali i i famshum a ti adelin un t kisha than ma mos dil en sken se valla opo tutumi se si dreqq po valzon uuuuff shumm e bajatshme qao kiis shpat gentta ermal e ty adelin veqq pirdhuuu
oj Dafin je ma e mira veq vazhdo qishtu valla veq po ta kan inati shum shum um pelqen mu edhe je ma e mir se kejt edhe se Genta se ajo edhe kangen te kish qit ty kishe une po boj dishka po ajo so kerkush per ty se veq pse ty po te pelqejn kejt e ato jo ajo po ta ka inati po hiq mos ta nin oki (k) kiss